| E shtune, 08.06.2019, 09:01 PM |
FAHRI
XHARRA, PYETENI SHKRIMTARIN ISMAIL KADARE SE C’KA ME KANUNIN
Nga
Dije Ferati
Këtu
do i përgjigjem replikës me titull “Dije Ferati, po me Kanunin ç’pate?” nga
publicistit Fahri Xharra i botuar në zemrashqiptare.net dhe në njekomb.com.
Autori shprehet kundër shkrimeve të mia të pakta dhe modeste që vijojnë:
1.
Pse serbët na konsiderojnë si popull çoban të dhive dhe shitës të grave?
2.
Ndërhyrja amerikane për lirimin e fëmijëve të ngujuar në trojet shqiptare
3.
Ismail Kadare dhe Kanuni i jashtëqitjes
4.
A e kontrollon Serbia imazhin dhe mentalitetin shqiptar? I
5.
A e kontrollon Serbia imazhin dhe mentalitetin shqiptar? II
Të
gjitha këto shkrime janë të botuara në radiokosovaelire.com në adresën:
https://www.radiokosovaelire.com/?s=Dije+Ferati
(Kopjojeni në Google.)
Mëqë
zoti Xharra shpreh se radiokosovaelire.com paska bërë keq që ka botuar shkrimet
e mia, dua të shtoj se të gjitha ( jo të gjitha bashkë) janë botuar - me
pëlqimin tim - edhe në media tjera si: gazetadielli.com, zemrashqiptare.net,
botapress.info, floripress.blogspot.com, e tjera.
Në
titullin e zotit Xharra, (Dije Ferati, po me Kanunin ç’pate?) del se sikur
paskam folur për gjëra tjera duke e përmendur edhe kanunin. E vërteta është se
në të gjitha shkrimet e mia, jam shprehur kundër Kanunit. Nuk kam asnjë arësye
tjetër të shkruaj. Jam ekonomiste dhe punoj në profesionin tim. Kam shkruar
sepse nuk kam mundur të mos shkruaj kundër kancerit kombëtar dhe nuk e di se
kur do të mund të ndalem.
Për
t’u përgjegjur në pyetjen e shtruar nga zoti Xharra, po e nënvizoj faktin se
dëshira për t’u shprehur ka filluar tek unë pas një takimi rasti me
bashkatdhetarin Blerim Uka në në një konferencë të një ekonomisti amerikan në
Montreal (Kanada).
Blerim
Uka (ekonomist si unë, por ai ka studiuar në SHBA ndërsa unë në Kanada) është
me origjinë nga Mirdita por i rritur në Shkodër. E ka botuar Kanunin në
nadresën http://kanuniilekedukagjinit.blogspot.com për t’i ftuar njerëzit që ta
lexojnë me kokën e tyre e jo të bazohen në analizat e qëllimkëqinjëve mbi këtë
përmbledhje përrallash të kodifikuara si ligje.
Blerim
Uka (në praninë e bashkëshortes së tij), në një bisedë gjysmëorëshe, më tha: “
Dua që shqiptarët ta lexojnë këtë libërth i cili u dedikohet atyre që nuk dinë
të lexojnë. Është fatkeqësi se ata që i besojnë më së shumëti, pësojnë më së
shumëti. Për shembull, katolikët shqiptarë i shohin emrat Lekë e Shtjefën në
kopertinë dhe emrin Gjergj në parathënie dhe mendojnë se ky është libër ” i
shenjtë” u cili përket veçanërisht. Kadare në vend se të punojë që kanceri të
shërohet, ai nënvizon atë si sëmundje kombëtare...”
Bashkëbiseduesi
vazhdon: “Si ekonomist e karahasoj Kadarenë me Marksin. Marksi e ka përshkruar
krijimin e kapitalit vetëm deri para nivelit të tregut. Aty ndalet! Nuk shkon
më larg. Për shembull, të tregon se si ndërtohet një hotel në qendër të
kryqytetit dhe një tjetër i ngjajshëm në një mal ku nuk ka rrugë dhe ku nuk
shkon askush. Sipas tij, që të dy kanë të njëjetën vlerë sepse që të dy kanë
kushtuar njësoj gjatë ndërtimit. I pari të sjell përfitim ndërsa i dyti të
kushton ta mbash. Përpiqu ta paraqesës (të dytin) si monunment kulturor sa të
duash, nuk e impresionon askënd. Këtu, të dy hotelet nuk e kanë të njëjtën
vlerë sepse tregu nuk ta jep të njëjtën vlerë”.
