| E diele, 16.06.2019, 01:25 PM |
Përtej
emrit
?Nga Astrit Lulushi
Çdo
gjuhë ka huazime, por për t’u konsideruar e lashtë ajo duhet të ruaj të paktën
një simbol nga koha kur është folur për herë të parë. Njeriu kupton vërtet atë
që flet kur hyn thellësisht në kuptimin e një fjale. Kjo shpesh quhet
‘etimologji’, që është studimi i ndjenjës së vërtetë të fjalës.
Leonard
Newmark, albanolog, thoshte se përemri i pacaktuar ‘njëri’ 'gjithkush, dikush',
dallohet në mënyrë të qartë nga emri ‘njeri’. Por kjo nuk do të thotë se
‘njëri’ dhe ‘njeri’ nuk rrjedhin nga e njëjta fjalë, në fakt nga dy; sepse
ishte numri ‘një’ që solli përemrin ‘njëri’ prej nga erdhi emri ‘njeri’.
Mes
etimologëve është rënë dakord se ‘njeri’ vjen nga shqipja e vjetër
‘njer’<nga proto-shqipja ‘nera’<proto-indo-evropianishtja ‘hner’.
?Sinonimet në shqip për ‘njeri’
janë shpirt, qenie njerëzore, njerëzim.
Në
legjenda të ndryshme të origjinës ‘njeri’ do të thotë ‘udhëtar’. Ndërsa sipas
një legjende afrikane, ‘Njeri’ është një prej heronjve të mitologjisë së
krijimit të njerëzimit.
Kontaktet
mes shqipes dhe ndonjë prej gjuhëve të Afrikës janë të paimagjinueshme, prandaj
mendja shkon thellë në kohërat më të lashta kur njeriu i parë migroi nga pyjet
afrikane drejt stepave të Azisë, dhe prej andej u shpërnda nëpër Evropë. Dhe
fjala ‘njeri’ u trashëgua në gjuhën shqipe, pa humbur kuptimin, si simbol i
lashtësisë së saj.