| E diele, 26.05.2019, 10:03 AM |
VETËFLIJIMI
I NËNËS PASHKE, PËR BIJT E SAJ TË VRARË ËSHTË NJË TRAGJIKË E RRALLË
Nga
Dedë Preqi
Gjurmat
e luftës fashiste të Serbisë dhe natyrës së krimit të saj ç’farosëse mbi
popullatën e pafajshme shqiptare, dhe në mos qofshin më brutale se në kohën e
Hitlerit, ato janë edhe një çmendi njerëzore, të cilat kanë shkakëtuar pasoja
të rënda dhe trauma të thella psikike tek populli i këtij vendi, sikur edhe
rrëfimi i nënës Pashke Marku, nga Meja e Gjakovës, e cila në shenjë proteste
dhe revolte për bijtë e vet të masakruar nga fashizmi serb, ajo vetë lagët me
benzin dhe ia vënë flakën vetës, me çrast do ishte një rast i veqantë dhe
ndoshta i vetmi në botën njerëzore.
Natyrisht
e kaluara do ishte si një humnerë e hidhur dhe tragjike e këtij populli, të cilën
shpesh e përcjell një prozhektim dhe dridhje ankthi, por edhe një trishtim i
brendshëm, kur kujtohen domosdoshmërisht aktet e dhimbshme të asaj doze
fatalizmi, në fakt ia imponojnë tërë kuptimin e jetës, sëcilës i rreh me
rrëmbim pulsi i saj njerëzor, që jeton edhe sot në një rrënqethje pasigurie,
dhe aq më pak është në gjendje ta shpëtojë dhe ta shërojë këtë plagë të rëndë
shpirtërore.
Nga
ana tjetër, nuk do ishte e drejtë të mirremi vetëm me të kaluarën e dhimbshme
dhe të trishtuar, por janë rrethana që i zbërthejnë plagët e së djeshmës, të
cilat e bëjnë të pa shpresë iluzionin e të së nesërmës, duke iu rreferuar kushteve dhe rrethanave të sotme që nuk
favorizojnë së paku një mirëqenje dhe kushte të mirëfillata njerëzore, por e
ngjallin këtë rrëmujë të brendshme dhe këtë stuhi shpirtërore të pa fund.
Të
gjitha këto rrëfime tragjike dhe të tjera të këtij populli, janë rrëfime dhe
përjetime të rënda njerëzore që nuk mund të mos mirren parasysh, nëse duhet ta
masim arsyeshmërinë dhe logjikën njerëzore dhe motivin për vetëvrasje, sikur të
nënës kosovare në fjalë. Pikërisht, lloji i tillë i veprimit i kësaj nënë
shqiptare, që vetëflijohet për bijtë e vet, nuk do ishte i pranuar si një
përfundim” modus vivendi”, aktin e saj, por më shumë kur ajo provon në këtë
mënyrë të reflektojë dhe të protestojë në këtë mënyrë para botës, sikur të
gjejë jehonë të plotë dhe të marrin me mend fundin e kësaj loje tragjike të
këtij populli.
Ngado
që të nisemi rreth gjithë asaj lufte të pa mëshirshme që shkakëtoj logjika
fashiste e Serbisë, ndaj kësaj popullate dhe gjithë asaj problematike që po
shkakëton edhe në vazhdimësi në të ardhmën e saj, vetvetiu e vë përpara një
pikpyetje dhe eksigjencë, se çka do bëhët me këtë popull, i cili është në një
sprovë të rëndë për të shprehur edhe akoma qëndrueshmërinë e vet të pamundur,
kur kriminelët e gjithë kësaj çmenduerie akoma nuk mirren në pyetje nga
gjykatat përkatëse ndërkombëtare dhe vendore për krimet e tilla antinjerëzore.
Ka
qindra e mijëra argumente, që dëshmojnë përjetimet e rënda tragjike të popullit
shqiptarë, që ka shkakëtuar fashizmi i Serbisë, dhe përveq asaj që ka asgjësuar
gjithçka që ka qenë shqiptare, fashistët serb i kanë asgjësuar edhe mijëra
fëmijë, si edhe fëmijët në djep, si krijesën më të pa fajshme dhe më të dashur
në jetë, që ka sëcili popull.
A
nuk mjafton kjo për civilizimi i kësaj bote demokratike, për të kuptuar rrolin
e politikës serbe dhe regjimit fashist të Millosheviqit, i cili po ta gjente
rastin nuk do përmbahet as regjimi i Vuçiqit, me përpjekjet e tij dhelpërake
dhe urrejtëse ndaj kësaj popullate, për të ngjallur edhe njëherë ideologjinë e
Millosheviqit, në përpjekjet e tij të vazhdueshme, duke mos hequr dorë nga predentimet
dhe qëllimet e pa frenuara, që të minimizojë dhe zhvlerësojë të drejtën e këtij
populli dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.
Prandaj,
gjesti i nënës Pashke, e cila në shenjë revolte dhe zemërplasjes së saj që ka
pasur për bijtë e vet, si edhe shumë shembuj të tjerë që ka në hambarin e
tragjedisë së këtij populli, nuk bëhët fjalë që ka të bëjë vetëm për një medium
dhe psikoanalizë shoqërore, por është lloji më i veqantë një proteste para
Bashkësisë Ndërkombëtare, e cila si e tillë është e imponuar nga tragjeditë dhe
rrethant e tilla që i ka përjetuar popullata shqiptare.
Nënat
shqiptare gjithherë kanë qenë flijuese për fëmijët dhe kombin e vet, por një
gjest i tillë, sikur i nënës Pashke, do të ishte i veqantë me pasojën e rëndë
ndaj vetëvetës, që në shenjë proteste dhe martirizimi për bijtë saj dhe shumë
bijë e bija shqiptare, duke e zgjedh këtë mënyrë të qëndresës dhe vetëflijimit,
por kurrë nën thembren pushtuese dhe makinerisë fashiste serbe.