Këtu
bashkëbiseduesi e ngrit pak zërin: “Sikur Marksi, i cili e përshkruan (vetëm e
përshkruan) një ekonomi pa treg, Kadare e përshkruan (vetëm e nënvizon)
fenomenin e gjakmarrjes por nuk propozion zgjithje. Në të kundërten, e paraqet
problemin si fenomen kulturor i cli do të duhej të mbrohet... nga UNESCO,
ndoshta?!. Gjepura!!!”
(Nëse
e citoj gabimish, e ftoj Blerimin të reagojë publikisht.)
Të
gjitha shkrimet e mia janë argumentative, me përjashtim të atij numër 3 me
titull “Ismail Kadare dhe Kanuni i jashtëqitjes”. Ky shkrim është një
KARIKATURË e shkrimtarit Ismail Kadare në… PROZË. Pra, është një përpjekje për
ta imituar stilin e tij kafkajan (humorin e zi). E paraqes shkrimtarin si
personazh sepse ky shoku ynë i dashur i përdor personazhet fiktive për ta
nënvizuar kancerin si tipar të mentalitetit shqiptar, siç thotë Adrian Sherka
në shkrimin e tij me titull: “A e meriton Ismail Kadare çmimin Nobel?”:
“Pikërisht,
sipas këtyre analistëve, qëllimi i keqbërësve ka qenë që, së pari, t’i mvishen
popullit shqiptar antivlerat e këtij libërthi për t’ia përlyer imazhin në botë.
Së dyti, që mundësisht (sa më shumë që është e mundur!) të binden vetë
shqiptarët, përmes njerëzve që i kanë ngritur si Kadarenë dhe ata që kanë
interes nga krimi, siç janë ndërhyrësit apo pajtimtarët – të cilët në fakt janë
nxitës të gjakmarrjes – se ato antivlera (të cilat shpien në shkatërrim dhe
vetëshkatërrimin e një shoqërie) janë pjesë të identietit shqiptar. Me një
fjalë, u sugjerohet shqiptarëve t’i vënë ato antivlera në praktikë dhe t’i
mbrojnë.”
Duke
i konstatur reagimet e shumëta ndaj shkrimit tim numër 3, e kam hapur faqen
Facebook me të njëjtin titull (Ismail Kadare dhe Kanuni i jashtqitjes) në
adresën https://www.facebook.com/ismailkadarekanuni
Ja
një nga komentet e botura në këtë faqe nga T.T.: “Imagjinoni një gjë: Po te
deklaronte Ismail Kadare se Kanuni i gjakmarrjes nuk ka të bëjë fare me
kulturen shqiptare, siç nuk ka të bëjë me asnjë kulturë njerëzore, ky fenomen
do te zhdukej shumë shpejt nga mentaliteti shqiptar. Në këtë mënyrë nuk do të
kishte në trojet shqiptare fëmijë të ngujusr të cilët nuk mund të shkojnë në
shkollë. Pse nuk ia bën këtë të mirë popullit të vet Ismail Kadare? Sepse është
i fabrikuar nga keqbërësit të jetë kundër popullit të vet mu si Emir
Kusturica!”
E
njëjta pjesëmarrëse në faqen Facebook vazhdon me një fakt:
“Dje
e shkrova nje koment ne faqen e zonjes Besiana Kadare, ne nje nga postimet e
saj ku flet per te jatin Ismail Kadare. E nenvizova faktin se ka shqiptare qe
shokohen kur ajo shpreh adhurim ndaj Emir Kusturices i cili eshte
pro-Millosheviqit dhe kunder pavaresise se Kosoves duke e vendosur nje instert
vulgar te filmit te tij ne rubriken "Shenimet". E kopjova adresen e
kesaj faqeje (behet fjale per faqen në adresën
https://www.facebook.com/ismailkadarekanuni ) dhe e ftova ta vizitonte. Pa dy
oreve, e vizitova faqen e saj. KONSTATOVA SE E KISHTE HEQUR linkun Youtube te
instertit te fimaxhiut te pashpirt Emir Kusturica. Gjithashtu e kishte hequr
komentin tim. Shprejoj se Besiana Kadare e ka lexuar edhe shkrimin e ngjitur ne
kete postim. Shpresoje se do ta lexoje edhe shkrimtari Ismail Kadare”.
