| E enjte, 13.06.2019, 08:11 PM |
E
vetmja parti në botë që ndryshon emrin sa herë ka një arritje madhore
Nga Kastriot Myftaraj
Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 28 vjetorin e krijimit, me po aq të drejtë sa një 78 vjeçar, i lindur në 1941, i cili ka ndryshuar emrin në 1991, mund të thotë se është 27 vjeç. Sepse kështu ka ndodhur me këtë parti. Në 1991, ishte Partia e Punës e Shqipërisë, e cila ndryshoi emrin në Kongresin X të saj, duke u bërë PS. Nga ana e saj, PPSH ishte Partia Komuniste e Shqipërisë, e krijuar në 1941, e cila kishte ndryshuar emrin në 1948, duke u bërë PPSH.
Ironia
është se kjo parti e ka ndryshuar emrin pas arritjeve të mëdha. Kështu, në
1991, Partia e Punës, pasi fitoi mbi dy të tretat e karrigeve në Kuvendin
Popullor (parlament) në zgjedhjet e para shumëpartiake në vend, ndryshoi emrin
në Partia Socialiste. Merret vesh, fitorja kishte nje cen të madh.
Partia
Komuniste e Shqipërisë, pasi u mburr se kishte udhëhequr Luftën
Nacional-çlirimtare kundër pushtuesve të huaj fashistë dhe bashkëpunëtorëve të
tyre vendas, ndryshoi emrin në 1948, në Partia e Punës.
Komunizmi
ishte një sistem shoqëroro-politiko-ekonomik, për të cilin Partia Komuniste
kishte si synim në programin e saj që ta ndërtonte në Shqipëri. Heqja e fjalës
“komunizëm” nga emri i partisë, në ndërkohë që anëtarët e partisë do të
vazhdonin të quheshin komunistë, nuk kishte kuptim tjetër veç atij se megjithëse
duhej harruar ëndrra komuniste, pushteti u mbetej komunistëve, burokracisë së
regjimit që do të siguronte jetesën me një mirëqenie komuniste.
Në
këtë rrethanë, emri i ri i partisë, “e punës”, nuk kishte kuptim tjetër veç
atij të Punës së Detyruar të Papaguar, të cilën ishte i detyruar ta kryente
populli për mirëqenien e pushtetit komunist.
Në
kohën që Partia e Punës hoqi dorë nga ndërtimi i socializmit në Shqipëri, në
1991, e ndryshoi emrin duke u quajtur “Partia Socialiste”!
Por
çfarë do të ishte "socializmi" tani e tutje? Kjo nuk u shpjegua
kurrë. Me ardhjen e Edi Ramës në krye të partisë, kjo u rikthye te
"socializmi", që në këtë rast përfaqësohej nga mafia, e cila kishte
detyrë të krijonte popullin për partinë.
Arritjet
e mëvonshme, të derisotme të kësaj partie, kanë veç një shpjegim, martesën e
saj me mafien.