| E merkure, 05.06.2019, 08:35 PM |
15 veçantitë e kombit tonë
Nga
Reshat Nexhipi
Sqarim
Një
fejton voluminoz, pothuajse, me të njëjtin titull, më është publikuar vite më
parë, prandaj, për të mos u bërë i mërzitshëm për lexuesit që përcjellin shkrimet
e mija, po evidentoj vetëm rezimenë e ati fejtoni, me qëllim që të pengoj
plagiatorët, mos e shfrytëzojnë më, siç është vepruar gjer më tani, me disa
pjesë të tij, pa cituar fare emrin tim. Ky veprim i shëmtuar është kryer,
edhepse akoma jam gjallë dhe, mund të merret me mend, se çmund të ndodhë, më
pas. Të filloj tani me temën, elaborimin e së cilës, do ta bëj sa më thjeshtë, për të më kuptuar çdo
lexues, pa marrë parasysh nivelin e arësimimit të tij.
Veçantia e parë
Ska
patur, ska, dhe, as do ketë ndonjëherë, që, nga gjiri i ndonjë populli, të dalë
një femër, siç është Gonxhe Bojaxhiu, e njohur tani dhe përgjithmonë, si
,,Nënë e tërë botës,,. Se sa kjo zonjë e bekuar, na bën krenarë dhe të
veçantë nga çdo popull tjetër, nuk duhet koment më vete.
Veçantia e dytë
Ska shembull që ndonjë shkencëtar i shquar, i një
kombi, të ketë shkruar për kombin tjetër që është më i vjetër në botë,
siç është rasti me akademikun francez Maurico Druon, i cili, këtë
vlerësim, kaqë të lartë, e ka dhënë për
ne shqiptarët, edhepse, me të, nuk na
lidh asgjë, për të na i bërë qejfin. (Infoshqip.Com.12. 04. 2017).
Veçanti e tretë
Ska
rast
që historia e një vendi, të jetë afirmuar aqë tepër me ngjarje dhe
figura të popullit tjetër, siç është rasti me Greqinë, historia e së
cilës, në piedestalin më të lartë të historisë botrore, ka zënë vend me 12
perënditë dhe me herojt e Luftës së Trojës, si dhe me Lekën e Madh, edhepse
i takojnë racës tonë, sidomos i fundit, por, edhe ato, para tij, gjë të
cilën, veç tjerash, e dëshmojnë edhe
disa emra të të tyre puro-shqiptare, siç është emri i Afroditës,
që ska nevojë të sqarohet, ose emri
Trojë që ka të bëjë sipas disave, me fjalën shqipe truall ose tru, sipas të
tjerëve, por sidoqoftë është fjalë e gjuhës tonë.
Veçanti e katërt
Ska
shembull, që, nga gjiri i një populli, siç janë shqiptarët, të kenë dalë 24
perandorë, 7 papë, dhe
,,Babaj,, i kombit (Gariballdi), që të kenë afirmuar ndonjë shtet tjetër, siç është rasti me Italinë, 16 princër të dinastisë Gjika,
me Rumaninë, dinastia 300 vjeçare e Mehmnet pashë Kavallës, me Egjiptin
etj.
Veçanti e pestë
Përveç
Gariballdit, nga gjiri i kombit tonë, kanë dalë edhe tre ,,baballarë,,
të tjerë: Vashingtoni i Amerikës, me nënë shqiptare, Napoleoni i
Francës, me origjinë arbëreshe dhe Qemal Ataturku, të paktën nga njëri
prind, shqiptar. Pra, në damarët e figurave
numër një, në 4 shtete të rëndësishëm, 3
në Europë dhe 1 matanë okeanit, ka rrjedhur edhe gjak shqiptari, gjë që nuk
është rast me ndonjë popull tjetër.
Veçanti e gjashtë
Ska
shembull që, një popull, të ketë
shpëtuar nga vdekja mijra hebrej dhe 20 mijë ushtarë italianë, siç
është rasti me shqiptarët. Për hebrejt dihet, se është shkruar gjerë e gjatë,
por jo edhe për 20 mijë ushtarët e Italisë, që gjindeshin në Shqipëri, të
cilët, me urdhërin e Hitlerit, duhej të pushkatohen, si hakmarrje për
kapitullimin e Italisë, në vjeshtën e v.1943. Populli shqiptar, ata, i shpëtoi
njësoj si hebrejt, duke i fshehur nëpër shtëpitë e veta, ose në mënyra të
ndryshme, edhepse, ata ushtarë, ishin okupatorë të Shqipërisë!.
