| E diele, 23.06.2019, 07:41 PM |
ALMIRI I VOGËL RRITET NË ZEMRAT E ÇDO NJERIU HUMAN
Nga
Xhelal Zejneli
Më
25 qershor të vitit 2016, personi i quajtur BobanIliq, e shkeli me paramendim
fëmijën 4-vjeçar, Almir Aliun.
Tragjedia ndodhi në Kumanovë.
Në
përputhje me nenin 123 paragrafi 2 pika 3 të Kodit penal të Republikës s
Maqedonisë, vrasjen e Almirit të vogël nga vrasësi BobanIliq, organet e
drejtësisë e cilësuan si vepër penale
vrasje. Vrasësi 30-vjeçar BobanIliq u akuzua për vrasje.
Më
vonë, kjo vepër penale, nga vrasje,
u rikualifikua në vepër të rëndë në
qarkullimin rrugor kundër sigurisë së njerëzve dhe të pasurisë.
Ky
rikualifikim i veprës shkaktoi reagime në publik.
Katër
prokurorë publikë të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë dolën para
publikut me një komunikatë në të cilën theksonin se janë kundër vendimit të
Prokurorisë PublikeThemelore të Kumanovës dhe të Gjykatës themelore të
Kumanovës që vepra e lartpërmendur të rikualifikohet.
Lidhur
me komunikatën e katër prokurorëve, prokurori publik republikan theksoi se
prokurorët publikë, gjatë ushtrimit të profesionit të tyre nuk duhet të bien
nën ndikimin e mendimeve dhe të vlerësimeve subjektive apo nën ndikimin e
trysnisë së publikut dhe të politikës.
Më
21 qershor 2019, Gjykata themelore e Kumanovës, me akuzën
vepër e rëndë në qarkullimin rrugor
kundër sigurisë së njerëzve dhe të pasurisë,30-vjeçarin BobanIliq e dënoi
me dënim burgu në kohëzgjatje prej gjashtë
vjetësh. Me fjalë të tjera, akuza paraprake – vrasje, u eliminua.
* * *
Prokuroria
Publike e Republikës së Maqedonisë s Veriut si mbarë opinioni i këtij vendi,
duhet ta dinë se BobanIliqi:
-
është vrasës ordiner;
-
vrasjen e ka kryer me paramendim;
-
vrasjen e ka kryer në mënyrë të qëllimshme;
-
vrasjen e ka kryer me vetëdije të plotë;
-
ka qenë i vetëdijshëm se vret një shqiptar;
-
ka kryer vrasje makabre;
-
ka vrarë një fëmijë 4-vjeçar;
-
për vrasjen e kryer ekzistojnë xhirime.
* * *
Në
ShBA, për një vepër të këtillë, për vrasjen me paramendim të një fëmije
4-vjeçar, kryerësi i krimitdo të cilësohej si vrasës apo si kriminel dhe do të dënohej me vdekje, do të përfundonte
në karrige elektrike. Në vendet ku vepron drejtësia, kryerësi i një vepre
të këtillë do të dënohej me dënim të
përjetshëm.
Po
të kishte drejtësi në Maqedoni, vrasësi BobanIliq do të dënohej me dënim të përjetshëm ose të paktën me njëzet vjet burg, pa të drejtë
ankese dhe pa të drejtë shfrytëzimi të uljes së dënimit nga kryetari i shtetit.
Duke
e bërë rikualifikimin e veprës nga vrasje
në vepër të rëndë në qarkullim
rrugor kundër sigurisë së njerëzve dhe të pasurisë, vihet në dyshim
drejtësia në Maqedoni. Me fjalë të tjera, dënimi me gjashtë vjet burg i një
vrasësi i cili me veturën e vet ka përplasur për vdekje, me paramendim dhe në
mënyrë të qëllimshme një fëmijë 4-vjeçar, tregon se në Maqedoni nuk funksionon drejtësia. Dënimi isipërthënë dëshmon se
në Maqedoni kemi një drejtësi të padrejtë, një kuazi-drejtësi apo një drejtësi
selektive.
Ç’do
të kishte ndodhur sikur vrasësi të kishte qenë shqiptar, ndërsa viktima, një
4-vjeçar i përkatësisë etnike sllavo-maqedonase?!
Për
epilogun e procesit “gjyqësor” që ka të bëjë me vrasjen e Almirit duhet të
njoftohen instancat ndërkombëtare,
d.m.th. organizatat dhe institucionet ndërkombëtare përkatëse. Për drejtësinë
selektive në Maqedoni ndërkaq, duhet të njoftohet ShBA-ja, në mënyrë që rasti i
Almirit dhe pseudo-drejtësia e Maqedonisë të përfshihet në raportin vjetor amerikan për funksionimin e drejtësisë në këtë
vend.
Duke
qenë se në Maqedoni ka drejtësi të padrejtë dhe të përzgjedhur, atëherë procesi
gjyqësor i vrasjes së fëmijës 4-vjeçar duhet të përcillet në gjykatën e Strasburgut.
A thua si do të hyjë në Bashkimin Evropian një shtet si
Maqedonia, që ka një drejtësi të padrejtë dhe të pareformuar. Një prokurori dhe një
drejtësi e këtillë e Maqedonisë është turpi i Evropës. Drejtësia e padrejtë e
Maqedonisë së Veriut të përkujton drejtësinë e regjimit diktatorial të Koresë
së Veriut. Epilogu i këtij procesi antigjyqësorparaqetkëtu në Maqedoni,
evropianizimin
e regjimit të Pol Potit.
Vrasja
me paramendim dhe e qëllimshme e një fëmije 4-vjeçar është krim barbar, akt
irracional dhe veprim absurd. Gjyqtarët, prokurorët, vrasësi apo krimineli nuk
do t’i shpëtojnë ferrit dantesk, ndërsa
drejtësia e kapur e Maqedonisë duhet të përfundojë në gërmadhat e historisë.
Armiri i vogël, i ndërprerë në lule të moshës, do të rritet
në zemrat e çdo shqiptari dhe të çdo njeriu human, pavarësisht nga
përkatësia etnike apo fetare. Një çerdhe e fëmijëve apo një institucion
parashkollor, në çdo qytet shqiptar në Maqedoni duhet ta mbajë emrin e këtij
vogëlushi, shpirti dhe shikimi i virgjër i të cilit troket në ndërgjegjen e çdo
njeriu human.