| E marte, 11.06.2019, 08:21 PM |
KOSOVA DHE SERBIA (SE) KANË VËSHTIRË TË PAJTOHEN DHE TË BËHËN FQINJË TË
MIRË
Nga
Dedë Preqi
Shqiptarët
dhe serbët por edhe popujt tjerë jetuan në periudha të gjata së bashku në
Kosovë, edhe se ishin shqiptarët shumicë asnjëherë nuk u bënë okupator e
zaptues të tokave dhe pronave të
tjerëve. Mirëpo, asnjëherë shqiptarët në asnjë rrethanë nuk e patën lirinë e
pavarësisnë sikur populli serb, edhe pse
ishin shumicë në teritorin e vet, duke jetuar
me dhunë në një shtet të përbashkët, të ashtuquajtur
„vëllezërim-bashkim“.
Të
gjitha këto rrethana ishin produkt i politikës titiste e shofeneiste serbe,
kinse duke jetuar në barazi, ndërsa shqiptarët në realitet ishin të shtypur e
të përndjekur në çdo hap, përveq ndonjë shërbëtori , që ishte i shitur kundër
kombit të vet, i cili konsederohej si
“shqiptar i mirë”.
Një
politikë e tillë djallëzore vazhdoi me dekada, dhe kur nxënësit, studentët,
punëtorët shqiptarë ankoheshin për të drejtat e tyre, jo që plotësoheshin ato
të drejta, por ata dënoheshin dhe shtypëshin nëpër burgje nga regjimi i kohës,
prandaj edhe bota demokratike e quajti politikë ekspansioniste, e cila kishte
qëllim që Kosovën dhe popullin shqiptarë ta mbajë në koloni të vetën.
Në
luftën e fundit 1999, shteti serb me ushtrinë e vet fashiste dhe paramilitarët
e saj me uniforma të ndryshme çetnike, vranë, prenë masakruan më së 15 mijë
shqiptarë të pafajshëm, dhe dogjën me mijëra objekte , shtëpia dhe kulte
fetare,duke dëbuar më së 1milion banorë nga trojet e veta . Dhe 20vjet pas luftës, janë edhe 1800 kufoma
shqiptarësh akoma të pa gjetur, duke i mbajtë të fshehur, me të cilat shteti
serb bënë pazare politike me eshtrat e tyre.
Nga
një hegjemonizëm i tillë ndaj popullit shqiptarë,
të cilët kërkonin lirinë dhe demokracinëe tyre në vendin e vet si çdo popull në
botë, shqiptarëve iu impunue që ta
formojnë forcën e vet mbrojtëse UçK-në, për ta mbrojtur pragun e derës, siq
thoshte edhe presidenti Rugova.
Mirëpo, agresori serb e kishte në
plan për t’a shkatërruar dhe asgjësuar në mënyrë masive popullin shqiptarë, dhe
po të mos ndërhyntefuqia e NATO-s,nën udhëheqjen e SHBA-ve, me siguri se do të
ndodhte një tragjedi e pa parë ndaj këtij populi.
Brutaliteti
dhe politika serbe, provojçdo gjë që i erdhi përdore për t’a nënshtruar
popullin shqiptarë, të cilin e nënçmoi e përçaue helmojëe dëbojëe dhunojë e
masakroi e ç’njerëzojë, dhe më në fund nuk diti se ç’të veproj, duke e marrë të
gjallë e të vdekurnga trojet e veta, dhe për t’a fshehur krimin, gjymtyrët e
tyre i dogji edhe në furra të hekuranave të veta nëpër Serbi.
Shqiptarët
duruan mostrume të lloj-llojshme ç’njerëzore dhe përjetuan shtypje të rënda nga
regjimi i egër serb në periudha të gjata, që do të thotë, sa të durueshëm duhet
të jenë këta njerëz dhe deri kur duhet ta mbajnë durimin e tyre?
Po
të kthehemi pakëz mbrapa në kohën e Millosheviqit dhe më herët, dhe ti afrohemi
ligjeve dhe formave që i afroi shteti
serb shqiptarëve në Kosovë, që ishin format dhe ligjet më diskriminuese që i
bëhën pa të drejtë një populli, dhe prapë shqiptarët e kanë treguar vullnetin e
tyre të fortë, të cilët nuk u treguan hakmarrës.
Serbisë
nuk i intereson sot popullata serbe e veriut të Kosovës, por i intereson
nëntoka dhe pasuria e saj, për të cilën Serbia do të shfrytëzojë të gjitha
resurset e saj politike dhe këtë pjesë të këtij vendi nuk do e lëshojë lehtë,
ose pa luftë???
Kriminelët
serb, të cilët i spërkatën llërat me gjakun e shqiptarëve dhe shumica e tyre
sot kanë pozicione të larta në hirarkinë e Serbisë dhe shetisin të lirë pa u
ndëshkue për krimet e tyre, e ka një domëthënje të keqe për të ardhmën dhe
fqinjësinë e këtyre dy popujve.