Zoti
Fahri Xharra është aktiv në faqen Facebook në fjalë. Ai ka qenë dëshmitar i
këtij shkëmbimi dhe e kupton shumë mirë në serbisht vulgaritetin e shprehur në
insertin në fjalë “Macja e bardhë, maçoku i zi” (Crna macka, beli macor) i cili
është edhe sot nëYoutube.
Pajtohem
plotësisht me zotin Xharra se Prof. Kazuhiko Yamamoto e ka njohur Kanunin
përmes shkrimtarit Ismail Kadare. E ka njohur gabimisht! Nuk e ka njohur si
kancer kombëtar shqiptar por si tipar të kulturës shqiptare. Po ta kishte
quajtur Ismail Kadare kanunin kancer, ky farë Prof. Kazuhiko Yamamoto do të
thoshte se kultura hqiptare, si ajo japoneze është liruar nga kanceri. Eshtë e
vërtetë se në kulturën japoneze nuk ka fëmijë të ngujuar nën pretekste absurde
dhe gratë nuk shiten me groshë, siç e parasheh Kanuni i....
Sa
u përket gjashtë elementë bazë të Kanunit siç janë: besa, nderi, miku, gjaku,
buka, dhe hakmarrja (të cilat i nënvizon Zoti Xharra në shkrimin e tij) jam
shprehur për to në të gjitha shkrimet e mia. Për të mos e cituar veten time
këtu, ja çka thotë Adrian Sherka për njërin prej tyre - për mikpritjen:
“Si
mund të jetë pasuria më e madhe e shumicës së njerëzimit në nivelin e rruzullit
tokësor, siç është shtëpia, jo e pronarit por e … dikujt tjetër? Sado
zemërgjerë që mund të jetë qytetari Ismail Kadaré, kurrë nuk do të pranonte që
shtëpia e tij të jetë e tjetrit! Ju që e njihni personalisht, shkoni dhe
provojeni këtë gjë. Hyni në shtëpinë e tij, qoftë si mik, qoftë si armik (duke
pretenduar se keni të drejta në shtëpinë dhe pasurinë e tij) dhe do ta shihni
si do të reagojë!… Do ta thërrasë policinë!!!
Nëse
nuk gabohem, fjala “kanun”, edhepse me origjine greke, përdoret sot në vendet
arabe me kuptimin “ligj”. Ndërsa fjala “kanunija”, në kuptimin “ligjor”.. Per
miqtë tanë perëndimorë, posa e dëgjojnë këtë fjalë, menjëherë mendojnë në
hapsirën arabe. E vërteta thotë se qytetërimi evropian nuk i ngujon fëmijët e
pafajshëm. Në civilizimin evropian, vrasësi dërgohet me burg dhe familjet
fatkeqe në konflikt e ndihmojnë njëra tjetrën me mirëkuptin sepse që të dyjat
nodhen në një situate fatkeqësie. Vrasja nuk është tipar familjar, fisnor,
krahinor, kombetar... Shkurt e shqip, vrasja nuk është tipar njerëzor!
Derisa
në qytetërimin evropian, toleranca dhe respekti bëjnë pjesë në sistemin e
vlerave, në Kanun gjithçka duhet të shpie në konflikt pastaj në... vrasje. Një
vrasje duhet të shpie në vrasje tjetër. Derisa njerëzit të duhet te zihen për
gjëra koti, atëherë ata nuk mund të merren vesh për gjëra të rëndësishme. Ja
dëmi që i bën popullit tonë një mentalitet i çoroditur!
Shikojeni
këtu një shembull ku do i citoj dy paragrafe të “Monumentit” të kulturës sonë:
§.663.
Kashaten e nyjen miku, mandej i zoti i shpis.
§.664.
Aj zot shpije, qi e njyete kashaten perpara mikut, late 500 grosh giobë.
Askush
nuk e di se sa ka vlerë (ose ka pasur) groshi në raport me ndonjë monedhë
evropiane sepse groshi (fasulja) nuk ka qenë kurrë monedhë në trojet shqiptare
përveç në një shoqëri të imagjinuar nga keqbërësit!!!
Po
të analizohet Kanuni nga një jashtëtokësor, edhe ngjyerja e kafshatës (Neni
§.663) do e shpie në ambientin arabo-afrikan. Në kulturën evropiane, gjatë
ngrënies, sikur përdoret thika dhe piruni. Madje edhe për ta lyer felën e bukës
me gjalpë (në vend publik apo në shoqëri) përdoret thika e jo ngjyerja.