Veçanti e shtatë
Rrallë
ka, ose ska popull, që të ketë nxjerrë
nga gjiri i tij femra të shquara, siç është rasti me Kleopatrën-mbretëreshë
e famshme e Egjiptit, Teutën-mbretëreshë
ilire, nga e cila u dridheshin këmbët perandorëve më të shquar të Romës, Parashqevë
Qiriazin, e vetme femër në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919 dhe e cila
fliste në disa gjuhë, me çka magjepsi të pranishmit, ose Elena Gjika, e
cila në moshën 15 vjeçare, përktheu në gjermanisht,,Iljadën,, e Homerit,
Shote Galicën, mos flasim për Gonxhe Bojaxhiun e pa zavendësueshme, të
cilën, e përmenda më parë, por që meriton të përmendet në çdo moment kur bëhet fjalë për veçoritë e
kombit tonë.
Veçanti e tetë
Rrallë
ka shembull që disa shtete të jenë çliruar nga njerës, tërësisht, ose
pjesërisht, me gjak të huaj, siç është rasti me
Algjerinë, të cilën nga
spanjollët, e kanë çliruar 4 vëllezër shqiptarë, Amerikën, Vashingtoni,
siç thashë, me nënë shqiptare, Egjiptin, Mehmet Pashë Kavalla,
puro-shqiptar, Italinë, Garibaldi, me
origjinë shqiptare, Turqinë, Qemal Ataturku, të paktën, nga një prind
shqiptar etj.
Veçanti e nëntë
Rrallë
ka rast që nga gjuha e një populli
të huaj, të jetë krijuar emri i
disa shteteve, ose qyteteve,
siç është rasti me gjuhën tonë. Ja
vetëm disa shembuj: Algjeri=gjiri
i artë, Argjentinë=argjend,
Malta=mjaltë, Maqedoni=e madhe, Europa ka emrin e motrës së Kadmit ilir, Italia, emrin e Italit
ilir, Britania, emrin e
Britit, poashtu ilir etj.
Veçanti e dhjetë
(Besa, mikëpritja, dhe trimëria shqiptare)
Sa
i takon besës, për të dihet botërisht, prandaj dhe ska nevojë për ndonjë
elaborim të posaçëm, mjafton rasti i Ramizit i cili nuk pranoi të heqë
litarin nga qafa, vetëm e vetëm se i kishte dhënë besën shokut të vet
joshqiptar, Boros, se vetëm vdekja mund
t i ndajë. Edhe për trimërinë, ska nevojë të zgjatem, mjafton rasti i Adem
Jasharit, ose djaloshit i cili para varrjes kërkoi krër që edhe i vdekur të
jetë i bukur, kurse sa i takon mikëpritjes, mjafton
rasti i moshatarit shqiptar, i cili, para varrjes, pat thënë se kjo
sështë gjë fare për të, në krahasim me
momentin kur mysafirin e
kishte përcjellë pa drekë, se skishte çti japë për të ngrënë.
Veçanti e njëmbëdhjetë
Kjo
nuk ka të bëjë me tërë kombin, por vetëm
me shqiptarët e Maqedonisë. Nuk besoj të ketë rast, që, nga gjiri i një populli, jo shumicë, në një shtet,
të kenë dalë dy nobelistë, siç është rasti me Ferid Muratin dhe Gonxhe
Bojaxhiun, të dy nga Maqedonia,kurse nga shumica asnjë, madje as nga Mëma
Shqipëri!. Veçanti për shqiptarët e Maqedonisë, sipas meje, janë edhe 60-70 mijë votat e tyre për një parti të
kombit tjetër, gjë që ska ndodhur dhe, nuk besoj të ndodhë e kundërta në Maqedoni, ndoshta edhe më gjerë, posaçërisht
në vendet ballkanike, të paktën, në disa dekada të ardhme.
Veçantia e dymbëdhjetë
Kur
jemi te shqiptarët e Maqedonisë, ja edhe një veçanti tjetër, përveç asaj, që,
posa theksova. Ska shtet, i cili, emrin e vet
dhe të kryeqytetit, t i ketë fituar nga gjuha e popullit ,,pakicë,, siç është rasti me
Maqedoninë, emri i së cilës ka të bëjë me fjalën shqipe e madhe, kurse
kryeqyteti i saj-Shkupi, me fjalën ,,shqip,,gjë që dëshmon se kush në këtë
shtet është vendas dhe kush ardhacak. Mos flasim për emrin e tre
lumenjëve më të mëdhenj të këtij shteti-Vardarit, të Shkupit, Dragorit
të Manastirit, dhe Drinit, me emra puro-shqiptare: i bardhë,për
Vardarin, dragua, për Dragorin, dhe dryni,çelsi, për Drinin, ose
për emrat e dy fushave më të mëdha-Pellagonisë dhe Pollogut, që
kanë të bëjnë me fjalën shqipe pellg.
