| E diele, 09.06.2019, 06:49 PM |
Ta
ndalim ikjen e të rinjëve nga Kosova!
Shkruan
Florim Zeqa
Shkaqet
e largimit në heshtje të popullatës nga Kosova janë të shumta. Pa dyshim,
thyerja më madhe shpirtërore e qytetarëve burimin e ka tek politikbërja,
sistemi i drejtësië dhe pabarazia qytetare në rastin e punësimeve në
institucionet shtetërore.
Për
shkak se të gjithë politikanët pa dallim, në radhë të parë liderët partiak po
punojnë për vetëm për realizimin e interesave të tyre personale për mbajtjen,
gjegjësisht marrjen e pushtetit. Ndërsa, populli si gjithnjë po mashtrohet dhe
instrumentalizohet nga demagogët e profiterët politikë.
Shkak
për trajtimin edhe një herë të temës së largimit të popullatës nga Kosova,
kësaj radhe u bë reagimi i një qytetari nga Kosova, emrin e të cilit nuk po e
bëj publik për opinionin e gjërë; "Si aplikant për rekrut në Forcën e
Sigurisë së Kosovës, sot edhe më shumë më bindën që nuk ja vlenë as edhe 1 ditë
me qëndru e me humbë kohë kot në Kosovë. Sot militantë e manipulantë partiak u
bënë bashkë e i shuan ëndërrat e shumë aplikuesve që shënuan maksimumin e
pikëve në testet e para, po që nuk e kanë as mixhen, as dajen, e as kushëririn
që me i rahatu. Ende s'po më besohet se qysh mundet në institucion të mbrojtjes
me pas nepotizëm, ky është kulmi i degradimit të shtetit. Turp për ata pjestarë
të FSK-së, që kanë marrë guximin me e njollosë institucionin më të besueshëm të
vendit me urdhëra partiake. Tash mundemi me u angazhue dhe aktivizu vetëm me u
pajisë me vizë për largim nga vendi...".
Largimi i të rinjëvee,
vdekje klinike për shtetin
Largimi
ditëve të fundit i të rinjëve dhe familjeve shqiptare në mënyrë masive nga
Kosova e rrezikon të ardhmen e vendit nesër. Është tepër e dhimbshme kur dëgjon
që familje të tëra, të lodhura nga skamja e denigrimi social, nga humbja e të
gjitha shpresave për një të nesërme më të mirë në shtetin e lirë..., me lot
ndër sy, me dhembje në shpirt e mbyllin pragun e shtëpisë së tyre, për t'u
nisur drejt një shprese të re në vende të panjohura.
Është
tepër e dhimbshme kur fëmijëve u ndërpritet fëmijëria në vendin e tyre; kur
nxënësit ndahen nga shokët e klasës, nga mësuesi që ua mësoi alfabetin e gjuhës
shqipe, nga familja e farefisi i gjerë, ndoshta për të mos u parë më kurrë më
në këtë jetë!
Shuarja
e shpresave dhe ëndërrave, për të krijuar lumturi të përbashkët familjare në
shtetin amë, në vendlindjen e tij është gjëja më e dhembshme që mund të përjetojë
njeriu në jetën e tij.
Ikja
e të rinjëve nga Kosova nuk ka të ndalur, pothuajse çdo ditë nga stacioni i
autobusëve në Prishtinë dhe nga qëndrat e tjera të Kosovës, numër i madh i
kosovarëve (shqiptarëve) mbushin autobusët e linjës Prishtinë- Beograd për të
vazhduar për në Kroaci, Slloveni, Hungari,...drejt vendeve të perëndimit.
Flitet
për dhjetëramijëra shqiptar të Kosovës, që gjatë këtyre 11 vjetëve në shtetin e
pavarur të Kosovës u "konvertuan" në shtetas të Serbisë, për t'u
pajisur me një pasaportë serbe..., mundësi kjo e ikjes më të lehtë nga Kosova
drejt vendeve evroperëndimore. Statistikat janë tepër shqetësuese edhe sot, ku
vetëm në pesë muajt e fundit, nga Kosova janë larguar rreth 70 mijë qytetarë të
sajë.
Prapavija politike dhe
zbrazja në heshtje
Prapavija
e këtyre ikjeve po ashtu është politike, objektiv i kahershëm i fqinjëve tonë
veriorë (serbëve) për zbrazjen e Kosovës nga popullata shqiptare po bëhet
realitet në Kosovën e "pavarur". Këtu nuk përjashtohen as
marrëveshjet e fshehta të Serbisë me disa nga shtetet evroperëndimore!
Përderisa
politikanët e mjerë kosovarë janë shndërruar në thyerës të shpresave të
popullatës, përfitues të këtyre situatave janë kontrabanduesit e njerëzve në
bashkëpunim me pushtetarët andej dhe këndej kufirit!
Largimi
në mënyrë masive i të rinjve dhe familjeve shqiptare nga Kosova i ditëve të
fundit e rrezikon të ardhmen e vendit nesër. Mallkimi dhe rënkimi i të ikurve
me shpirt të thyer nga vendlindjet e tyre ndjellë kob për shtetin e ri të
Kosovës.
Zbrazja
e Kosovës nga qytetarët, veçanërisht nga të rinjët, do të ketë pasoja
zinxhirore për të ardhmen e ekonomisë së vendit, e cila do të reflektohet me
mungesë të fuqisë punëtore, me ikjen e trurit dhe shpirtit të kombit zbehet akoma
më shumë përspektiva e shtetit.
Me
liberalizimin eventual të vizave do të rrezikohet ikja e 80 përqind e të
rinjëve nga Kosova.
Njerëzit
nuk po ikin nga dëshira, me "Ifona në dorë", siq pat deklaruar ish
kryeministri i vendit Isa Mustafa, por nga pamundësia për të jetuar
dinjitetshëm në atdheun e tyre, ngase pushtetarët përveqse nuk iu ofruan asgjë,
ua mbyllen të gjitha dyert, ua shuan të gjitha shpresat për jetë në vendlindjen
e tyre.
Nuk
e besoj që ka mallkim më të madh, kur babai i një dëshmori, që e kishte të
vetmin djalë, i shkon tek varri dhe i thotë: "Lamtumirë o bir, unë po ta
kthej shpinën dhe po e lë vendin për të cilin dhe jetën ti o drita e vetme e
jetës sime..."!
Ikja
nga vendlindja, është e rëndë për familjet dhe e kobshme për shtetin. E gjithë
kjo për shkakun e një klase politikanësh
të papërgjegjshëm që kanë uzurpuar institucionet e Republikës së
Kosovës.
Ikja
e të rinjëve nga vendlindja nuk është zgjidhja, përkundrazi paraqet dorëzimin
më katastrofal para të keqës që ka mbërthyer vendin.
Zgjidhja,
apo më mirë të themi ndalja e ikjes së të rinjëve nga Kosova është në dorën e
të rinjëve, në riorganizimin dhe rirreshtimin e tyre në një forcë të re
politike dhe kreative, e jo assesi bashkangjitjes forcave të ricikluara
politike të sojit të partive që ofrojnë figurat e ricikluara politike, argatët
dhe bashkëpunëtorët e deridjeshëm të partive të inkriminuara apo subjekteve të
stërmbushura me agjent të SHIK-ut, BIA-s serbe, agjentura ruso-serbe apo
fundamentalist të sekteve të ndryshme fetare.
Pushtetarët
dhe uzurpatorët e shtetit, që u është bërë gjaku ujë, një ditë përveq mallkimit
(gjykimit) të popullit do t'i zërë edhe mallkimi i Zotit!