| E premte, 31.05.2019, 09:13 PM |
Historikisht, shumica e kritikëve fetarë kanë
qenë vetë fetarë
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
(dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Më pëlqen të shkruaj për njerëzit që luftojnë
me pasiguri të brendshme, të cilët bëjnë zgjedhje të gabuara dhe sillen me
vështirësi, poterexhi të pagdhendur. Ishte karnaval makabër i fesë. Kishte
njerëz që, me gjeste të tyre shoqëruese, shprehën parullën e terroristit: “Unë
dua të vdes më shumë se sa ti duash të jetosh”.
Kur një krye-hoxhë i
famshëm (për budallallëqe) nga Kosova, nuk e mëson xhematin e vet se kur, si e
qysh të falin namazin por i mëson se kur, si e qysh të bëjnë marrëdhënie
seksuale gjatë ramazanit, duke i ndarë ato në “seks hallall” dhe “seks
haram”, kjo tregon se një numër i konsideruar i hoxhallarëve shqipfolës
janë kloun që nuk duhet marrë seriozisht për ndonjë gjë.
***
Çfarë është ajo që
karakterizon kritika të mira fetare?Ku shkon kufiri ndërmjet kritikës
konstruktive dhe ngacmimit me fenë?
Një kritikë stereotipe fetare është homologu i
misionarit, i cili dëshiron të përzënë njerëzit nga besimi.
Por kritikat fetare ekzistojnë në shumë forma, dhe
motivet për shpenzimin e kohës dhe përpjekjeve për të kritikuar tiparet
negative të besimeve, apo praktikave fetare, ndryshojnë shumë. Qëndrimi brenda
ose jashtë një feje ka shumë për të thënë, si për mënyrën se si kryhet kritika
dhe si kritikët perceptohen nga ata që i përkasin një besimi.
Ka abuzim (keqpërdorim)
të pushtetit në emër të fesë. Ekziston diçka krejtësisht e gabuar në një
pikëpamje njerëzore, që i lë mënjanë nevojat e individitpër një qëllim të
përgjithshëm që hedh poshtë të gjitha konsideratat e tjera.
Është një dualizëm në
vegimin njerëzor ku asaj shpirtërore i shtohet më shumë vlerë se asaj trupore
dhe laike. I referohem idesë se parajsa është vendi ku njeriu vërtet i përket.
Jam një prej atyre që kam
bërë thirrje për përballje me një kulturë që nuk lejon kritika për gjendjen e
gjërave.
Si shumë të tjerë, besoj
se ka probleme themelore në formën e Islamit që ka fituar feja. Unë respektoj
besimtarët që e konsiderojnë Kur'anin si një libër të shenjtë që përmban fjalën
e Perëndisë, por jam skeptik për shumë nga interpretimet ekzistuese të saj.
Është e qartë se metodologjia tradicionale e interpretimit është e
papërshtatshme dhe i pengon myslimanët të gjejnë zgjidhje kreative në kushtet e
praktikave moderne.
Kjo është arsyeja pse
shumë praktika myslimane sot karakterizohen nga diskriminimi, pozita e dobët e
grave në komunitetet myslimane dhe një marrëdhënie e ndezur me blasfemi dhe
braktisje. Intelektual të mirëfilltë botëror mendojnë se një rishikim kreativ
dhe humanist i Kur'anit është zgjidhja për të gjetur mesazhin e vërtetë të
Islamit dhe se kjo mund të jetë fillimi i një procesi për të lehtësuar efektet
negative të shekujve të mashtrimit.Kjo lidhet drejtpërsëdrejti me krijimin e
një sistemi të drejtë dhe konstruktiv që përfiton njerëzimi i asaj bote fetare
në tërësinë e tij.
Shumë besimtarë myslimanë
keqkuptojnë konceptin e kritikave të Islamit dhe e përziejnë atë me mohimin e
fesë. Për mua, kritika e Islamit është një pjesë themelore e të kuptuarit të
fesë siç duhet, sepse gjithmonë do të ketë një dallim midis: Fjalës së
Perëndisë nga njëra anë, dhe kuptimi njerëzor i Fjalës së Perëndisë, nga ana
tjetër.
Pa Reflektim Kritik njerëzit gjithmonë do të rrezikojnë të përfundojnë
me kuptimet e mbërthyera të Islamit ku disa njerëz të pushtetshëm do të mbrojnë
veten nga kritikat e jashtme duke iu referuar urdhërimeve të përjetshme të
Perëndisë. Pra, kritika është thelbësore nëse njeriu duhet të shmangë
zëvendësimin e Zotit me veten e tij gjatë pretendimit të të qenit lider i të
kuptuarit të vërtetë të tekstit të shenjtë.
