| E marte, 18.06.2019, 09:07 PM |
Xhihadi
i Serbisë dhe agjentëve të saj, që paraprinë tentim-kidnapimin dhe
tentim-vrasjen e 27.05.2009
Nga
Skender Jashari
Edhe më përpara, ishin të shumta rastet e kërcënimeve përmes
telefonit, internetit, kërcënimet verbale nëpër rrugët e Prishtinës, të ardhura
nga bashkëpunëtorët e Serbisë, të cilët
kryesisht ishin shqipfolës nga Lugina e Preshevës, të
njejtat ndodhnin edhe ndaj anëtarëve të tjerë të familjes në Rahovicë
dhe në Preshevë.
Terrori i Serbisë dhe aktet terroriste të agjentëve
dhe agjentëve islamik të Serbisë, kundër meje, familjarëve të mi, kishin
një histori tepër të gjatë. Perandoria Osmane nuk kishte arritur t’i islamizonte, me ardhjen e pushtimit serb vazhdojnë përpjekjen
për islamizim faktik( sepse shumica e
Shqipëtarëve të Karadakut të
Luginës, ishin islamizuar vetëm sa për sy e faqe, ngaqë kleri i Kishës katolike kishte ikur
që më 1690!). Serbia me çdo
kusht, s’dëshiron Shqipëtarët të jenë
në identitetin e tyre Europian,
por dëshiron t’na paraqësë si të ardhur nga azia,
me pushtimet Osmane( siç erdhën
çerkezët, hebrejt etj!).
Fillimisht, me rastin e sulmeve terroriste kundër SHBA-së( më
11.09.2001), polici serb( përgjegjës për lagjen e fshatit tim, të Rahovicëssë
komunës së Preshevës), na kishte piketu
si :”agjent të Vatikanit, Shqipërisë, SHBA-së etj!”-shkaku i historikut të
familjes. Duke vazhdu kërcënimet e
kësaj natyre vazhdimisht, edhe
gjatë çlirimit amerikan të Afganistanit,
ashtu edhe rrëzimin e diktaturës në Irak. Kërcënimet na bëheshin
të qarta, o të heshtnim e mos të ishim katolik, o kërcënonte se do
na djegte shtëpitë, do na vriste
e t’na prente fytin.
E kishim vërejtur që bashkëpunëtorët dhe agjentët e Serbisë, ishin
interesuar kundër neve, madje për fat të
keq, mes tyre edhe disa ish-bashkëluftëtarë
madje edhe nga fshati im( p.sh: më 7 dhe 8 të muajit mars 2004, në Sheshin Gjergj Kastrioti në Prishtinë),[1]
apo tentativa e agjentit islamik të Serbisë F. I. një i dënuar për
pedofili në Bujanoc, më 19.03.2004( e premte, ora 21:00, në Sheshin
Gjergj Kastrioti në Prishtinë).[2] Më 30.04.2004( e martë, ora
23:30, në Sheshin Gjergj Kastrioti në Prishtinë, agjenti islamik i Serbisë F.I.
kryen tentim-vrasje kundër Valon dhe
Luan Jasharit, ndërsa më 22.05.2004( e shtunë, ora 00:00, në afërsi të Parkut
të Qytetit në Prishtinë, i njejti agjent islamik i Serbisë së bashku me dy persona
tjerë të paidentifikuar, tentojnë të
kryejnë tentim-vrasje, kundër meje. Në policinë e Kosovës, agjenti islamik
i Serbisë, vazhdimisht është mbrojtur
nga polici Q.H.[3] duke i ndryshu raportet,
viktimën duke e bë të dyshuar dhe
anasjelltas.
Derisa edhe në vendlindje, pjesa tjetër e familjarëve sulmoheshin
nga shqipfolës, të cilët
shtyheshin nga policia e Serbisë. Të tilla kishte shumë raste, p.sh: më
02.03.2005( e mërkur),
vëllau Agron Jashari sulmohet fizikisht
nga dy djem të shkollës së mesme në Preshevë, në emër të islamit. Njëri prej
tyre ka qenë nga fshati yn-Rahovica (
pra djalë i një turku të asimiluar në Shqipëtar-familjes së Anadollëve, të
fshatit Rahovicë). Ishte sulmuar Agroni, shkaku që nuk ka hy në lëndën fetare islamike( që jepej në
shkollën e mesme në Preshevë). Më 01.03.2005, nga këta persona ishte
fy verbalisht, kurse ditën e
02.03.2005 ishte sulmu fizikisht.
