| E diele, 02.06.2019, 11:03 AM |
Rrethanat
e përgjithshme dhe veprimet e Batalionit
“Qenan Ibrahimi”, të UÇPMB-së, paraprirëse të Betejës së Rahovicës
Nga
Skender Jashari
Më
12.05.2001, në Luginë të Preshevës, ndodhi edhe një ngjarje sa e
dhimbshme, aq edhe e lavdishme, por edhe pa harruar anën e errët të saj. Jemi mësuar të
dëgjojmë përralla apo gjysmë të vërteta për Luftërat
tona për Liri, duke tentu në lavdërim të vetes të bëjmë
Histori të rrejshme. Për mua, historia nënkupton përshkrim sa më real i ngjarjes, duke larguar çdo emocion, interes, ndikim, frikë
etj. Edhe Lufta e Rahovicës, e majit 2001,
deri më sot është glorifikuar vetëm si ngjarje historike, duke i fshehur
çdo gjë që do duhej ta bënim kritikë ndaj vetes- kështu shkruajtën zakonisht ata
që nuk morën pjesë me mish e shpirtë në këtë Betejë! Duke qenë se isha
edhe vetë dhe disa anëtarë të
familjes time, si pjesë e
kësaj Lufte, këtu do përshkruaj Bejetën e Rahovicës.
Fshati
Rahovicë, ishte jasht Zonëssë Sigurisë Tokësore( shkurt ZST), e njohur si 5 kilometërshi i caktuar me
Marrëveshjen e Paqes së Kumanovës. Ky fshat ndodhet në
pozitë të tillë
gjeostrategjike, që ia determinonte
edhe fatin në shumë ngjarje historike, ashtu edhe në
atë të UÇPMB-së.
Rrethanat
politike globale dhe rajonale, që
nga shkurti 2001, ishin të tilla,
që kërkohej vazhdimisht
armëpushime, ndalime luftimesh,
ndalime sulmesh të armatosura,
pozicionime e ripozicionime a shtim
forcash në terren, etj, nga palët
ndërluftuese. Kjo në fakt nuk
respektohej as nga forcat serbe,
por në një masë nuk respektohej as nga ne! Edhe pse pala serbe,
paraprakisht kishte deklaruar se
do përmbahej nga ofenzivat, e më pas edhe
pala jonë, të njejtën kishin deklaruar, që do i jepnin përparësi negociatave. Edhe në
negociata, pala jonë, nuk ishte unike, ajo ndikohej më shumë nga partitë politike të Kosovës, sa që edhe konfrontoheshin qëllimisht mes vete, madje
edhe në dëmë të Interesit Kombëtar të Luginës së Preshevës. Madje Komandanti i ZOP-së, ishte pro marrëveshjes dhe negociatave, derisa
Komandanti i ZOM( Zonës Operative të Medvegjës), ishte i vetmi që ishte kundër,
por ishte për vazhdim të luftës për liri, ndërsa në Betejën e Rahovicës, de
fakto komandanti i ZOP-së veproi të
kundërtën.
Raportet në mes
Zonave Operative të
UÇPMB-së, ishte tepër e
tendosur, madje kishin edhe interferime
dhe konflikte politike mes
partive politike të Kosovës dhe
të Luginës së Preshevës, që ishin transferuar në Luginë të Preshevës,
madje edhe gjatë luftimeve këto klane i lanin hesapet mes vete. Partitë
politike të Luginës së Preshevës, dy më
të mëdhat, interferonin dhe armiqësonin edhe më shumë klanet e ushtarëve
në ZOP. Koperimi dhe kordinimi në
aspektet ushtarake dhe njerëzore,
mes Bukocit me Shoshaj të Epërme,
Bukocit me Gosponicë, Shoshajës së
Epërme me Gosponicë, Muaxheres me Shoshaj të Epërme dhe
Gosponicë dhe anasjelltas, ishin të
tendosura, disa herë kishte incidente,
madje edhe kërcënime e deri edhe konfrontime me mundësi
shkrepje armësh nga disa individ! Bukoci ishte vazhdimisht
lojale ndaj Muaxheres, ku qëndronte Shpëtimi!
