| E marte, 04.06.2019, 07:00 PM |
Një ngjarje tronditëse në Athinë - 1997
Nga
Albert Z. ZHOLI
Po
shkoja në punë, kur në metronë e Athinës dëgjova një bisedë shqip. Ishin dy gra
shqiptare. Me to qe edhe një djalë i vogël. Fëmija po i pyeste gratë për
stacionin e autobuzave që të çonte në Kakavijë .Kur isha larguar ca, u pendova
që nuk kisha ndërhyrë për të ndihmuar të voglin. Sepse edhe gratë më ngjau se
po nguronin. Dola nga metroja. E pashë përsëri. Ai rrinte i mbështetur pas një
shtylle metalike semafori. Iu afrova, i shpupurita flokët e pakrehura dhe e
përshëndeta shqip. Ai ngriti kokën dhe më pa me përçmim. I thashë se mund ta
ndihmoja për atë që kërkonte. Por përgjigja ishte e rrufeshme. Mund ta ndihmoja
më mirë po të largohesha prej tij! Bëra sikur ika. Pastaj u ktheva prapë. Nisa
t’i shpjegoj se jam një shqiptar i thjeshtë dhe se e dëgjova aty pari që i
kishte pyetur të dy gratë për stacionin e autobuzave.
-E
di ti?- më pyeti ftohtë.
-Natyrisht,-ia
ktheva.-Kam ardhur dhe kam ikur disa herë.
Po
ti pse vetëm?
-
Kështu është një punë…- ma ktheu evaziv.
-
Epo,…- thashë për të mos e trembur me kuriozitetin tim.-Por tani është shpejt
të nisesh. Autobuzat zakonisht nisen në orën 8-9 të darkës. Deri atëherë … Do
të ulemi këtu?- e pyeta pastaj duke i treguar ca karrige të një lokali ku
shërbehej edhe jashtë.
-
Pranoj me ngurim. Por me sa dukej ishte tepër i lodhur. Nuk mund të përballoja
ngashërimin. I thashë se unë për vete do të merrja një kafe, kurse ai mund të
porosiste ç’të donte.
-
-Do një sanduiç?I bëjnë të çastit…
-
Nuk ju shmang tundimit…
-
Ky fëmijë më tregoi më pas gjithë “aventurën” ogurzezë të tregëtarëve të të
miturve. E kishte gënjyer së pari një burrë nga lagja e tij. I kishte premtuar
se sa do ta shpinte në Greqi ku do të bënte një jetë përrallore përmes lodrave
e ushqimit të bollshëm. Por edhe sikur të detyrohej të bënte ndonjë punë të vogël,-
kishte shtuar tregëtari,- ai ishte i sigurtë se e bënte lehtë. E joshi. Lanë
një vend ku duhej të takoheshin të nesërmen në mëngjes dhe, pasi e hypën në një
makinë ku gjeti dhe dy bashkëmoshatarë të tjerë, u gjendën natën në Greqi.
Athina e kishte magjepsur me dritat e reklamat e shumta. Pastaj,…pastaj e
detyruan të lypte. Madje edhe e goditën. Lypte gjithë ditën dhe fitonte jo më
pak se 10-15 mijë dhrami. Të gjitha të hollat ia merte “miku”. Atijë i jepte
ndonjë bërxollë apo koka-kola sa për të shuar etjen. Kjo punë zgjati dy vjet.
Familja e tijë ka dhënë alarmin. Rastësisht e mësoi këtë nga një shoku i tijë.
Malli, jeta e rëndë, gënjeshtrat e “mikut” bashkëlagjas e mbushën kupën…
-
-Sot do të iki,- tha me dëshpërim e me ca sy të mrekullueshëm të mbushur me
lot,-ai më di në punë…
-
E mora me vehte për ta pasur të siguruar. Mbasdite vonë e çova në stacionin e
autobuzave të Athinës, ku do të nisej për në Kakavijë. Ja besova një të njohurt
tim. Mund të binte pre edhe në momentin e nisjes…