| E shtune, 15.06.2019, 07:50 AM |
Dhimitri Pojanaku
STINË
TË ÇMENDURA
Dimri,
Shiritzi
në krahun e djathtë,
Qan
si grua shtegut të dhive.
Pranvera,
Tëmthave,
Thinjet.
Vera,
Kokëqethura
e çmendinës,
Luan
mbi varre,
Krejt
lakuriq.
Vjeshta,
Ndërkryer,
Dhjetë
pash nën dhe'
Floririn
fsheh.