| E merkure, 22.05.2019, 06:23 PM |
I
KAM  BORXH   JETËN
Nga
Albert Z. ZHOLI
Ndihmëë...
ndiihmëë...!- u dëgjua  një  zë 
i  frikëshëm  vajze 
nga brenda  detit (Athinë)...Trupi
i  saj 
herë  shfaqej   mbi 
ujë  e  herë 
humbiste  për  t’u 
shfaqur  apo  mos 
shfaqur  prapë...Plazhistët  shihnin 
të  lumtur, por  asnjëri 
s’merrte  vendimin  të 
hidhej  për të  shpëtuar 
vajzën  që  po 
mbytej...
Befasia  e detit 
është thellësia, siç  ndodh
në  Glifadhë, që  pas 
100 metrash  nga  bregu, rritet 
pa  pritur  në 
një  thellësi  trembëse...Ajo vajzë, si   duket, e 
kish për  herë të  parë  e  nuk 
qe  përgatitur  për 
të  mos  i zënë 
këmbët në tokë  për  shlodhje...
Një  djalë, trup atleti, u  hodh 
me vrull  dhe me  not notari 
arriti tek  fundosja  e vajzës  
që nuk  po  shfaqej 
më  mbi  ujë. U zhyt rreth një minutë...Të gjithë në
heshtje! Ja ai del mbi ujë me vajzën. Uaaaaaaaaaaaa, shpërthyen njerëzit.
...Me  zor 
e  mori vajzën  në 
breg. M e  krahët  e tijë 
të  fuqishëm  e 
ktheu  vajzën  kokëposhtë, e 
pastaj  i  dha 
frymë   nga  fryma  e tijë 
për të  jetuar ...Frymëmarrja
artificiale  ishte shumë  e lodhëshme 
dhe me tension: “ Do  e
shpëtoj  dot  apo  jo?
...Duhet  ta  shpëtoj !” Vajza  nisi të 
lëvizte  gjinjtë  në frymëmarrje ...Pastaj ngriti qepallat  për 
tu  bindur  se  i
kish  shpëtuar  vdekjes...
Djali  me 
trup atleti  ishte  zhdukur 
si me magji, kur  erdhi  makina 
e  ndihmës së shpejtë ...
-Ishte  një 
shqiptar, por  sa  shpëtoi 
vajzën  iku menjëherë, sqaroi  një qytetar 
grek- punojmë bashkë ... është 
njeri i  heshtur  e 
punëtor  i  mirë ...Vajza 
tashmë e kish  marrë  veten. Të 
tjerët  diskutonin  për 
djalin  nga  Shqipëria:
-Po
pse  iku?
-Trim  ishte!
-Të  mos 
ishte  shqiptari do  të 
kish vdekur  vajza…
-Sikur  të 
ishte  nga  ata 
të  shpëtimit të plazheve  të  Amerikës,
që  shohim  nëpër 
filma…
-E  ka ndonjë 
kleçkë  ai  që 
u  largua …?!
-Është  djalë i 
mirë, është  dipllomuar  inxhinier elektrik  në Shqipëri, por  bën 
çdo lloj pune  këtu ...
tashti  punon  me mua në 
një  magazinë.. . është  shoku 
im ...erdhëm  bashkë  për 
të  bërë banjë ...është  me kryq 
në shpirt  ai nuk  do 
të  duket – mbaroi  sqarimet 
djaloshi, si  për  t’i 
dhënë  diçka  më 
shumë atij  burrit  me kryq 
në  qafë, që  kish 
folur: “ e  ka  ndonjë 
kleçkë  ai që u  largua...”
Unë
dua  ta 
takoj  patjetër- iu  lut 
vajza  djaloshit  që  e
njihte   të  ikurin 
shpëtimtar- I kam  borxh  jetën!...
Do
ta gjej dhe në fund të botës-tha vajza bukuroshe dhe treti vështrimin nga ku
ishte larguar shqiptari...