***
Mbrojtja e lirisë së
shprehjes si motivimi kryesor në kritikën e saj ndaj fesë, për shkak se thirrja
për diçka problematike pa pasur frikë nga pasojat, është ndër vlerat më të
rëndësishme që ka shoqëria jonë.
A është më mirë nëse kritika
vjen nga vetë besimtarët apo nga jashtë?Dallimi është se:njëra është kritika e jashtme dhe tjetra është më shumë
higjiena e brendshme.
Nuk mund t'u drejtohem
vetëm besimtarëve myslimanë dhe të them
se "këtu duhet të pastrohet"
dhe "distancohu nga terrori
islamik". Ka edhe keqpërdorime (abuzim) në emrin e krishterimit,
sidomos të atij sllavo-ortodoks dhe grek.
Paramendoni, a do të
toleronte Evropa e njëanshme “demokratike” sikur gjakderdhjet më monstruoze që
egërsirat çetnike i bënë ndaj boshnjakëvemysliman (1992-95) dhe shqiptarëve
(1998-99)t`i bënin boshnjakët dhe shqiptarët ndaj serbëve? Absolutisht jo.
***
Në trojet shqiptare dua
një trajtim fetar nga ana e besimtarëve mysliman dhe të krishterë ku ka vend
për pyetje, vend për habi. Para së gjithash që feja myslimane të praktikohet
siç i ka hije shqiptarit, e jo imitimin e të huajve.
Kam parë se në xhamitë e
BE-së ku bashkarish i kryejnë obligimet fetare shqiptarët mysliman dhe ata
arabik-afrikan-aziatik, vetëm ata tonët kanë në kokë kapelën, ama jo qeleshen
shqiptare por atë të bashkë-besimtarëve të huaj brenda xhamisë. Ndërkaq vetë
këta të fundit nuk e mbulojnë aspak kokën, me përjashtim të somalezëve. Fatkeqësisht,
identiteti dhe krenaria jonë kombëtare shtrydhet dita-ditës, nga të gjitha
anët. Diçka nuk është në rregull me ne.
***
A e dini se një prej
motiveve kryesore të copëtimit të Shqipërisë nga ana e fuqive të mëdha, në
Kongresin e Berlinit (1878) dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1912-1913),
ishte edhe fakti se shumica e popullsisë shqiptare ishte e kultit fetar
mysliman?Të reflektojmë pra.
***
Keqpërdorimi i fesë sjellë
përçarje fetare dhe tjetërsimin/asimilimin. Ndasitë fetare u shërbejnë armiqve.
Kufizohemi me serb e grek që kanë pretendime territoriale ndaj trojeve tona. Patjetër
të shporrim djajtë (kolonën e pestë) nga objektet fetare dhe nga propaganda
publike; ata bashkëpunojnë me armiqtë e trashëguar nga e kaluara për të
shpërbërë Vendin dhe racën tonë. Ndryshe, mua nuk më intereson aspak se kush në
kënd beson ose nuk beson fare, kush prej nesh do të shkoj në parajsë apo ferr,
në “xhehenem apo “xhenet”. Çështje private kjo e çdo individi të rritur, vetëm
se askush nuk guxon të dëmtoj të tjerët (shoqërinë) me budallaqet e veta. Feja,
nëse e vendosh (gabimisht) para kombit, le të praktikohet vetëm brenda Shtëpisë
së Zotit dhe oborrit të shtëpisë tënde. Jo në rrugë. Jo në sheshe të qyteteve. Jemi
vend laik. Jashtë (në arenën publike) ekzistojnë rregulla tjera që duam apo jo
patjetër t`u përmbahemi. Përndryshe herdo kurdo, jo vetëmshkelësit por edhe
gjithë shoqëria që i lejon ato, do të ballafaqohenme pasojat jo aq të
lezetshme.
***
Rilindësit tanë luftuan
pa lëkundje përpjekjet e dashakeqëve të huaj për t`i (keq)përdorur
institucionet fetare si mjete për përçarjen dhe shkombëtarizimin e shqiptarëve.
Rilindësit luftuan me parullën se shqiptarët e fesë myslimane, shqiptarët e
fesë së krishterë dhe jofetarët janë një,dhe duhet së bashku të ngrihen kundër
armikut. Prandaj në programet e tyre politike për ardhmërinë e Atdheut, bënë
ndarjen e kishës nga shteti dhe të shkollës nga feja.