Fotografi
1. Disa nga fletarrestet
e Serbisë kundër meje( Skender
Jasharit).
Po
ashtu Policia e Serbisë, vazhdimisht në
shtëpinë e familjes time në fshatin Rahovicë komuna e
Preshevës, kërkonte për t’na arrestuar, derisa paralelisht edhe përmes
telefonatave kërcënonin familjen, por edhe pjesën e vëllezërve që
ishim strehu në Prishtinë, nën dyshime e
akuza për “prishje të rendit dhe qetësisë” e deri për “ organizim të grupeve
të armatosura” etj.
Shkaku
i kërcënimeve, sulmeve edhe kundër
familjes tonë të gjerë( edhe ndaj vëllezërve të babait
tim), të gjithë axhallarët
u detyruan të pranonin islamizmin
dhe bashkëpunimin me Serbinë, duke i
kthyer kundër neve! Islamizmi dhe
bashkëpunëtorët e Serbisë
bashkarisht, ushtronin ndikim në shtimin
e presionit kundër familjes time të
ngushtë, që t’na thenin e t’na kthenin përdhuni në islamizëm( derisa e kishin të qartë që në bashkëpunëtorë të Serbisë, nuk kishin shpresa për t’na bë!). Gjatë vitit
2002-2003, kushërinjët tonë, shkaku i po kësaj dhune, ishin detyruar të
bashkëpunonin me policinë. Më 12.05.2005, një nga vëllezërit e babait tim( me
vendbanim në Zvicër), kërcënon vëllaun
tim, duke e identifikuar veten si pjesë të Al Kaidës në Zvicër, derisa familjen time të ngushtë na etiketonte si “Agjent të Vatikanit, Shqipërisë,
SHBA-së!”. Shumica nga këta kushëri, të
detyruar nga policia e Serbisë, u detyruan të na kërcënonin, madje edhe disa
herë t’na fyenin dhe sulmonin sidomos anëtarët më të vegjël të familjes tonë, e
zakonisht i shërbenin për informatorë(
për t’a përcjellë çdo hyrje-dalje të familjarëve tone, nëpër oborrin e shtëpisë
tonë)! Gjatë korrik-gusht 2005, shkaku i kërcënimeve dhe sulmeve nga
kushërinjët( mixhallarët e babait tim); disa fqinjëve të cilët njihen si bashkëpunëtorë të policisë së Serbisë me
në krye me familjen e bashkëpunëtorit të
Rankoviqit( Njazi Kishës); kërcënimeve të policisë multi(ç)etnike; policisë së
Serbisë; policit përgjegjës për mbikëqyrje të lagjes tonë( në fshatin
Rahovicë); më imponohet kthimi ilegal për në vendlindje, më 04.08.2005( e
enjte). Këtë hyrje ilegale më ishte imponu t’ia tregoja( por jo rrugën nga do hyja), një “veterani të Luftërave tona”, por të cilin e njihja si
spijunë të Serbisë i cili ishte
infiltruar si i tillë nga Serbia, në disa Zona Operative gjatë Luftës së
Kosovës. Shkaku i këtij personi, 120 metra brenda territorit të Republikës së
Kosovës, kam hetuar pritën e
xhandarmërisë së Serbisë!
Në
korrik 2006, axha im, i cili kishte
kërcënuar vëllaun tim( më 12.05.2005),
që ishte pjesë e Al Kaidës në Zvicër, kërkonte që edhe familja jonë
e ngushtë të ktheheshin në
musliman, shkaku i së cilës sulmohet babai im, nëna dhe motrat. Bashkë me këtë
sulmues, kanë qenë edhe 12 pjestarë të familjes Halimi( gjoja punëkryes të disa
punimeve në shtëpinë e axhës tim, por që i njihnim si
bashkëpunëtorë të Serbisë dhe “vegla të
Njazi Kishës”), por të cilët sa kanë dëgjuar thirrjen e vëllaut tim, drejtuar meje,
që t’i shkoja në ndihmë, derisa kam
arritur në vendin e ngjarjes, kam parë
që këta iknin mbi muret e fqinjëve. Derisa unë dhe një vëlla pastronim oborrin
nga sulmuesit, kemi identifikuar
policinë serbe që
fotografonte nga shtëpia e kushëririt( që ishte hoxhë i njohur si bashkëpunëtorë i Serbisë!). Pasi sulmuesit në këtë rast, si dhe policia e
Serbisë që fotografonte ishin të bindur që rasti s’do mbeste me aq, pastaj vje
policia multi(ç)etnike që kërkuan “besën
e babait tim” që t’mos i bënim diç!
