| E shtune, 15.06.2019, 07:53 AM |
"OPEN
CINEMA" Starton nga qyteti i Belshit!
Nga
Albert Z. ZHOLI
Jemi
në sezonin e tretë me formatin Kinematografik "Open Cinema" tashmë ky
format ka krijuar shtratin e tij dhe pritet me shumë interes në qytetet e
ndryshme të vendit. Ashtu si vjet në verën e nxehtë ky event i rëndësishëm do
të sjelli në vëmëndjen e publikut shqiptar projeksionet më të mira të kinemasë
shqiptare dhe asaj të huaj. E veçanta në këtë vitë do të jenë prodhimet e
filmit te animuar shqiptar të cilat do të ndiqen nga moshat e vogla dhe jo
vetëm. I konceptuar si një show kinematografik ai do të mbledh para ekranit të
madh emra të njohur të kinemasë shqiptare si Aktorë Regjisorë, Kineastë etj.
Mbrëmjet
magjike me filmin do të shoqërohen edhe me këngëtar të cilët do të performojnë
muzikën e njohur shqiptare duke sjelle emocione të bukura për filmin.
Aktiviteti do të startojë në pedonalen e bukur buzë liqenit të qytetit Belsh
dhe do të përcillet nga data 15-21 Qershor. Ai fillon çdo mbrëmje ora 8:30 dhe
mbaron rreth orës 1pas mesit të natës një maratonë e vërtet e filmit.
Aktiviteti pritet dhe mbahet nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Belsh
z. ARIF Tafani. Natën e parë do të shkelin tapetin e kuq emra të njohur si
Birçe Hasko, Bujar Asqeriu, Suela Konjari,Gentian Hazizaj etj.
Qyteti
i Belshit do të perjetoj për 7 ditë rrjesht emocione të papërsëritëshme që
vetëm kinemaja di të përcjelli. Por ai që organizon në mënyrë perfekte
aktivitete të tilla mbetet producenti i mirënjohur Skënder Jaçe. Me qetësinë,
idetë, viziionin e tij Jaçe mbetet aktualisht ndër kineastët më produktiv dhe
konkret. Aktiviteti në Belsh është ndër më ambicioz"OPEN CINEMA"
Starton nga qyteti i Belshit!t. Aaktiviteti mbështetet nga "Media Desk
Albania", Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Production Cinemania si dhe Bashkia e
Belshit.