NATO
dhe Bashkimi Europian, ia kishin dhënë
dritën e gjelbërt që më 24
maj 2001, Ushtria Jugosllave, të
hynte në
ZST. Derisa faktori ndërkombëtar,
kishte kërkuar vazhdimisht që ne(
UÇPMB), të largoheshim përtej ZST.
Komanda
e Zonës Operative të Preshevës( ZOP-së), pohojnë gjoja që më 7 maj 2001, në Konçul, është mbajtur
një mbeldhje e Komandantëve të Zonave dhe të Brigadave,
ku pos tjerash pohohet që
janë marr vesh, që
e gjithë vija e
frontit të shtyhej përpara! Ky takim
mohohet nga disa eprorë të tjerë.
Në prapavijë mund të nuhatja, edhe që Zona Operative e Bujanocit( ZOB), kishte marr Tërnocin e Madh( fshati më i madh i Bujanocit, i cili gjendej
jasht ZST-ës), por edhe shkaku i konfrontimeve
me Zonat tjera; si dhe mos dorëzimi i
luftës pa i dhënë një “lavd” më shumë ZOP-ës. ZOP besoj që
në kokë më vete, vendosi të hynte në
Betejën e Rahovicës, pra pa Brigadën 115 “Mjekrra”. Gjith territorin
që kishim UÇPMB, ishin brenda ZST( pra brenda 5 kilometërshit). Pas Betejës së
Rahovicës, do propagandoj Komandanti i ZOP-së dhe klika e
tij, që janë tradhëtuar nga Zonat tjera Operative të
UÇPMB-së, por që realisht nuk kishte
tradhëti nga Zonat tjera.
Serbia
nga Beteja e Rahovicës, kishte shumë më
shumë përfitime, si politike,
ushtarake, qoftë të menjëhershme apo
të më vonshme!
Batalioni
“Qenan Ibrahimi”, i stacionuar në fshatin Bukoc, të komunës së Preshevës,
kishte pozitën strategjike, gjë që edhe Serbia kishte disa forma lufte kundër kësaj baze. Situata
në Bukoc, ishte aq e tendosur, e rrezikshme, që nga janari 2001: sa që disa dhjetra herë, tradhëtarët të veshur me uniforma të UÇPMB-së, na gjuanin pas shpine për t’na vrarë, madje
gjuanin edhe luftëtarët tonë në Shoshaj të Epërme; kishte numër shumë të madh
të propaganduesëve të propagandës serbe në radhët tona, në Bukoc; kishte
spijun të shumtë, madje edhe të
tillë që hapur na thonin; dezertorët lirshëm iknin
nga vijat e
betejës; luftëtarët e dalluar
sulmoheshin fizikisht, madje një rast dy luftëtarë të vërtetë janë sulmuar fizikisht
nga disa pjestarë të Grupës së Territ dhe Fehmi Shaqirit;
spijunët me në
krye nipat e Njazi
Kishës me radiolodhje të Serbisë
operonin lirisht në Bukoc; propagandues
të islamit të dirigjuar nga Serbia, të
cilët edhe tradhëtonin ushtarët e vërtetë; vjedheshin dhe
fsheheshin armët nga disa “hajna” të cilët dirigjoheshin fshehtësisht
nga Serbia; pseudopatriotët( në publik
të njohur si patriot), nuk visheshin ushtar, sepse
kërkonin të bëheshin
komandanta; etj etj.
Shteti i Kosovës dhe shteti Amë, qëndronin
krejtësisht pasiv!
Patriotët
( gjegjësisht pseudonacionalitët) e
njohur nga Lugina e Preshevës, të gjithë
që i njihja nga komuna e Preshevës, që
ishin strehuar a jetonin në Kosovë, në vendet perëndimore( Zvicër etj), pos
telefonatave moralizuese ndaj
familjes time, asgjë s’bënë në
lidhje me Betejën e Rahovicës!
