Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lekë Mrijaj: Sekretari i Shtetit të Vatikanit viziton Kosovën

| E marte, 11.06.2019, 08:18 PM |


Parëmbrëmë vonë në Kosovë, arriti Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Hirësia Tij Kardinali Pietro Parolin

Shkruan Lekë Mrijaj

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Hirësia Tij Kardinali Pietro Parolin arriti parmbrëmë vonë për të marr pjesë në solemnitetin e Rrëshajve për një vizitë dyditore në Kosovë.Është hera parë që një Sekretar Shteti i Selisë së Shenjtë e vizitojë vendin tonë, prandaj kjo vizitë mori një domethënie të veçantë, në sherbim të së mirës e mbarë shoqërisë së vendit duke u'a sjell të gjithëve pa dallim: afërsinë, dashurinë dhe bekimin e Papës Françesku.Përveç takimeve të tij me hierarkin e komunitetin katolik e kremtimit të eukaristisë, Sekretari Shtetit të Vatikanit pati edhe takime tjera e dorështerngime miqësore me perfaqësues kryesor të komuniteteve islame, bektashij, hebrenjëve etj.Mesha e djeshme e Rrëshajve e orës 11:00, u mbajt në konkatedralen “Nëna Tereza” në Prishtinë, e cila u celebrua nga Kardinali Parolin, e percjellë nga imzot Dodë Gjergji, mons. Lush Gjergji, mons. Zef Gashi, e shumë meshtarë të tjerë.Me atë rast nga ana e Kardinalit Parolin, të rinjëve të famullisë së Prishtinës, Ferizajit, Llapushnikut etj,  i'u nda Sakramentit i Krezmimit. Menjiherë pas përfundimit të meshës shënjte në konkatedralën "SHËN TEREZA" në Prishtinë, u organizua një koktel rasti ku disa nga të pranishmit patën mundësi të takoninHirësia Tij, Kardinalin Parolin. Ishte edhe zevendës kryeministri i Kosovës, z. Enver Hoxhaj, Naim Ternava, kryetar i BIK-ut, etj.Ishte edhe një kënaqësi për mua si një gazetar i pavarur e takova, Kardinalin Parolin, të të cilit i'a dhurova librin tim monografik: "DRITË MBI GJURMË TË IMZOT MARK SOPIT".

Ndërsa në mbrëmjën e djeshme të ditës së Rrëshajve, në orën 18:00, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Hirësia Tij Kardinali Pietro Parolin, pati një shtegëtim e meshë tjetër të radhës në Katedralën " ZOJA NDIHMËTARE" në Prizren, ku në bashkëmeshim me imz. Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Dioçezës Prizren-Prishtinë, mons.Lush Gjergji, imz.Rrok Gjonlleshaj, Arqipeshkëv i Tivarit, mons. Zef Gashi, dom Fran Sopi, dom Alfred Sokoli etj. Rishugurimi i Katedralëssë rindertuar e restauruar rrënjësisht mirë është bërë nga Eminenca e Tij, Kardinali Pietro Parolin e autoritetet të tjera te larta te Kishës Katolike të Kosovës, para popullit të zgjedhur te Zotit që ishin pjesmarrës të meshës së mbrëmjes në rishugurim të katedralës “Zoja Ndihmetare” në Prizren. Rishugurimi është bërë duke u nisë me ritet fillestare eukaristike, bekimit të ujit dhe sperkatjes, liturgjisë së fjalës, lutjes e kushtimit e lyerja me vaj, lyrja e altarit me vaj dhe mureve te katedrales, kemosja e altarit dhe katedralës, ndriçimi i altarit dhe katedrales,

Në meshën e rishugurimit t? Katedralës morën pjesë ( nga vrojtimi im ) strukturat e larta ushtarake të KFOR-it, kleri i komunitetit islam, bektashij e ortodokës si dhe shumë perfaqësues të spektrit politik në nivel shtetëror e lokal si: kryetari i Prizreni, z. Haskuka, Dr. Pal Lekaj, ministër, Anton K. Berisha, zv/ministër, Anton Quni, deputet i parlamentit të Kosovës, z. Sali Cacaj, ish/ këshilltar i Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugovës e shumë e shumë deputet e njerëz të kulturës edhe nga mbarë bota shqiptare duke veçuar edhe Drejtorin e Pallatit të Kulturës së Rrëshenit, prof. Gjergj Marku.

