| E premte, 24.05.2019, 08:50 PM |
Kush
ishte shqiptarja që ishte detyruar të jetonte me emër serb?
Vetëm
pak orë pasi ishte kryer ceremonia e varrimit të tre martirëve, trupat e të
cilëve ishin gjetur në një varrezë masive në Kishinicë, ku ata ishin strehuar
gjatë kohës së luftës, në Gjilan kishte mbërritur një djalosh me emrin Bekim, i
cili kishte rrëfyer gjithë historinë e nënës së tij, Miradijes, të cilin ai e
njihte me emrin Nurije. Miradija ose Nurija kishte jetuar për disa vite në
Vrajë të Serbisë, me emrin Miroslavka.
NGA
ILMI MUSLIU
Nurija
ishte një shqiptare nga komuna e Gjilanit, që ishte detyruar të jetonte me emër
serb, në Vrajë të Serbisë. Sipas Bekimit (djali i saj nga martesa e parë),
Miradija ka qenë e martuar më parë me Rexhep Mehmetin nga Presheva, me të cilin
i kishte pesë fëmijë. Prindërit e saj, ishin shpërngulur nga Gjilani në Vrajë,
shkaku i një vrasje të paqëllimtë që i kishte ndodhur Ramadanit (babait të
Miradijes) në gjueti. Atje, nën presion, Ramadani ishte detyruar të ndërrojë
emrin e tij dhe të familjarëve.
Rasti
i Miradije Xhaferit, e njohur nga fëmijët e saj edhe me emrin Nurije dhe
Miroslavka, është një rrëfim që të rrëqeth trupin. Bekimi kishte treguar se
Nurija ka qenë shqiptare, është martuar me shqiptarë dhe shqip ka folur.
“Dëshira ime më e madhe, tani që e kuptova se ku prehet nëna ime, është që ta
bëj një film për fatin e saj”, kishte thënë Bekim Mehmeti dhe më pas ishte
drejtuar në varrezat e qytetit, për të nderuar nënë Nurijen.
Ramiz
Xhaferi, bashkëshortja e tij Miradije Xhaferi dhe djali Safet Xhaferi nga
Ramjani i Vitisë, para lufte kishin jetuar në Gjilan, ndërkohë që gjatë
konfliktit ishin strehuar në Kishnicë dhe prej atëherë e deri kur trupat e tyre
u gjetën në një varrezë masive në Kishinicë, gjatë vite pas përfundimit të
luftës, nuk është ditur asgjë për fatin e tyre.
Tre
trupat e pajetë të familjes Xhaferi, të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, janë
varrosur në Gjilan, me një ceremoni nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Komuna
kishte formuar një këshill për ri-varrimin të martirëve, Ramiz Xhaferi (1929),
Miradije Xhaferi (1943) dhe Safet Xhaferi (1981).
Trupat
e tyre ishin zbuluar nga disa barinj të fshatit Kishnicë, më 16 prill 2004,
ndërsa ishin identifikuar në morgun e Rahovecit, pas dy vitesh. Sipas
bashkëvendësve në Kishnicë, ku familja Xhaferi ishte vendosur pak para luftës,
pasi ishte shpërngulur së fundi nga Gjilani, pas ecejakeve në Mlladenoc dhe
Prizren, kanë thënë se Ramizi, Miradija dhe Safeti ishin eliminuar nga forcat
serbe, më 28 mars 1999.
Sipas
dëshmitarëve, Ramizi, Miradija (në letërnjoftim e kishte emrin Miroslavka, e
lindur në Vranjë) dhe Safeti ishin ekzekutuar nga krimineli i njohur me nofkën
“Mila” Nedelkoviq. Bashkëvendësit i kishin njohur ata si fqinjë shumë të mirë,
për aq kohë sa kishin jetuar në Kishnicë.
Njëzet
vjet luftës, shumë trupa të tjerë të shqiptarëve, nuk janë kthyer ende në Kosovë.
Thirrjet e nënave kosovare për të pagjeturit po vazhdojnë edhe sot. Thirrjet e
tyre, janë thirrje për drejtësi e jo për mëshirë.
Bashkësia
ndërkombëtare nuk ka bërë presion të mjaftueshëm mbi Serbinë, për ta detyruar
që t`i kthejë trupat e të vrarëve. Loja
me personat e zhdukur, është kapitulli më tragjik i gjithë historisë së
Kosovës, po aq sa është i hidhur edhe fati i kësaj familje, e cila ishte
detyruar të ndërrojë edh identitet.