Betejën
e Rahovicës e bëri Brigada 113” Ibrahim Fejzullahu”, më sakt batalioni “Qenan Ibrahimi”, i stacionuar në
Bukoc, derisa vetëm nga disa eprorë dhe
ushtar të Shoshajës së Epërme është përforcuar( madje disa prej tyre me ardhjen në Rahovicë, kanë qëndru në pushim në familjet e tyre!). Ky Batalion, para ardhjes së nipave të Njazi Kishës, si dhe para ardhjes
si komandant i këtij batalion, të
Shaban Ukshinit-Territ,
kishte nga 130 e më shumë ushtar
vullnetar, kishte mbi 70 % luftëtarë
që ishin të gatshëm për luftë- kishin
moral të lartëushtarak, mirëpo në vazhdimësi
agjentët e Serbisë, por edhe mos
përvoja dhe keqsjellja e Territ, Fehmi
Shaqirit( si komandant i Policisë Ushtarake
për Bukoc), Shpëtimit si komandant i ZOP-së, Lulzim Ibishit(
zëvendëskomandant i ZOP-së), bëri që ky batalion me rastin e
nisjes së Betejës së Rahovicës, të
mos kishte as 80 ushtar. E për më keq, pasi në
detaje i njihja ushtarët
e Bukocit, sidomos për
trimërit, guximin, profesionalizmin
etj të tyre, prej 80
ushtarëve, nuk nxjerrja më shumë se 10
ushtar të dalluar në beteja.
Artileria jonë e
stacionuar kryesisht në prroje, në atë
nuk llogaritja as unë e as shokët
në asnjë ndihmë.
Madje topat pa dridhje(
75mm), as nuk na lejoheshin nga eprorët tonë, që t’i merrnim për të
gjuajtur direkt në caqet serbe, por me këto armë, gjuanin
fushat kot( shkaku i kësaj kisha hequr
dorë nga përdorimi i topave padridhje)!
Njejtë edhe për mitrolozët e rëndë, që
më 12.05.2001, u soll një DSHK (
12.7*108mm) në Brijë, por nuk
shkrepi asnjë fishekë, më parë
kisha hequr dorë edhe nga mitrolozët
e rëndë, sepse nuk më lejohej ta vendosja
në një maje mali prej nga do mundja të gjuaja Brijën, Pishat e
Shoshajës së Epërme, Pyllën, Bërdhogjet dhe
rrafshin e Luginës( të
gjitha këto më së largu 1700metra!).
Madje
duke patur parasysh që ky
Batalion, kishte tashmë dy pika
frontale me forcat serbe, atë të
Brijës( ku kishte të përqëndruara 6 deri
9 tanke-varësisht nga koha, dhe
nga 3 deri 5 BMP( praga), pos
tjerash edhe makineri më të lehtë- me rreth 60-90 ushtar serb, derisa
thuhej që numri ishte shumë më i madh!), por edhe pikën
e Pyllës( që ishte pikë më e dobët
për nga forca armike, ku
ishtin disa makineri të blinduara, me
rreth 30 ushtar, edhe pse
thuhej që kishte disa qindra!).
Madje
të shtunën( 12.05.2001), paradite në pligonin e ngritjes së Flamurit, Komandanti i ZOP-së,
na mbledh ushtarët, duke na konfirmuar
thyerjen e Pyllës, Brijës dhe
pastaj hyrjen në Rahovicë. Aty i
strukturoi ushtarët, sidomos në përdorimin e disa armëve antitank, kam pa që disa RPG-7,
i kanë marr gjoja t’i përdornin disa
spijun, bashkëpunëtorë a agjentë të Serbisë.
Gjatë
kësaj kohe rigonte shi, dhe kishte
baltë. Në ora 14:00 ishim pozicionuar
ushtarët në pikat ku do sulmonim.
Njësia
e Shpëtimit( Komandantit të ZOP-së)
kishte detyrë thyerjen e Pyllës( shih numrin 8 në hartë).
Njësia
e Territ, ku isha edhe unë, kishim për detyrë
thyerjen e Brijës( shih
numrin 6 në hartë).
Njësia
kah Penda e Rahovicës, ishin në sigurimin e
korridorit të Pendës së Rahovicës-shih numrin 9 në hartë!
Harta 1: Harta paraqet
forcat ndërluftuese: 1. Pozicionet e përkohshme të forcave tona, në Brijë; 2. Pozicionet e
përhershme të forcave tona në Brijë;3.
