| E hene, 24.06.2019, 06:59 PM |
LUFTËTAR
BYLBYL BREÇANI!
Bir
Tropoje, Bylbyl Breçani,
Të
thërret kombi dhe vatni.
Porsi
shqipe zbrite nga mali,
Këngën
tënde, kush e ndali?
Një
zë ushton, nga Dardania,
-Këtu
më, s’ka vend Sërbia.
Boll
na sundoi ky hasm i zi,
Këtu
i thonë shqip, shqipëri!
Kushtrim
lufte, flamur lirie,
Zjarr
i ndezur, siç na ka hije.
Dora
pushkë, gjoksi gjerdanë,
Kush
po e mban Bylbyl Breçanë?
Me
trimat, u sule në ballë,
Ku
shkelje, e ndizje strallë.
Po
bën zë Bylbyl Breçani:
Në
sundim, një komb s’e mbani!
Në
Koshare, në brez kufini,
Bini
shkaut, djema bini!
E
gjithë bota po ban mahi!
Ç’
trima paska kjo Shqiptari?!
U
ndez lufta, shpërthen gjaku,
Lufton
djali, s’mbahet plaku.
Krisi
pushka, gjëmoi topi!
U
çudit i gjithë Evropi.
Nuk
na ndan ky gur sinori!
Për
bashkim bie dëshmori.
Ra
dëshmori, ngrihet burri,
Trimin
e mbulon flamuri.
Porsi
shqipe zbrite nga mali,
Këngën
tënde, kush e ndali?
Je
hero dhe të nderon vendi,
Mbarë
Tropoja dhe kuvendi.
Kadri Tarelli
Durrës
më: 25. 05. 2019.
Shënim: Heroit Bylbyl Breçani
dhe të gjithë të rënëve për liri, i shkojnë për shtat fjalët e gdhendura në
përmendoren ngritur në Junik, kushtuar Heroit të Kosovës, Edmond Hoxha: “Nuk ka vdekje më të bukur, se sa të vdesësh për
atdhe dhe të mbulohesh me flamur”. Edi