| E premte, 31.05.2019, 10:08 PM |
RËNIA
E PËRGJEGJËSISË MBI PUSHTETIN E ANARKISË
Nga
Dedë Preqi
Edukimi
i shoqërisë shqiptare për të qenë më të sinqertë në kryerjen e detyrave të veta
politike, duhet kuptuar në rend të parë si një qëndrim të drejtë njerëzor,
moral dhe shpirtëror, i cili vjen jo nga fjalët e këndëve, por në kuptimin e
burimëve të frytshme njerëzore dhe të përvojës së vendeve tjera të zhvilluara,
që funksionojnë dhe i tejkalojnë normat e qeverisjes së mirë dhe të
ndërgjegjshme, për të mirën e një populli dhe vendi.
Ndërsa,
në rend të dytë kësaj i shtohet edhe dija, si një proces i pafund që është në
dispozion të njeriut dhe në shërbim të popullit dhe shtetit, pastaj vjen
vetëdija në vendosjen e pushtetit, i cili do vihet nën kontrollën e
përgjegjësisë, nga e cila buron besnikëria ndaj pushtetit dhe ndërlidhjes së
tij, pa ndonjë ambicje përfitimi përsonal dhe klanor, duke kuptuar detyrat të
cilat duhet kryer, në mënyrë që të vendoset rendi dhe ligji në funksion.
Të
qeverisësh një pushtet dhe shtet, do të thotë të qëndrosh i përgaditur dhe të
shikosh përsëafërmi larminë dhe varësinë e ndërsjellë të elementeve vepruese
dhe të gjeturit e një mase përherë në raste kërcënuese, mbi të cilën duhet të
mbështetet jo vetëm mirëqenja qytetare, por edhe ekzisteca e të gjithëve, si
një qëndrim i një barazie, të cilën në të vërtetë mund ta quajmë «demokraci të
vërtetë».
Dhe
forma e kësaj bote demokratike për të cilën jemi përpjekur me shekuj ta
përjetojmë me gjitha këto elemente që i përkasin dhe e përcaktojnë rrugën e
saj, nuk lind vetëm mbi bazën e nevojave objektive, si një lloj procesi
kozmiko-historik, siq e emërtojmë ne shoqëria shqiptare sot, por krijohet nga
njeriu i ndërgjegjshëm, i cili i merr dhe i kryen detyrat me përgjegjësi dhe
ndërgjegjësi, dhe nga përcaktimi i vullnetit dhe qëllimit, të cilën e
dëshirojmë për një ardhmëri më të mirë.
Për
të treguar një imazh real para vetëvetës dhe botës, duhet të jemi veprues aktiv
nga brenda edhe nga jashta, dhe në të njëjtën kohë një imazh i punës së pa
ndashme, që përfiton qytetari i vendit dhe shteti, duke qenë frytdhënës dhe
duke jetuar në harmoni me jetën. Por kjo nuk është e tëra, ndoshta për
shqiptarët është diçka e veqantë, që del në pah diçka që shkon përtej fatit të
tyre, apo një breznie që i përketë të kaluarës, ku jemi mësuar të presim nga të
tjerët si një ndërmjetës i procesëve tona, që në realitet shkon apo nuk shkon
në interesin tonë, prandaj duhet edhe këtu t’ia vëjmë një pikpytje vetëvetës.
Pothuaj
tërë bota demokratike në krye me SHBA-të, dhe aleatët e saj, anuan në anën tonë
dhe për të drejtën e këtij populli, duke na vendosur në binarët e jetës, dhe
kjo gjë duhet të mbetët e qartë për gjithë jetën, se pa ndihmën e kësaj
Aleance, ky popull do ishte akoma nën thundrën e mëhershme. Mirëpo, në lindjen
e këtyre rrethanave, a është duke u zhvilluar shpresa e një jete të re dhe në
dobi të qytetarëve të Kosovës, dhe në pretekstin e mirëqenjës së këtij vendi? A
do të jetë në gjendje Kosova, të ushtrojë
pushtetin dhe të qeveris vetëvetën pa ndihmën e të tjerëve, duke bërë që të
varët nga domëthënja e punës dhe veprimëve të veta?
Është
vështirë të thuash të saktën rreth kësaj çështje, pa humbur në ëndërrime të
kota, sepse do na duhej të mblidhnim shpresa dhe përpjekje nga devijimet dhe
zhvillimet me gabime të pa falshme, që ti përfshijmë në një këndvështrim
tërësor, për të përfituar në këtë mënyrë një tablo utopike, që në njërën anë
tregon një lojë dhe lodër që bëhët me pushtetin dhe vetëqeverisjen, ndërsa në
anën tjetër është një shikim i mjeruar në heshtje i asaj që është duke u
zhvilluar dhe duke ardhur për këtë popull të pa fat…
Është
një lojë e mbrapësht politike e lidershipit shqiptarë, si në Shqipëri, poashtu
edhe në Kosovë, kur pushteti përdoret vetëm për të përforcuar pozicionet e veta
dhe për të dominuar më gjatë në pushtet.
Kaluan vjet dhe shekuj për të ardhë deri te krijimi i shtetëve dhe
pushtetëve tona, të qeverisim me vetëvetën, zhvillimi i së cilës është shpresë
dhe ardhmëri e jona, që lidhët ngushtë me interesat e një shoqërie dhe kombi,
domëthënja e së cilës është mirëqenja, zotërimi i vendit si dhe përmbushja e detyrave
dhe nevojave që na ngarkon vetë natyra e një populli me të drejtat e veta, që
në të vërtetë i kishte të cënuara gjatë gjithë historisë së vet.
Atëherë
ku qëndrojnë sot shqiptarët, ajo që ndodh sot në Shqipëri dhe në Kosovë, ky
mohim i vlerave të demokracisë, duke abuzuar me pushtetin dhe shtetin, të
krijohet përshtypja se shqiptarët nuk janë në gjendje, apo nuk dinë të
vetëqeverisin. Pushteti si një specifikë njerëzore, kërkon që të ketë
domethënjen e vet, të merr kuptimin e qartë dhe të vetëdishëm për të vënë në
lëvizje realitetin dhe ineteresin e popullit.
Imazhin
e pushtetit të cilin e ka krijuar Shqipëria nën udhëheqjen e Edi Ramës, dhe
pushtetin e Kosovës, nën udhëheqjen e shërbimëve të Hashim Thaçit, bëhët fjalë
për pushtete të «anarkisë», dhe të qeverisjes pa përgjegjësi dhe pa ndërgjegje,
të cilat pushtete janë të kapura dhe të kidnapuara nga kjo strukturë e njerëzve
krejtësiht të kundërt me interesat e këtij populli, që nuk përkojnë me natyrën
e pushtetëve normale, për faktin se koha që po vjen e përjashton mundësinë e
një realiteti të ri dhe prosperitetin të popullit shqiptarë, atëherë duhet të
mendojmë mirë se çfarë do na ndodh në të vërtetë kur e refuzojmë vet ardhmërinë
tonë dhe frytet e saj.