| E diele, 02.06.2019, 12:08 PM |
TENDA E BARDHË E SHKRIMTARËVE
OSE
LETËRSIA DHE LUFTA
(Nga
ligjërimet për të vërtetën)
Nga
Prend BUZHALA
A
duhet ta kemi edhe ne DITËN MEMORIALE PËR SHKRIMTARË?
Sa
e sa krijues i kemi që kanë qenë të burgosur apo të përndjekur.
Sa
e sa të tjerë të pushkatuar nga regjimet komuniste ose nga regjimet pushtuese.
Sa
të tjerë na i mori lufta e fundit.
Sa
e sa janë që u ishte ndaluar publikimi e botimi, që u janë konfiskuar e djegur
shkrimet e bibliotekat...
Ku
është memoriali i përbashkët shkrimtarëve të mëdhenj?
Ku
është memoriali i përbashkët i shkrimtarëve të martirizuar, të pushkatuar, të
burgosur, të ndaluar e të dëbuar?
Në
SHBA shënohet Dita e Përkujtimeve e Shkrimtarëve në një tendë të bardhë në The
Mall in Washington, D.C. afër Memorialit të Veteranëve të Vinetnamit. Tenda hap
derën e saj, dhe i thërret veteranët e luftës të rrëfejnë ngjarjet...
1.
Edhe
ne duhet ta kemi jo vetëm një memorial të përbashkët, por edhe një ditë nderimi
për ta, për vetveten, për letrat tona.
Sa
e sa shkrimtarë ishin mu në vorbullat e luftës, ndonjëri ndër ta edhe vetë
luftëtar.
Ishin
në shtjellat e dhimbjes së të dëbuarve, që flinin nëpër pellgjet e shiut e të
baltës...
Tubimet
e shkrimtarëve mund të zhvillohen nëpër shumë ambiente: nëpër Qendra Evokuese,
nëpër universitete e kolegje, nëpër ambiente shkollore, qofshin ato edhe
ambiente të objekteve fetare, nëpër librari dhe nëpër biblioteka.
Pse
jo, edhe ne ta kemi Tendën tonë të Bardhë, Tendë e Paqes, ku, nga veteranët e
luftës rrëfehen ngjarje e përjetime, ose lexohen pjesë ditari a kujtimesh.
Poetët
lexojnë poezi e krijime.
Qoftë
edhe nëpër sheshe apo nëpër rrugë...
Një
komb ishte i prekur nga lufta.
Një
komb është i plagosur nga kjo luftë e nga shtypjet e së kaluarës.
Tendat
ishin shtëpitë tona të luftës. Ishin shtëpitë tona të shpëtimit.
Në
kohë paqeje sa e sa herë jemi ndeshur në tenda të grevistëve të urisë, apo të
grevistëve protestues.
Në
tendën e sotme të bardhë, secili qytetar e ka rrëfimin e vet të luftës; e ka
përjetimin e vet, të vërtetën e vet.
Një
tendë në kohë paqeje përfaqson kërkesa esenciale, përfaqëson argumente.
Kështu
përhapen ligjërimet për të vërtetën. E vërteta përmes muzikës dhe poezisë,
përmes këngës dhe një drame, leximit të një letre apo rrëfimit të një historie.
Lexohen
krijime për të vërtetën, për librin, për autorë të ndaluar e të përndjekur.
Përgjithësisht
për të vërtetën e qenies sonë nacionale.
E
vërteta edukon një komb.
E
vërteta në art fisnikëron.
2.
A
ka mundur krijuesi letrar t’i mbyllë sytë përballë absolutizmit skllavërues, si
nuk i mbylli Ezopi i moçëm? Ovidin e kishin syrgjynosur dhunshëm për shkak të
vargjeve të tij, kurse perandori romak, Oktavian Augusti, e kishte kërcënuar me
vdekje Virgjilin, nëse nuk e shkruante një ep për shkëlqimin perandorak. Në
shekullin që lamë pas, Mandelshtam e Babel, i lanë eshtrat e tyre nëpër
llogoret e Sibirisë, Lorkën e kishin pushkatuar, Cvetajeva u detyrua të
vetëvarej; Brehtit të dëbuar nga Atdheu, ia digjnin librat nëpër manifestimet
naziste. , që nga Ezopi e këndej, krijuesi letrar është konsideruar si
kryengritës i përhershëm, si opozitar i lindur karshi shoqërisë.
3.
Nga
ana tjetër, janë qindra krijues shqiptarë që i provuan mbi kurrizin e tyre
përndjekjet, burgosjet, privimet, libërdjegiet, pushkatimet, vrasjet, eksodet,
anatemimet e çka jo tjetër, vetëm për shkak të qëndrimit të tyre në anën e
atdhesisë, identitetit të rrezikuar shqiptar, humanizmit, demokracisë, ideve largpamëse
e vizioneve emancipuese, ashtu sikundër iu ka ndodhur dhjetra humanistëve
arbërorë, si Marin Barletit, Marin Beçikemit, Mikel Marulit, Leonik Tomeut,
Martin Segonit, apo autorëve të Letërsisë së Vjetër Shqipe, si Buzukut,
Dhimitër Frangut, Pjetër Bogdanit, Pjetër Budit, Lekë Matrangës, Pal Engëllit e
engjëllorëve të tjerë, Lukë Bogdanit etj etj, të cilët i përndoqi okupatori
turk, i detyroi ta braktisin atdheun apo edhe të vriten nga po ky okupator, më
mizori që ka njohur historia e këtij populli në këto anë. Okupatori turk i
gjeti arbërorët me universitete e shkolla të larta të frymës humaniste
evropiane.
Kështu
iu ka ndodhur edhe qindra krijuesve të tjerë shqiptarë që nga vitet njëzet e
këndej të shekullit që e lamë pas, të cilët nuk i kanë mbyllur sytë para
realiteteve të reja, prandaj e kanë pësuar atë fat, qoftë nga diktatura e
Zogut, qoftë nga ajo e regjimit totalitar komunist për pesë dekada rresht. E
mandej na vijnë librat e burgut në letërsinë shqipe, tek na shkon mendja te
diktaturat e përgjakshme, si në Shqipëri, si në Kosovë: nga njëra anë gjenden
të dënuarit, të mallkuarit, të ndarët nga familja e shoqëria, të poshtëruarit;
na shkojnë ndër mend skenat e pushkatimit, prangat, qelitë, të torturuarit,
autoburgu, njerëz që s’arritën të dalin nga burgjet, mbasi vdiqën në të të
sëmurë, apo që vdiqën nga torturat a plumbi.
4.
Shkrimtarët
përgjithësisht kanë qenë në konflikt me kohën.
Shkrimtarët
e mirëfilltë janë të plagosurit e përhershëm të kohës.
Të
Plagosurit e Mëdhenj.
Ata
kërkojnë Fjalën e Përshtatshme për ta paraqitur Poemën e Mjerimit. Poemën e
Luftës e të Paqes.
Kërkojnë
Fajlën e Thellë.
Kërkojnë
Fjalën Lartësuese ...
(Prend Buzhala, 2 maj
2019)