Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Kripa: Foleja e vjetër

| E diele, 16.06.2019, 10:06 AM |


Reshat Kripa

FOLEJA E VJETER

Shtrirë në shtratin pleqëror,

Kujtoj kohën e kaluar,

Nëpër shi, baltë e borë

Brenda telave rrethuar.

Falmëni, o mëmë e atë,

Veç telashe kam shkaktuar,

Zgjodha rrugën nëpër natë,

Kurrë s’ju kam turpëruar!

Edhe ju , motra të mira,

Që më ndenjët gjithmonë pranë,

Në të ngrysur, në të gdhirë,

Dhe në fllad, dhe në tufan.

Ju, vëllezrit, tretur thellë,

Brenda telash, a kanale

Nëpër mendje po ju sjellë,

Tok kemi kaluar halle.

Vjollcën, shoqene  rinisë,

Nerin, zjarrintimtëparë

N’atë shtrat të pleqërisë,

I kujtoj mbushur me mall!