Dhe
të njëjtit njerëz të cilët kanë bërë “dje” krime të rënda në Kosovë, të cilët
ikën në Serbi, shpeshherë me ndihmën e
UNMIK-ut, organizojnë në festa dhe rite të tyre fetare, që tivizitojnë këto
vende të krimit në Kosovë,kinse si vende të shenjta të tyre, të cilat ende kanë
aromë gjaku dhe shkrumi, dhe kur ikën menduan se nuk do të kthehën më kurrë në
këtë ferr...
Të
gjitha këto të bëma famkeqe që i shkakëtojë popullit shqiptarë Serbia gjatë
periudhave të ndryshme dhe politika e sajakoma nuk e ndal hovin e saj, dhe
populli shqiptarë edhe pse nuk mundet ti harrojë ato krime, prapë se prapë
gjenë kurajo, që shteti i Kosovës të krijojë sot fqinjësi të mirë me sëcilin
vend, poashtu dhe me shtetin serb.
Brukseli
dhe Bashkësija Ndërkombëtare, në një formë po i bëjnë sot presion Kosovës, që
dialogu teknik, të kthehet në dialog politik, i cili ka për qëllim të mos
anashkalojë çështjen e veriut të Kosovës, e cila çështje është nyja e zgjidhjes
së gjitha problemeve në mes këtyre dy vendeve.
Të
gjitha merrëveshjet dhe dialogjet në mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin
e Brukselit, deri sot asnjëra prej tyre nuk u zbatua nga pala serbe.Të gjitha
veprimet arrogante dhe kontrabandat me mallëra që bëhën në veriun e Mitrovicës,
janë në bashkëveprim dhe dijeni të poplitikës së Beogradit, kinse për tu hakmarrë ndaj taksës
100% , që ia ka paraqaqitë Kosova.
Dhe
neglizhenca e atyre shtetëve të cilat nuk e njohën deri sot shtetin e Kosovës,
është iniciativë e manipulimëve dhe politikës së jashtme të Serbisë, të cilën e
udhëheq zëdhënësi i Millosheviqit, dhe lobuesi kundër shtetësisë së Kosovës,
Ivica Daçiq.
Serbia
dhe politika e saj shofenendaj popullit
dhe shtetit të Kosovës, ende është ajo, e cila para botës po e tregon
fytyrën e saj dinake, në njërën anë e dëshiron Evropën( sepse nuk ka rrugëdalje
tjetër) ndërsa në anën tjetër nuk
shkëputët nga Rusia, sepse vetëm në këtë mënyrë e ruan pozitën e saj dhe për ta
destabilizue më lehtëKosovën.
Një
politikë e tillë ekstremiste e Serbisë me fqinjët e vet, posaqërisht me
Kosovën, do i shembë urat miqësore dhe
fqinjësore. Një fqinjësi e mirë në mes Serbisë dhe Kosovës, do të
krijonte mundësi , që tërë Ballkani perëndimor me rajonin të stabilizohet, që
do ishte në dobi edhe të vetë Evropës.
Parasegjithash,
Serbia për ta treguar realitetin, duhet ta vëjë vetëvetën në vagë në vend të
Kosovës dhe ta matë peshën e dhëmbjeve të saj që ka ky popull, atëherë do të
jepte përgjegjën e saktë dhe do të fliste për realitetitn të cilin po e fsheh
në shpirtin e saj të qelburdhe nuk e thotë deri më tani.
Po
sikur ushtria e Kosovës do t’ia kishte dhunuar 20 mijë gra, apo nëna dhe motra
serbe, çka do të kishte ndërmarrë shteti i Serbisë ndaj atyre dhunuesve, apo
kishte ndejur duarkryq, sikur kanë qëndruar deri më tani shqiptarët.
Serbia
dhe populli serb i saj nuk e ka aq vështirë së paku të tregoj keqardhje, apo
edhe të bëjë kërkimfalje për gjitha ato viktima të pafajshme, ndër të tjerë
ishin edhe 1200 fëmijë, jo që do ti shlyente mëkatët e saj, por të tregoj
njerëzimit të botës, se sot jemi në shekullin e civilizimit njerëzor, apo në të
kundërtën e atij shtazor.
Shqiptarët
e kanë më vështirë që të pajtohen dhe fqinjësohen me gjaksorin serb, me
kriminelët dhe politikën e llojit të tillë, të cilët vetë ishin agresor,
vrasës, dhunues, pushtues dhe sot në prani të BE-së, në prani të OKB-së, dhe para gjithë botës paraqitën si viktima,
ky lloj i njerëzimit i takon njerëzve të malit, por jo edhe shqiptarët, të
cilët gjithmonë luftuan për të drejtat dhe mbrojtjen e trojeve të veta.