| E enjte, 30.05.2019, 09:00 PM |
Nga
Fritz RADOVANI:
KUR PAPA
GJON PALI II
LUTEJ PER POPULLIN
SHQIPTAR
5
TETOR 1980, PREJ OTRANTOs ITALI…
Mjedis
Europës pa asnjë shpresë, kur na dukej se po afrohej dita me dhanë Shpirt, veç
kur ushtoi zani i një Burri pertej Adriatikut, që na dukej një anderr me e ndigjue
se asht mesazhi i dashunisë së pritun tash sa shekuj i Papës Madh Polak Gjon
Pali II, drejtue Popullit martirizuem Shqiptar nga komunizmi, vetem pse ishte
pasues i Prijsit të Madh të shpetimtarëve të Europës, Gjergj Kastriotit –
Skenderbe... Na dukej një anderr... Ishte Mesha Shenjte që Papa po lutej per të
Krishtenët e zhdukun nga Gjenocidi i Shek. XX...
N’
atë Token e zharitun ku Kishat hilleshin n’ erë, e Klerikët vriteshin e
vareshin per një Pagzim, si atëherë.., kur turqit e anadollit i venin të ngulun
nder hunjë e Gjaku i Tyne, ashtu si mbas vitit 1944, derdhej rrkajë tue u
perplasë per shkamijtë e Rozafës plakë!
E,
bash nga një Zemer e Madhe pershëndetej një Popull i vogel gati i harruem n’
tortura:
“E
kështu sot nuk mund të mos e hjedh vështrimin përtej detit, ku Kisha heroike e
Shqipnisë tronditet thellë nga persekutimi i gjatë, por edhe pasunohet nga
dishmia e Martirëve të saj; ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë, rregulltare dhe
besimtarë të thjeshtë”.
6
MAJI 1988 Një grup Shqiptarësh nga Amerika shtegtuen drejt Romës për me u takue
me Papen Gjon Palin II. Ky ishte takimi i parë i Karol Wojtilës me Shqiptarë t’
arratisun, takim i cili u pasqyrue nga At Daniel Gjeçaj... Me atë rasë në
sallën Klementine në Vatikan, Papa mbajti një fjalë historike dhe me atë rasë u
ba edhe lutja drejtue Zojës së Këshillit të Mirë për Popullin Shqiptar, tue u
perfshi edhe Kosova.
25
PRILL 1993 Papa në Sheshin Skenderbeu tha: “Nuk mundem mos t’ përshëndes një
person fort të përvuejtun që ndodhet mes nesh. Asht Nanë Tereza e Kalkutës. Të
gjithë e dijnë nga vjen, cili asht Atdheu i saj. Atdheu i saj asht këtu. Edhe
në kohët e izolimit të plotë të Shqipnisë ishte pikërisht kjo rregulltare e
përvuejtun, kjo shërbëtore e përvuejtun e ma të vorfënve ndër të vorfën që përçonte
në tanë Botën emrin e Atdheut Tuej. Në
Té, në personin e Nanë Terezës Shqipnia asht nderue gjithmonë…
Ju
falënderoj të dashtun Shqiptarë, për këtë bijë të tokës suej, të Popullit
tuej!”
9
TETOR 2003, ROMË – Nanë Tereza shpallet nga Papa Gjon Pali II e Lume…
9
e 10 QERSHOR 2019: Vendimi i Papa Françeskut për me themelue Dioqezën Prizren –
Prishtinë, emnimi i Shkëlqesisë së Tij Imzot Dodë Gjergji, si Ipeshkvi i Saj i
Parë dhe vizita, me 9-10 qershor në Kosovë e Sekretarit të Shtetit të
Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolin, janë ngjarje me randësi historike të
marrëdhanieve mjedis Prishtinës dhe Vatikanit, po edhe mjedis Vatikanit e
Kombit Shqiptar në përgjithsi. Të shpresojmë!..
Melbourne,
30 Maji 2019.