Pas përfundimit të meshës, me një fjalë rasti u paraqit, Vikari Special i Dioçezës, don Shan Zefi, e famullitar i kishës së rishuguruar të Prizrenit i cili veq tjerash i falenderoj të gjithë ata emër për emër ( Prizreni, Diaspora Shqiptare perfshirë nga Amerika, Gjermania, Tirana... etj ) qê kontribuan në rregullimin e kësaj katedrale të vjetër të fundshekullit katër.Ishte edhe kryetari i Prizrenit, z. Haskuka, i cili veç tjerash foli për vizitën e Sekretarin e Vatikanit, Kardinalin Parolin duke thënë se kjo tregon rëndësinë e kësaj katedraleje, por edhe rëndësinë e Prizrenit, i cili si qytet historik, me vlerat e saja të trashëguara është një shembull i bashkjetesës ndëretnike dhe ndërfetare dhe ndër qytetet e pakta në botë ku me një shkrepje të aparatit, në kornizën e njetë mund të forografojmë katedralen katolike, xhaminë dhe kishën ortodokse.Me këtë rastë të sotëm ndihet krenar çdo qytetar i Prizrenit dhe kjo më bën krenar edhe mua si kryetar i kësaj komune. Uroj që ky dialog dhe bashkëjetesë të vazhdojë gjithmonë dhe ne të shërbejmë si shembull i paqes për gjithë njerëzimin tha n? fund të fjalës së tij, z. Haskuka i cili më pas i dhuroj disa dhurata Kardinalit Parolin.

Pas përfundimit të rishugurimit të katedrales së Prizrenit, për të gjithë të pranishmit u shtrua një koktel rasti.

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Hirësia Tij Kardinali Pietro Parolin, sot në orët e pasditës do të perfundoj vizitën e Tij në Kosovë dhe do të kthehët në Vatikan.

Biografia e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Hirësia Tij, Kardinali Pietro Parolin

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, u lind më 17 janar 1955, në Schiavon të Italisë. Që në moshën 14 vjeçare Kardinali Parolin u regjistrua në seminarin e Vicencës dhe u shugurua si meshtar më 27 prill 1980.Shugurimin meshtarak e bëri në dioçezën e tij në Vicenza, i cili pas disa vitesh të shërbimin tij meshtarak edhe filloi ta studionte ligjin kanunor.Në vitin 1983, Kardinali Parolin, hyri në Akademinë Kishtare, i cili më 1 korrik 1986, ju bashkua shërbimit diplomatik të Selisë së Shenjtë, i cili e mori diplomën për ligjin e kanunit në Universitetin Papnor Gregorian.Për tre vjet me radhë sherbeu në Nunciaturën e Nigerisë ku edhe u njoh me konkret për problemet në marrëdhëniet krishtere-muslimane.Që nga viti 2000, ka sherbyer me peshkopin e atëhershëm Attilio Nicora në çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e rishikimit të Concordat Lateran të vitit 1984, me referencë të veçantë ndaj ordinariatit ushtarak.Më 30 nëntor 2002, është emëruar nënsekretar i Seksionit të Sekretariatit të Shtetit për Marrëdhëniet me Shtetet.Njëkohësisht ka kryer edhe detyrën e ekspertit në çështjet që kanë të bëjnë me Lindjen e Mesme dhe në përgjithësi si dhe ato që kanë të bëjnë me situatën gjeopolitike të kontinentit aziatik.Ai ka shërbyer për të ndërtuar dhe për ti forcuar marrëdhëniet midis Selisë së Shenjtë dhe Vietnamit.Gjithashtu ka kontribuar në rihapjen e dialogut midis izraelitëve dhe palestinezëve, të bindur për nevojën për një përpjekje të përbashkët në "krijim të kushteve për një paqe të vërtetë dhe të drejtë" në Lindjen e Mesme.Në dhjetor 2008 udhëhoqi delegacionin i cili mori pjesë në punën e Komisionit të Bilateralit të Përhershëm ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të Izraelit. Në disa raste ai ka vepruar edhe si zëdhënës i Shtabit Apostolik duke shprehur dëshirën e tij për të punuar me organizatat ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat themelore të personit, duke u përfshirë në lirinë fetare. Më 17 gusht 2009, u emërua nga Nunci Apostolik në Venezuelë dhe u ngrit në dinjitet të Kryepeshkopit me titullin Episkopal Shahu të Acquapendente.Ai mori postin e tij të episkopës më 12 shtator 2009.Më 31 gusht 2013, Papa Françesku e emëroi Sekretar të Shtetit dhe e mori menjiherë detyrën më 15 tetor. Anëtar i Këshillit të Kardinalëve të themeluar për të këshilluar Papa Françeskun në qeverinë e Kishës universale dhe për të studiuar një plan për rishikimin e Kushtetutës Apostolike mbi Curia Romake, 'Pastor Bonus'. Është shpallur kardinal nga Papa Françeskut në koncertin e 22 Shkurtit 2014, duke ju dhënë Titulli Santi Simone (Shën Simoni) dhe Judës Taddeo (Jude Thaddeus) në Torre Angela.Më 26 qershor 2018, në Rescriptum ex Audentia Ss.mi, Ati i Shenjtë Françesku vendosi të bashkohej me Kardinali Pietro Parolin në Urdhërin e Ipeshkvijve, duke e barazuar në të gjitha aspektet me Kardinalët të tjerë të cilëve u është dhënë Titulli i një Kisha Suburbike.Është anëtar i kongregatës: Për Doktrinën e Besimit; Për Kishat Orientale,Për Ungjillizimin e Popujve,Për Ipeshkvijtë,Për Adhurimin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve dhe Kardinali për Mbikëqyrjen e Institutit për Veprat e Fesë.