| E hene, 29.09.2008, 06:36 PM |
Albert Zholi
Dy skica
ELTONI NGA TIRANA
Rrija në pritje të autobuzit në Dhafni (Athine).Vetëm fare. Pa pritur mu afrua një djalë, në moshën e adoleshencës. I dobët por simpatik. Me një gjysmë greqishte mu lut për një biletë. ia dhshë biletën dhe i fola në gjuhën tonë. Djali u gëzua. Pasi u prezantova djali më tregoi:” ...Elton më quajnë jam nga Tirana. Para shtatë muajsh kam ardhur në Greqi ...Erdha me një makinë transporti. Nga ato të gjatat që marrin mallra. Shoferi ishte njeri i mirë .Më solli deri në Athinë e nuk më mori para. Por unë e njoh dhe ndonjë ditë do t’ia shpërblej nderin. Nderi shpërblehet apo jo?...
Unë buzëqesha dhe ai vazhdoi:
“...Isha gjimnazist. Në vitin e tretë. Por e lashë shkollën. Për të mësuar, s’i kisha frikë mësimet ...nuk turpërohesha para mësuesve e shokëve...Por nga turpi ika dhe erdha këtu në Greqi ...Ata kishin para.Unë s’kisha ...Ata prishnin edhe pesë mjijëshen në ditë, kurëse ne aq nuk prishnim si familje ...Prindërit i kam në asistencë . Motra e papunë. Unë në shkollë. Prindërit e donin shkollën time, por unë ika...Është e rëndë të jesh i varfër ...Edhe mësimet nuk të hyjnë në kokë. Je i përbuzur. Nuk bashkohesh dot me shokët ...Edhe mësuesit nga ata që kanë para i hedhin sytë ...Shkolla m’u bë si e huaj. Nuk më donte më si dikur ...Edhe familja e ndjente jetën e vështirë ekonomike ...Bababi la duhanin se nuk kishte ta
blinte ? Motra më shumë heshtëte se sa fliste.Unë e kuptoja. Ajo donte një djalë, por kush t’i hedh sytë kur nuk ecën me kohën ?1... Kur nuk ke para, as nuk vishesh dot sipas modëes, as del dot shëtitje, as në floktore nuk shkon dot ...ehu... sa vështirësi ka jeta?!... Motrën e kam shumë të mirë. Edhe prindërit.Unë jam djali i shtëpisë …Nuk do t’i lë ashtu të turpëruar …Mbase do të kem fat. Hë si thua ti ?!... Dhe më shikoi gjatë në sy.
-Do të kesh fat se je i mirë dhe këmbëngulës –fola unë pa i zgjedhur dot fjalët që thashë…
Ai qeshi i gëzuar.
Tashti do të iki se më pret puna. Transportoj rroba, brenda një rrobaqepësie.Punoj 12 orë ama një tremijëshe e marr.
C’të bëj, pak, nga pak...
Ika, Mirupafshim…
Athinë 1996
BABAI I KATËR FËMIJËVE
Pranë hotelit “ La Mirazhe”, mbështetur tek një trung peme, bisedonin të dy. Flisnim me zë të lartë, për ato që po ndodhnin në Shqipëri, të rrëmbyer nga të papriturat e dhimbëshme: vrasje, vjedhje, djegie… Flisnim me zë të lartë, të sigurtë për heshtjen përreth, por nuk kishim vënë re se pranë nesh na dëgjonte një burrë në mes të jetës, me flokë të rralla e me një shenjë në buzën e poshtëme. Në pamjen e parë na u duk njeri i mirë e hallexhi. Dhe ashtu ishte.
-Cfarë ju shqetëson?- e pyes më tepër për të mësuar se c’ishte ai e pastaj halli I tijë … Ai rrinte i heshtur, por për mirësjellje tha vetëm “Jam nga Vlora” dhe një lot I rëshkiti në faqet e rreshkura …
-Flisni, flisni pa ndrojtje –i foli shoku im.
Ai heshti përsëri kokëulur, u kapërcye në kombin e gushës, me zhurmën e gurit të hedhur në pus dhe foli:
-Të më falni për shqetësimin ...Nuk do t’ju bezdisja po të mos ju dëgjoja kur flisnit... Thoshnit nga ato fjalë që kam edhe unë në shpirt ... Shqipëria është hall i madh për të gjithë dhe të gjithë kanë nga një hall...
Ai heshti përsëri dhe përsëri vazhdoi ;
“Jam nga Vlora. Agim më quajnë. Para disa muajsh më vdiq gruaja nga zemra, në spitalin e Janinës ... Kam mbetur me katër fëmijë të vegjël. Të madhin e kam 12 vjec e të voglin 13 muaj... Por jam i papunë dhe fëmijët i kam pa bukë ... Agimi heshti përsëri dhe përsëri u kapërcye, sikur lëshoi në pusin e zemrës një gur …
Ne e kuptuam hallin e tij të madh. Fëmijët e tij s’kishin bukë ... “Bukën e përditëshme falna o zot “ Po Zoti akoma nuk i ka hedhur sytë nga ata katër jetimët e Agimit... E ndihmuam babanë e jetimëve me disa para sa kishim mundësi ... Ai uli kokën, na falenderoi dhe na tha: “...Unë nuk di të lyp, di vetëm të punoj ... të punoj për fëmijët e mi...”. “Puna për bukën e buka për të jetuar ! Edhe kaq i mohohet njeriut ?!...
Mars 1997 Athinë