| E merkure, 05.06.2019, 08:01 PM |
Zymer Mehani
PSE?....
Pse,
vdekje mizore
Je
kaq djallëzore?!
Pse
je e pam’shirshme
Dhe
e lemerishme?!
Me
atë kosë të prehtë
Pse
kosit çdo jetë?!
Pse,
ti vdekje e ftohtë
Shkretëron
në këtë botë?!
Pse
na bën me lot
Si
dikur, dhe sot?!
Na
merr mëmë e atë
Na
lë shtëpinë thatë?!
Pse,
ti vdekje e rëndë
S’e
kursen askënd?!
Na
merr vëlla e motër
Na
lë thatë në votër.
Pse
s’ke mëshirë dot?!
Na
mbush sytë me lot.
Pse,
moj zonja vdekje,
Jeta
plot përpjekje,
Përpara
s’mund t’dalë?!
Na
merr vajzë dhe djalë.
Pse
si vetëtimë
Përdhe
gjithçka shtrin?!