Në
situatën aktuale, një shkrimtar aktivist (mashkull apo femër) nga trojet
shqiptare do të mund ta fitonte lehtë çmimin e komunitetit evropian për liri të
shprehjes - Saharov. I sugjeroj këtij aktivisti ta përgatis një plan për
lirimin e fëmijeve të ngujuar për shkak të mentalitetit të krijuar nga Kanuni i
Gakmarrjes. Ky plan do të mund të përfshinte, ndër të tjera, veprimet që
vijojnë: të bëjjë aleanca më me politikanë, me organe të sigurimit, me media
kombëtare dhe të huaja, me përfaqësitë e huaja diplomatike në trojet shqiptare
dhe me deputetë në parlamentin evropian nga të gjitha vendet e mundshme. Këta
të fundit e votojnë laureatin për çmimin Saharov.
Nuk
duhet harruar aleanca me klerikë të të gjitha feve tona: me hoxhën, pastorin,
priftin, shehun... (i paraqes këtu sipas radhës alfabetike). Besoj se asnjë
prej tyre nuk ështe indiferent ndaj ngujimit të fëmijëve.
Veprat
e shokut Ismail Kadare mund të shërbejnë (në këtë rast) në mënyrë pozitive
sepse ai e ka bërë të njohur fénomenin në Evropë duke e nënvizuar... si Marksi
kaptalin. Gjithashtu shkrimet e aktivistëve kundër gjkmarrjes disa prej të
cilëve i kam cituar në këtë replikë (Blerim Uka, Adrian Sherha e ndoshta edhe
shkrimet e mia) mund t’i shërbejnë eventualisht si anë tjetër e medaljes. Për
të thënë se egziston një lëvizje në trojet shqiptare e cila mendon se
mentaliteti mesjetar nuk na ka hije sot e as që është në interesin tonë.) Por,
ne nga Amierika e Veriut, si Blerim Uka dhe unë, vetëm mund të shkruajmë por
nuk kemi mundësi të rregullojmë raste konkrete që të ketë efekt kuptimplotë për
t’i bindur deputetët evropianë.
Shkrimtari
aktivist, siç e parafytyroj unë ( pasi e bën një planifikim për veten e tij në
fillim) vepron. Pastaj shkruan se si ka vepruar. Nuk e bën të kundërtën! Për
shembull, shkon ta lirojë një fëmijë të ngujuar duke kërkuar ndihmë nga të
gjithë ata që mund të ndihmojnë në zgjiddhjen e problemit. Paralelisht, shkruan
afërsisht si në ditar. Shkrimi mund të jetë argumentatif apo letrar. Apo një
kombinim i të dy stileve me qëllim që leximi të jetë më i këndshëm.
Paralelisht, shkrimet mund të botohen në media të ndyshme me qëllin edukimi apo
vetëdijësimit .
Një
libër i tillë do ta bënte njerëzimin më të mirë. Populli ynë do i jipte një
kontribut Evropës, në vent se të mbetet vetëm barrë, pikë e zezë apo kancer.Me
marrjen e çmimint të bashkësisë evropiane për liri të shpreghjes, libri do të
përkthehej në shumë gjuhë dhe do të lexohej në mbarë botën. Do të ishte një
kontribut për njerëzimin dhe një shembull i mirë.
Më
vonë, i njejti aktivist-autor mund ta fitojë edhe çmimin Nobel për Paqë. Në atë
rast, është e nevojshme të binden deputetët norvegjezë se vepra apo veprimtaria
e kandidatit i jep një kontribut mbarë njerëzimit.(Jo vetëm Evropës!) E bëj
këtë deduktin nga një negociatë që e bëra vitin e kaluar me një suedez gjatë
aktiviteteve të mia profesionale. Kur e kuptoi se isha shqiptare, më tha me të
qeshur: “Deputetët norvegjezë janë të gjithë budallenj por nuk u duhet mohuar
një gjë e mirë. Vetëm një, që e kanë bërë!: Rekomandimi i Nënë Terezës për
Çmimin Nobel për Paqë! Dihet se çka ka bërë ajo për fëmijët e varfër të të
gjitha feve...”
Në
përfundim , e ftoj zotin Xhara ta modifikojë titullin e shkrimit të tij të
ardhshëm. Ja sugjerimi im: “Ismail Kadare - me Kanunin e Lekë Dukagjinit
ç'pate?”