Pozicionet e forcave armike
në Brijë; 4. Pozicionet tona në
Pyllë; 5.Pozicionet e forcave armike në
Pyllë; 6.Sulmi nga Përroi i Tërdhave, e komanduar nga Komandant Terri; 7. Gjuajtjet ballore, nga Brija; 8. Sulmi i forcave
tona në Pyllë, i komanduar nga Komandanti i ZOP-së( Shpëtimi);
9.Korridori kah Penda e Rahovicës; 10. Korridori kah Prroi i Markut nuk sigurohej nga
asnjë forcë e jona.
Forcat serbe
në Brijë( shih numrin 3 në hartë), pastaj forcat serbe
në Pyllë( shih numrin 5), dhe
baza më e fuqishme e forcave
serbeBërdhogjeve ( që praktikisht
kishte rreth 10 tanke, 4-5 BMP e
disa makineri tjera, ishin që të treja
këto, që fshatin Rahovicë e kishin
si në pëllëmbë të dorës. Ndërsa së paku,
duhej thyer patjetër
pika e Pyllës, e pastaj të hyhej me rrezikim tepër të lartë
në fshatin Rahovicë. Pika e Bërdhogjeve na thuhej që do
sulmohej vazhdimisht nga Gosponica dhe nga Muhaxherja-gjë që nuk
ndodhi! Derisa Norça, do merrej nga
Muaxherja, e udhëhequr nga Lulzim
Ibishi- por që nuk ndodhi!
Në
Rahovicë, komanda e ZOP-së,
na thoshte që kishim 750 armë, pra nënkupto 750 ushtar që do na bashkoheshin.
Ne ushtarët që ishim mësuar
të shihnim realitetin në beteja, nuk besonim që do na bashkoheshim
më shumë se disa dhjetra ushtar, prej tyre shpresonim të gjenim afër dhjetë
ushtar të dalluar, e që gjejtëm rreth 5 civil të moshuar që u dalluan si luftëtarë.
Në
njësitë tonaishin nga 10 deri 14 ushtar
që do sulmonim, situatë e tillë ishte
edhe në njësinë time( tek Prroi i
Tërdhave- shih numër 6 në hartë). Shifër kjo qesharake.
Shpëtimi na informoi që në 14:55, bëhuni gati për hapje të zjarrit. Në njësinë time
kishim disa ushtar të dalluar dhe
disa të dyshimtë! Si Shpëtimi
edhe Terri, kërkuan që të dëgjonim
patjetër urdhërat e tyre e të mos
bënim asgjë pa urdhër të tyre. Në Njësinë
e Shpëtimit, ishin pothuajse të gjithë të dyshimtë( sipas bindjes time!).
Në vijën ballore të Brijës ishin edhe
disa ushtar tonë, që kanë
qenë në roje, por të cilët do duhej të vazhdonin gjuajtjet
nga aty( kryesisht përbënë njësinë ballore, shih numrin 7 në hartë). Grupi i Brijës, në prroin e
Tërdhave( shih numrin 6 në
hartë), prej nga na thuhej që do
ngjiteshim kodrës përpjetë. Kemi hy
rreth 300 metra dhe jemi ndaluar aty, Terri nuk kishte leje për më poshtë. Në ora 15:00 u ndëgju gjuajtja e Shpëtimit në Pyll, nga
grupa jonë, u gjuajtën disa
predha( rreth 12 copë) me top dore( 40mm), në hiperbol, duke mos pa asnjë objektiv, derisa asnjë fishekë nuk e kemi gjuajtur. Filluan gjuajtjet edhe
të artilerisë tonë( prej Prroit të Bukocit),
që afërsisht i afroheshin pozicioneve reale të forcave serbe. Forcat
serbe u kundërpërgjigjënme BMP, DSHK dhe
me M84, e pastaj edhe me tromblona dhe
mortaj 60mm, nga kjo kuptova që ishim disa qindra së paku rreth 250 a më shumë
metra larg tyre. Disa herë bënin
lëvizje grupa jonë, gjegjësisht disa ushtar dhe Terri, duke dal rreth 10-15 metra para nesh dhe ktheheshin e thonin :” jemi duke i pa
shkijët janë afër”! Shkaku që
kisha pushkomitroloz M84( 7.62*54 Rmm) dhe
Velaja kishte RPD 69( 7.62*39mm), kërkuam
nga komandant Terri që të gjuanim
apo të dilnim në krah, nga mund të gjuanim- na u refuzu! Me
asnjë armë tjetër ne nuk
kemi gjuajtur-sepse nuk na u leju, e as
të lëviznim përpara a të ngjiteshim
shpatit.
