| E hene, 17.06.2019, 08:18 PM |
Arbneshi Niksha nënshkrues i memorandumit të
Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU) 1986
Shkruan Sylejman
Morina
Mbarimi i luftës së Parë Botërore më 1918, nuk solli lirinë e shumëpritur të banorëve të Zarës dhe rrethinës, sepse “Liria zarasve u kishte zgjatur vetëm gjashtë ditë“.1Derisa ata më 31 tetor i kishin krijuar institucionet lokale të cilat me 6. nëntor 1918 u suspenduan nga trupat ushtarake italiane të cilat kishin zbarkuar në Zarë. 2 Popullata kur e kuptoj situatën e krijuar, kishte reagua me protesta e forma tjera, por ishte e pa fuqishme t’i kundërvihej ushtrisë italiane. Shumë zaras duke mos u pajtuar me represionin e pushtetin italian ndaj popullatës së Zarës, sidomos pas ndalimit të çdo gjëje kroate, vendosin të shpërngulen në territorin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Kjo pati si pasojë ndryshimin e strukturës së popullatës së qytetit. ”Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1919, Zara kishte pasur 18 642 banorë, pas aneksimit nga Italia nga qyteti ishin shpërngulur 9700 banorë kryesisht kroat”3
Ky ndryshim i strukturës
së popullatës kishte qenë i mirëseardhur për italianët, sepse ata kishin
sjellë popullatë italiane në Zarë. Ndonëse, në mesin e të ikurve kishte patur edhe intelektual arbnesh të Zarës, si: Ico Petani, Sreçko Peroviqi, Budimir Peroviqi, Josip Gjergja,(diplomati), Agustin Stipçeviqi, Niko Stipçeviqi,Shime Deshpali, ndërsa
familja e mësuesit Kërsto Kërstiqit( babai i prof. Dr. Kruno Kërstiqit dhe primarius dr. Stanko Kërstiqi) e cila
përbëhej nga shtatë fëmijë, ishte vendosur në Shibenik. Të larguar Zara
kishte pasur edhe shumë arbnesh tjerë. Me disa nga të ikurit kam
pasur rastin ti takoj në Zarë në vitet 70-ta, të cilët ishin kthyer pas Lutës së
Dytë Botërore atëherë kur u bë ribashkimi i Zarës me Kroacinë.
Kush ishte Niko Stipçeviqi?
Niko Stipçeviqi arbnesh nga Arbanasi, i cili kishte ikur nga
Zara dhe fillimisht ishte vendosur në qytetin e
Splitit që atëherë
ishte në kuadër të mbretërisë Jugosllave. Ai si profesor
ishte marr edhe shkrime, “Si kroat fillimisht ai shkroi artikuj të
mprehtë polemik në disa gazeta, duke i dal në mbrojtje gjuhës letrare kroate
dhe shumë shpejt pas fazës së parë të jetës, ai u bë një jugosllav i zjarrtë
dhe u zhvendos në Beograd, me që rast u bë serbë”. 4Kjo gjë i kishte
hapur rrugë për të qenë i mirëpritur në Beograd. Niko ishte
caktuar shef i Departamentit të Përgjithshëm në Ministrisë e Arsimit
të Mbretërisë së Jugosllavisë në Beograd.
Populli shqiptar e ka
një thënie të bukur: “Dardha nuk pikë përtej
trupit të saj”
Besoj se thënia e tillë
i përgjigjet këtij rasti. Djali i Nikos, Niksha, kishte
trashëguar rrugën anti kroate të babait
tij për tu ngritur në hierarkinë elitare në Beograd. Ai kishte
lindur në Split (Split, 14. 08.1929), shkollën fillore e kishte mbaruar po aty.
Pasi që familja e tij shpërngulet në Beograd, atje ka vazhduar shkollimin e mesëm dhe fakultetin filozofik. Ka
diplomuar në gjuhë dhe letërsi italiane(1953),pastaj ka doktoruar më 1965. Anëtar i rregullt
i akademisë së arteve dhe shkencave serbe u bë në vitin 1994.
Në numrin 4 të revistës
për Kulturë , Shkencë dhe Art “Zadarska Smotra”,Aleksandër Stipçeviq ka shkruar, “Niksha në
Beograd e ka pësuar të njëjtën metamorfozë kombëtare, ashtu
si babai i tij dhe në fazën e fundit "serbe" ai u bë më serb se serbët
e vërtetë të Beogradit. Ai ishte një italianist i
talentuar dhe profesor në universitet, si dhe u bë anëtar i Akademisë Serbe të
Shkencave dhe Arteve. Asgjë nga këto nuk duhet fajësuar, përveç se ai përfundimisht u bë një serb i
madh ”5
Niksha nënshkrues i
memorandumit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (1986)
Ai kishte qenë një përkrahës i
zjarrtë i politikës kriminele të kasapit të Ballkanit Sllobodan Milosheviqit,si dhe mbështetës
dhe nënshkrues i Memorandumit* të Akademisë Shkencave dhe Arteve
të Serbisë. Me gjithë pasojat që pati për fatin
e disa popujve të ish Jugosllavisë, kreatorët e
këtij projekti nacionalist kurrë nuk janë distancuar prej tij e
disa edhe janë avancuar..
