| E diele, 02.06.2019, 10:58 AM |
Sabina
Darova, lindur me 19.02.1967 në Shkoder, rritur ne Kruje. Mbaruar studimet per
gjuhe e letersi ne Tirane, 1993. Jetoj ne Itali prej 1994 ku punoj si
mediatrice kulturale prej 20 vjetesh, Fituese e çmimit Torino film festival me
tregimin” T’i mesosh dashurinë ajrit”. 2017. Fituese e çmimit te dyte ne
konkursin e organiziuar nga Shtepia
Botuese e Universitetit te Mantoves me tregimin “ Shtepia e askujt”. 2017.
Vendin e peste ne Konkursin e organizuar nga Shtepia Botuese Torineze me
tregimin “ I gjithe faji eshte i qiellit”, 2018
Publikime
periodike ne portalet “ Dritaria online”, “ Albmendimi art”. “ Galaktika
Poetike Atunis”
Collaboratrice
di” Albania News”, portale per Diasporen shqiptare ne Itali. Publikime: Drite
ne lekure, 2019. Permbledhje poetike;
Flake
në qilar,2018.
Perkthim
ne shqip “ Aventurat e Florit” te Amazona Hajdaraj. 2019.
Perkthime
ne italisht poezi te Hamdi Meçes, Dhimiter Pojanaku, Xhabir Tabaku, Eloi
Xhoi. Haiku të Ylli Demnirit,
Presidente
e shoqates kulturore “Alb Art” e organizuese te mjaft takimeve me piktore,fotografe
e shkrimtare shqipetare me banim ne Itali, Shqiperi dhe Kosove me qellim
promovimi i artisteve shqiptare.
SABINA DAROVA
HAIKU
Çantë
e kuqe
udhëton
mbi shpinë distanca
rrahjet
kush di t’ja masë?!
Ecin
plepat pranverës
mbathur
pantofla pushbardha
ajri
çmëndet nga puthjet.
Mollës
i hyri krimbi
e
hëngri nga pak.
...i
la ngjyrën.
Tenxherja
e rrëzoi kapakun
dhe retë
morën
dhenë.
Në
bar, filxhanin e kafesë
e
marrin nëpër gojë
lugët...