Gjatë tërheqjes time dhe të një vëllau, na shohin dy policët multi(ç)etnik,
pastaj një bashkëpunëtorë sekret( L.S. i cili njihej si spijun
sidomos gjatë Luftës së UÇPMB-së), por edhe duke na vërejtur një grumbull të rinjësh që luanin
futboll në “konoplishte!”( shkaku që na panë ashtu, filluan të iknin nga
frika)! Menjëherë filloi etiketimi
në mediumin e vetëm
lokal, në RTV Presheva, në datat 25-30 korrik 2006, duke na fyer si
kriminel shumë të armatosur dhe të
rrezikshëm, bashkë me disa familjarë( duke e tjetërsuar rastin si
problem gjoja familjar).
Menjëherë
tërheqem në Prishtinë, menjherë më 28.07.2006( të
premtën, ora 13:08), sa kisha informuar
për rastet Ambasadën Shqipëtare, ka fillu policia serbe e Preshevës t’na kërcënonte( ku qartazi dëgjoheshin
radiolodhjet dhe bisedat!).
Kërcënimet telefonike nga policia, policët, bashkëpunëtorët e Serbisë
dhe nga agjentët islamik të
Serbisë, madje edhe nga Austria, vazhdimisht
kërcënonin shkaku i fesë. P.sh: më 14.08.2006, kërcënimi telefonik
vje edhe nga Beogradi!
Të gjitha kërcënimet, si nga policia dhe policët e Serbisë, ashtu edhe nga agjentët dhe agjentët islamik
të Serbisë, mes tyre edhe kushërinjët dhe
familja e gjerë( zakonisht
këta bënin tinëzisht, ose së bashku me policinë serbe),
ashtu edhe nga disa fqinjë dhe familja e spijunit të Rankoviqit( Njazi Kishës),
drejtoheshin kundër familjes time të ngushtë, shkaku që ata besonin që ne ishim
“agjent të Shqipërisë, SHBA-së dhe
Vatikanit”, dhe nën këtë ideal(
Rilindjen e Shqipëtarëve katolik të Luginës), sipas tyre thirrnim në Lirinë dhe Bashkimin e Luginës me
Shqipëri-Kosovë. Shumë qartë që nga akti terrorist i 11 shtatorit 2001, kur
polici serb përgjegjës i lagjës time në fshatin Rahovicë, na kërcënonte duke na
identifikuar si terrorist islamik, kishim kuptuar që Serbia në asnjë mënyrë
s’mund ta pranonte një familje Shqipëtare me ide nacionaliste dhe me besim
fetar katolik! Duke e ditur që Karadaku
i Luginës së Preshevës janë islamizuar
gjatë Mbretërisë
Serbo-Kroato-Sllovene deri më sot. Derisa njihja disa
shokë të luftës, të cilët ishin nacionalit, por ishin ateist( komunist,
apo puroateist) e një ishte edhe me
prirje islamike, kur krahasoja presionet, kërcënimet që atyre ia bënte Serbia,
kanë qenë vazhdimisht shumë të rralla, të vogëla! Kjo të bënte të qartë
objektivin që kishte Serbia, e kundër të cilit i ishim kundërvënë.
Më:18.06.2019
Skender Jashari i burgosur politik
nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim
është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë
qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe
studime joformale ushtarake.
[1] Interesimi dhe pyetjet e tij, qartazi dukeshin që e lidhnin me detyrën që i kishte ngarkuar policia serbe!
[2] Derisa ishin “trazirat e Marsit”, ky agjenti islamik të Serbisë, i kishin dhënë informata gjoja që unë jam përfshirë aktivisht në këto trazira. Prej nga në këtë rast më afrohet duke tentu që t’më implikonte në “trazirat e Marsit”, duke u nënkuptu që t’më tradhëtonte! Mënyra sesi fliste për islamizmin, duke theksu që “s’ka katolik në Serbinë jugore!”, pastaj :” mundet me pas vetëm agjent të vatikanit e të Amerikës”! Këto dy fjali saktë më bënin të kuptoja që edhe ky ishte me direktiva të Serbisë!
[3] Ky polic hetues Q.H. siç më pas kam kuptuar, ishte i përfshirë në shumë aktivitete kriminale, emri i tij edhe në medie është publikuar shumëherë!