Niksha, për ta dëshmuar sinqeritetin
e identitetit të ri -serb, për të
fituar besueshmërinë e qarqeve politike, shkencore, kulturore, kishte shkruar artikuj të
shumtë në të cilët mohohej gjuha kroate, si dhe vet identiteti kombëtar kroat.! Veprimet
e tilla kishin
përkrahje nga ata që u kishte shërbyer. Miku i tij babai i nacionalizmit
serb Qosiqi, si kryetar i
Republikës Federale të Jugosllavisë(1992-1993) e kishte emëruar Nikshën përfaqësues
special në Romë, më 1992/1993. Po ashtu edhe nacionalisti tjetër,
kryetari i qeverisë së Serbisë Koshtunica (2003-2007) e
kishte akredituar Nikshen ambasador në
Vatikan, por emërimi i tij ishte refuzuar, duke mos ia
dhënë agrementin,(akreditimin).
Ndonëse nuk është një
praktikë e shpeshtë, refuzimi i akreditimit të ambasadorëve nga vendet
mikpritëse, megjithatë kjo gjë i kishte ndodhur të akredituarit të
ish Jugosllavisë akademik Niksha Stipçeviqit në Vatikan. Sigurisht
Vatikani ka pasur shumë arsye dhe fakte për refuzimin e tij, një italianisti të njohur që ishte i dekoruar
edhe nga kryetari i Italisë!
Gazetari serb Petar Kostiq, për Radio
Evropën e Lirë, kishte shkruar një artikull, duke i kërkuar
shkaqet e refuzimit të Nikshes, thotë: “por shkaqet
për ketë rast duhet kërkuar në përkatësinë e Stipçeviqit në
rrymën e ashpër të akademisë serbe të shkencave dhe
arteve, e cila gjatë viteve 90-ta ,shpesh ka dal në opinion me
tezat, kinse për komplotin e Vatikanit, duke i shkuar për dore politikës së Slobodan Milosheviqit”.6.
Por, politika nuk e la
duar thatë duke e emëruar, Kryetar të Këshillit Drejtues
të Radio Televizionit të Serbisë. Një televizion që ishte i njohur, si dorë e djathë e
politikës nacionalise e shoveniste .
Ai ka pasur funksione të
shumta: dy
mandate kishte qenë dekan në fakultetin filologjik të Beogradit, nënkryetari
i akademisë serbe, anëtar i kryesisë së akademisë serbe, anëtarë i
këshillit drejtues të amzës serbe, si dhe funksione tjera. Ishte autor
i shumë veprave shkencore, pjesëmarrës
në shumë konferenca shkencore, në vend dhe në botën e jashtme. I
shpërblyer në Serbi me mirënjohje më 1990 dhe 1994, edhe dy nga
Italia, njëra nga kryetari i Italisë më 1971. “Akademiku Stipçeviq, megjithatë është i
pa zëvendësueshëm për zbatimin e politikës e cila është
përshkrua në memorandumin e SANU-s, në një moment e ka kualifikuar atë, si
kartë të drejtave të njeriut që siguroi zhvillimin
demokratik të shoqërisë serbe, duke e tërhequr nga një apati shumë deceniesh”.7 Derisa ketë
memorandum të akademisë serbe Niksha e mbron, akademiku serb Mirosllav Simiq, kishte hequr dorë
nga kjo dhe ishte shprehur. “Kam besuar dhe ende besoj, që ata njerëz për shkak
të cilëve e kam lëshuar akademinë, duhet të sanksionohen për
shkak të krimeve morale e intelektuale kundër paqes
dhe njerëzimit.”8 Niksha, poashtu është nënshkrues i deklaratës
së intelektualëve
serbë kundër aktakuzës ndaj kriminelit Karaxhiq nga Gjykata e Hagës. Sa ishte gjallë e ka përjetua edhe Pavarësinë e
Kroacisë dhe të Kosovës, bashkë me shumicën e memorandumistve serbë. Zoti e di se me çfarë sikleti
e kanë përjetuar. Vdiq, në Beograd më,
12,06.2011. Nga veprimet e tija ishte distancuar Aleksandër Stipçeviqi, ku kishte shkruar në
revistën e lartë përmendur: “Për fatin tim të mirë, dega e ime
e stipçeviqëve nga Niksha është
mjaft e largët, prandaj lirisht mund të them që nuk e kam pasur
kurrfarë farefisi”.
*Sqarim,
Memorandumi ishte projekt nacionalist
i akademisë serbe, platformë hegjemoniste për dominimin e serbëve në
Jugosllavi. Parashihte ndryshime të sistemit ekzistues kushtetues, suspendimin e krahinave
autonome(Kosovës dhe Vojvodinës ) që Serbia të jetë e “barabartë” me
republikat tjera. Sipas autorëve të memorandumit ,Serbia ishte e eksploatuar, nga
republikat tjera, ndërsa serbët në jugosllavi gjëja të
diskriminuar dhe të ndarë të cilët duhet bashkuar me një shtet.
Kjo nënkuptonte ndryshimin e kufijve të ish republikave. Zbatimi i tij filloi
me protesta anti shqiptare në
Kosovë, duke përfunduar me gjakderdhje e gjenocid të
kryer nga ushtria jugosllave dhe paramilitarët
serb në disa
republika(Kroaci,Bosnje dhe në
Kosovë). Kreatorët e
këtij projekti nacionalist kurrë nuk janë distancuar prej tij e disa edhe janë
avancuar....