Veçanti e trembëdhjetë
I
kthehem përsëri kombit nëpërgjithësi. Shqiptarët, nga çdo popull tjetër,
dallohen edhe nga historia e emrit të tyre, si popull dhe si shtet,
sepse ka të bëjë me shqiponjën- epitet i mbretit tonë të famshëm-Pirros të
Epirit, i cili jetonte 2400 vite më
parë. Apostrofova këtë veçanti me histori të shenjtë, sepse,
zakonisht shtetet dhe popujt e tyre, mbajnë emra të ndonjë figure historike,
fisi, vendi etj., si p.sh. Amerika mban emrin e Ameriko Vespuçit,
Britania dhe Italia, siç thashë, të dy
ilirëve-Britit dhe Italit etj., mos flasim për emrat e dy kontinenteve-Afrikës
dhe Azisë, të cilët, sipas historianes të shquar Elena Kocaqit, janë
krijuar nga fjalët shqipe: frikë për Afrikën dhe i zi për Azinë!
(shenja është imja, kuptohet pse). Me fjalë
të tjera, ska popull i cili mund të mburet me emrin e vet, sa ne shqiptarët, si ,,Bij të shqiponjave,,
ose shteti, ,,Vend i shqiponjave,,.
Veçantia e
katërmbëdhjetë
Megjithë
këtë histori kaqë madhështore, shqiptarët janë më modestë se çdo popull
tjetër, posaçërisht historianët, gjë
që është edhe një veçanti më vete. E them këtë, sepse, historianët e çdo
populli, nuk lënë gjë pa nxjerrë në shesh, kur ajo shkon në dobi të afirmimit
të kombit të tyre, madje, disa, edhe duke mashtruar, siç është rasti me
historianët grekë, të cilët, me përjashtime të disa prej tyre, edhepse janë të vetëdishëm që Leka i Madh, ka origjinë ilire, e
konsiderrojnë për të vet, duke u bazuar në deklaratën e tij, poashtu të rejshme
për shkaqe politike, të cilat i kam sqaruar në shkrimet e mia të mëparshme. Mos
flasim për 12 perënditë dhe herojt e Trojës, të cilët i përmenda më sipër. Se
sa e tërë kjo flet për modesti, bile të tepëruar dhe në dëm të historisë tonë,
kuptohet vetvetiu.
Veçanti
e pesëmbëdhjetë
Për
të mos më quajtur subjektiv dhe për të qenë i sinqertë, nuk mund të mos
apostrofoj edhe tre veçanti negative për kombin tonë, të cilat, na kanë
sjellë në këtë gjendje të mjerueshme. E
para ka të bëjë me hakmarrjen, për të cilën dihet mjaft, prandaj dhe ska
nevojë të thuhet më tepër. Sa i takon tradhëtisë, do përmend vetëm Moisi Dibrën dhe Hamza
Kastriotin, të cilët dëmtuan tepër kombin, duke tradhëtuar heroin ynë
kombëtar, veprimtari kjo e ndjekur edhe në
të ardhmen, siç është edhe koha më e re.
Fjalën e kam te udbashët tanë,
emri i të cilëve qendron në listë të posaçme, edhepse, unë, ata, i ndaj në dy
kategori: Në njerës që kanë pranuar të jenë të tillë, për të zgjedhur ndonjë
hall, dhe pa bërë ndonjë dëm, dhe njerës,
për të fituar ndonjë pozitë, titull, por duke dëmtuar të tjerët, siç ishte
rasti me ata të Adem Demaçit dhe ca të tjerë, të cilët, kohëve të
fundit,po tregohen patriotë, duke marrë pjesë nëpër tubime të ndryshme, ose duke
botuar libra me përmbajtje patriotike, të cilat, fatkeqësisht, pa probleme, u
promovohen nga ana e institucioneve të ndryshme, pa ua prerë mendja se, në këtë
mënyrë, denigrohen në maksimum. Sa i takon kokëfortësisë, të cilën e
konsiderroj për veçanti negative, do tregoj vetëm vlerësimin që thuhet si
barcoletë: Nëse shqiptari pengohet në
ndonjë gurr, nxjerr revolen dhe e bën copë.
Ps. Kur jemi te veçantitë
negative, nuk mund të mos apostrofoj neglizhencën e intelektualëve të shquar të
Shqipërisë, të cilët, fatkeqësisht dhe
për çudi, po lozin rolin e sehirxhiut ndaj politikës aktuale, e cila, me qëllim ose pa
të, po e kthen ,,Vendin e shqiponjave,,
në monizëm, për të mos thënë në diktaturë,
kur pushteti mbahej përmes vrasjeve, burgosjeve, internimeve, kurse
tani, përmes krimit dhe drogës, fenomen ky i cili po denigron dita ditës një
komb të tërë, kuptohet, edhe ne shqiptarët, në Maqedoni.