| E shtune, 01.06.2019, 07:12 AM |
Sevdail Hyseni
Satirike
VESHËT POLITIKË
Me
veshët në krahë,
Zgjohemi
çdo ditë,
Veçmas
ata…
Që
janë n’opozitë!
Fuqimisht
ngrihen,
Për
të marrë vesh,
Për
të përgjuar
Ç’po
ndodh mes nesh!
Por,
shoqëria jonë
“Plurale”,
“fisnike”,
S’heq
dorë nga zakoni
I
grindjeve politike!
Me
sa mend Evropës
I
themi ashiqare,
E
kanë lënë veshët
Është
shurdhuar fare!
Po
ku jemi ne
Me
të lumet bigë,
Flasim
për unitet
S’e
kemi n’praktikë!
Thonë
gjatë historisë
Na
janë shkulur shpesh,
Veshët
muskulozë
Të
strukur në lesh!
Sevdail Hyseni