| E hene, 03.06.2019, 08:01 PM |
Poeti
Neki Lulaj në selinë e Vatrës në New York
Neki Lulaj
Nën
qiellin e Bostonit
Mbresa nga një fluturim
në qiellin e Bostonit
M'u
duk vetja si një shqiponjë në fluturim
Nëen
një qiell ku ndrin shpirti konician.
Sikur
dëgjoja Nolin në një meshë për shqiptarinë
Sikur
takoja mikun tim poetin fjalëartë.
M’u
duk se dëgjoja delegatët e parë të “ VATRËS”
Me
sytë të lotur nga mbrothësia e kombit.
E
fort më rëndoi në çast pesha e vërtetë e fjalës.
Teksa
fluturoja në qiellin e kaltër të Bostonit.
Po
vija nga vise të largëta ku më përcolli pranvera.
Po
sillja të fala nga Kosova me dritë bajraku.
Me
qindra ortekë dashurie buronin tek zemra.
Në
avionin krahëçeliktë sikur ndizja zjarr oxhaku.
Po
sillja urime odash dhe urata nga një nanëloke,
Bostoni
po më jepte fjongo të kuqe krenarie.
Oo,
mund të shetisja në sa e sa qiej bote
Po
Bostoni mbetet kryeëndrra më dritë fisnikërie.
NË SELINË E VATRËS
(Me rastin e
110-vjetorit të gazetës „Dielli“)
Erdha
në Vatër te ju, o Orakujt e mi..
Ta
ngroh shpirtin e të zgjoj vite lavdie
Në
VATËR çdo fjalë më merr rrezatim të ri
Këtu
ndiej erë djerse e dritë shqiptarie.
E
dua fjalën dhe testament na lanë.
E
prek sot dheun ku mbetën eshtra
Sikur
ndizen qirinjtë për mentarë
bimë
e fjalës rimbillet nëpër breza.
Në
odat Vatre bëhem Bacë thinjëbardhë
Në
dyert e saj sikur jam në një faltore
Ja,
këtu është dritë Fakultetit shqiptar.
Këtu
gurron fjala e artë arbërore.
Erdha
në Vatër te orakujt e mi të lashtë
Të
çmall veten e të rinoj fjalën dhe besën
Gëzoj
me vatranët e Diellit kombëtar
Këtu
marr aroma atdheu si lulet e pranverës.
Erdha
në Vatër ta ngroh hapin dhe shpirtin
se
koha kurrë ketë qendër se venit aspak.
këtu
shumë mendje artë prekën mërgimin
Këtu
bëhen diell rrezet e diellit kombëtar
STATUJA E LIRISË
Derdhen
rrezet mbi syprinën e oqeanit madhështor
E
mbi krahët e pulëbardhave arratisen mendime
Me
anije drejt perëndeshës etruske Feroniame lundrojmë
Ajo
me pishtarin në dorë i drejtohet perendive.
Fjalët
e mia pranë saj më bëhen currilë
Valët
e oqeanit përplasen mbi kuvertë në anije.
E
vargjet m’i merr dallga, sikur i përpin
Si
i ofrohem perëndeshës me flatra lirie.
Ajo
ngjyrë jeshile i mbijeton historisë
Në
ishullin më të njohur është parajsa e tokës
Na
pret në Islandia Perëndesha e Lirisë
Sa
drita syri pret e përcjell pararoja e botës.
Ajo
dritë është kurora e rrugës drejt lirisë.
Ajo
është porta që na vë në dritë rrëzëllimi
Qëndron
krenare para njerëzve sypërpirë
Ju
thotë vizitorëve me bujari: “Mirë se na vini!”
NË VATËR
Më
thanë mirë se erdhe edhe lulet në Vatër
Me
petalet e hapura të kthyer kah qielli
Me
madhësinë e zemrës sa qielli I kaltër
Ne
Vatër më pret Editori i gazetës “Dielli”
Shkëlqejnë
sytë e tij si dielli mbi thepa
E
prilli përkund mbi bisqe data historike
Mendja
me kullot si dhentë te bjeshka
Fotot
e një shekulli paskan testament drite
Dëgjoj
në radio këngët e vjetra të vatranëve
E
mbi tryezë shoh numrat e gazetës „Dielli“
Çapisin
rrezet që nga 110 vite krenare.
Si
rreze dielli a si yje të afërt nga qielli.
Shkrihem
në gaz e mall me mikun e vjetër
E
ai shetit si Ciceroni në ketë Jubile të artë
Vatranet
i dolen gjithëmonë ne krah të atdheut
Dhe
kur përpelitej në tokë nga kucedra gojëzjarr
Shoh
një foto mes dy orakujve Nolit e Konicës
Hapërojme
në Arkiv si gjurmë në zjarre.
Shfletojmë
numrin e parë të gazetes me shkronjat e dritës
Testament
i Diellit në këtë Ambasadë shqiptare...