Ashtu
në përru kemi qëndru më shumë se 2 orë,
deri në ora 16:45 afërsisht( veçse u lagëm
tërë trupin nga shiu, i cili më pas
u ndal fare). Nga pika frontale e
Brijës, ishin shkrepur 6 predha RPG-6 si dhe disa
refale armësh antikëmbësorike.
Një predhë RPG-7, ishte shkrepur nga
Apaçi( por i cili kishte pësu lëndim të
timpanave të veshëve nga krisma, pastaj predhat tjera i kishte shkrepur
vëllau im, derisa një djalë i Uglarit
zakonisht kishte gjuajtur më pushkë
automatike). Nga kundërpërgjigja, tromblonat e forcave serbe, kishin dëmtu kondakun e
pushkomitrolozit të vëllaut tim, derisa kishte gjuajtur me RPG-7.
Në
Pyll, Shpëtimi ka gjuajtur me ambros, e
pastaj janë dëgjuar disa dhjetra gjuajtje shoqëruese, vazhduar edhe me disa detonime të rënda të
topit të dorës( 40mm), derisa janë dëgjuar
kundërpërgjigjet e forcave serbe
me DSHK( Gulinov) dhe M84 etj.
Nga
Shoshaja e epërme, Gosponica, Muaxhera asnjë
gjuajtje nuk ishte bë, së paku nuk
dëgjohej asnjë, e që më pas u vërtetu që asnjë nuk kishte vepruar.
Në
ora 16:45, u kthyem mbrapa nga Prroi i Tërdhave, duke qëndruar për pak kohë
tek Brija( në pozicionet tona), pastaj
duke kaluar tek kryqi i “Lakut të Madh” në përroin e
Bukocit( ku ishte pozicioni
i mortajës tonë 82mm dhe një 60mm).
Arsyeja e tërheqjes thuhej që me rënijen e
natës do risulmonim në drejtim tjetër. Në atë çast, na
konfirmohet urdhëri:” po hyjmë në Rahovicë!”, të cilën Terri e tha, pasi komunikoi në radiolodhje me Shpëtimin.
Gjatë kësaj kohe, bisedonim, mes
tjerash edhe për mos angazhimin e asnjë
fshati tjetër( as Shoshajës së Epërme, Gosponicës, Muaxherës). Terri tha një fjali të çuditshme:” unë po hy por i gjallë nuk
kthehem!” E njihja shumë mirë
sesi sjellej në
raste luftimesh ky eprorë,
prandaj ishte e
habitshme për mua fjalia e tillë. Në nisjen për në
Rahovicë, u bëmë 14 pjestarë në
këtë njësi.
Duke e pa
fjalinë e Territ; duke e pa që nuk thyem pikën e Brijës( madje dukej
shaka kjo punë, unë kisha hy me shpresën që
do më mundësohej të gjuaja sa
më shumë!); nuk ishte thy as pika e
Pyllës( që patjetër së paku kjo do duhej
të thehej); kuptova që ishte tradhëti.
Në
fshatin Rahovicë, kishin hy paraprakisht
fshehtaz një grup( Grupa e cila qëndronte
tek Shkolla e Bukocit), e cila
njihej plotësisht si një grup e
luftëtarëve turist, të dyshimtë shumica
prej tyre për lidhje me Serbinë, që në
asnjë rast nuk ishin përfshirë në beteja, që ishin edhe frikacak, por që ishin besnik të
Shpëtimit.
Më:20.05.2019
Skender
Jashari i burgosur politik nga EULEX, për
rastet e sulmeve kundër policisë
dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim
është pjesë e marrur nga
punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master
drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.