| E shtune, 01.06.2019, 07:23 AM |
SHPREHJE MALLI DHE DASHURIE PËR KOMBIN
Trandafile Molla (Baja) “Dallëndyshe në
fluturim”, botues SHB “ Lena ” – Prishtinë, 2019
Nga Milazim
F. KADRIU
Libri me poezi
“Dallëndyshe në fluturim” është i gjashti me radhë i autores Trandafile Molla
(Baja), brenda një periudhe të shkurtë kohore. Si te librat e tjerë edhe në
këtë të riun autorja përmes poezive sjell botën e saj shpirtërore. Ndonëse tash
e më shumë se dy dekada ajo jeton dhe vepron jashtë vendit, shpirtërisht është
e lidhur ngushtë me atdheun e saj. Kësaj radhe librit “Dallëndyshe në fluturim”
i paraprin një poemë e titulluar “Vendi im i bekuar”, ku me vargjet e saj edhe
një herë dëshmon dashurinë e madhe që ndjen për atdheun, për të gjitha trojet
shqiptare. Gjithë atë që ndjen për vendlindjen dhe njerëzit e saj autorja e
shpreh përmes poezive, të cilat përmbajnë fjalë zemre e shpirti dhe dëshmojnë
se, edhe pse jeton në Itali, kokën dhe vështrimin e ka përsëri të drejtuar nga
Shqipëria.
Atje ku mushkëritë
më mbushen me frymë,
atje ku jeta ndrin,
atje është atdheu im.
…….
Atje, nga kreshnikja, Kosova
dhe deri në martiren Çamëri,
zemërplasur, u përvëlova
nga malli për ty, o nënë Shqipëri!
Pas kësaj poeme libri
është konceptuar në tri cikle: Shpirt brengosur në mërgatë, Për liri rilind
shqiptari, Ti je vetë pasqyra, e ku përfshihen 61 poezi.
Poetja Trandafile Molla
Baja kaherë ka çimentuar themelet e një krijimtarie poetike dhe çdo herë, kur
vjen me libër të ri, premton për prurje të reja dhe këtë premtim e mban
gjithnjë. Ndonëse me krijimtari letrare është marrë kaherë, me botimin e
librave nuk është kohë e gjatë që ka filluar dhe brenda një periudhe të
shkurtër ajo para lexuesve tash vjen me përmbledhjen e saj të gjashtë me radhë.
Temat e poezive janë nga
më të ndryshmet, por me një dominim të atyre atdhetare, e ku shumë nga ato
poezi ua kushton heronjve, dëshmorëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare
nga Kosova.
Duke shfletuar poezitë e
këtij libri hasim përplot poezi ku sjellin mbresa, ngjarje, gëzime, hidhërime…
Sikur valët e detit që
lëvizin mes dy brigjeve, edhe poezitë e poetes lëvizin nga vendi ku ajo jeton e
krijon në Novara të Italisë, për në atdhe dhe anasjelltas. Dhe pikërisht për
këtë i përgjigjet edhe titulli i librit, ngase vërtetë kjo është një
dallëndyshe në fluturim, ku në vargjet e saj sjell plot rreze e lulëzim. Në
poezitë e saj lexuesi ka mundësi që të shohë se sa është e lidhur autorja me
vendlindjen, Durrësin e saj të dashur, po edhe me të gjitha trojet e tjera
shqiptare, sidomos edhe me Kosovën, ku i kushton poezi luftës së lavdishme të
UÇK-së dhe të rënëve të saj për liri.
Te poezitë e Trandafile
Mollës hasim një tematikë të gjerë e të larmishme e që vargjet e saj janë plot
jetë 137 Dallëndyshe në fluturim me ngjarje e rrëfime dhe të realizuara
artistikisht bukur. Aty ka shprehje malli dhe dashurie për jetën, për njerëzit,
vendlindjen, kombin dhe shumë figura të spikatura.
Në poezitë e saja ajo
përshkruan udhëtimet dhe aktivitetet letrare kudo që merr pjesë. Me një rast
kur merr një ftesë, që të marrë pjesë në një manifestim kulturor të organizuar
në nderim të ditëlindjes së “Nderit të kombit” Adem Demaçit, në Bern të
Zvicrës, ajo është ndjerë e nderuar dhe shkruan një poezi kushtuar simbolit të
rezistencës kombëtare, që gjithë jetën punoi për bashkimin kombëtar. Ndër të
tjera autorja në poezinë “Hero i gjallë i historisë” shprehet:
Një ftesë sa shumë më kënaqi,
në Svizzer, në Bern jam e ftuar
ditëlindjen ka “Nderi i Kombit”, Demaçi
nga gëzimi me pëllumbin kam fluturuar.
Po ashtu për këtë figurë
të ndritur të kombit tonë autorja sjell në libër edhe një poezi që ia kushton
me rastin e shkuarjes në amshim, ku mes të tjerash thotë:
Lamtumirë i jep Prishtinës,
lamtumirën popullit trim,
gjithë Kosovës dhe luginës,
lamtumirë, tung vargu im!
Autorja Tr a n d a f i l
e Mo l l a (Ba ja) edhe në këtë përmbledhje me poezi shpreh qëndrimin e saj që
trojet shqiptare duhet të jenë të bashkuara, ashtu siç ishin dikur. Këtë e ka
shprehur edhe më herët në vargjet e saja, ndërsa kësaj here, ndër tjera, në
njërën nga poezitë, shprehet:
Sot jam me ty, moj Kosova ime
dhe gjithmonë kam me të dashtë,
me poetin në vargje e në shkrime,
me Shqipërinë, si nënë e bijë, bashkë.
Poetja na sjell vargje
të bukura, të shkruara thjeshtë e të kuptueshme, me ide, mendime e shqetësime
njerëzore me një frymëzim nga jeta. Ashtu si në librat e tjerë të kësaj
autoreje edhe në këtë përmbledhje gjejmë përplot vargje kushtuar atdheut,
familjes, vendlindjes, rinisë, shkollës, mësueses, heronjve, bukurive të
natyrës etj.
Duke sjell librin e
gjashtë me poezi brenda një kohe të shkurtër, autorja na dëshmon se është e
lidhur shumë me poezinë dhe atë që ndjen brenda vetes e ndan me lexuesin.
Vargjet e saj janë plot
ide, mendime, kanë origjinalitet dhe janë lehtë të kuptueshme nga lexuesi dhe
sjellin plot këshilla e mesazhe të bukura.