| E hene, 20.05.2019, 08:01 PM |
MË
MIRË SIKUR TA KËPUTËNI GISHTIN SE TË VOTONI PËR VUçIQIN, I CILI E IMITON
MILLOSHEVIQIN!
Nga Dedë Preqi
Në
Mitrovicën veriore të Kosovës bëhën zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër
komunat e saj me shumicë serbe, pas dorëheqjes së kryetarëve serb, përshkak të
taksës 100 përqind nga qeveria e vendit ndaj mallrave dhe produkteve me
origjinë nga Serbia.
Ndërkaq,
kur flasim për këta banorë të këtyre komunave me shumicë serbe, këtu bëhët
fjalë edhe si përgjegjësi e fatit tyre që kanë ndaj vetvetës, por e vërteta e
gjithë kësaj lëvizje dhe doktrine, motivin e gjenë dikund tjetër, atje ku
diktohet drejtë përsëdrejti nga politika e Beogradit dhe shefit të saj A.Vuçiq.
Serbia
nuk ndalet me politkat e saj kundër shtetit tonë edhe pse e di fare mirë, se
Kosovën nuk mundet ta mbajë më nën këmbë, ajo si relacion të vetëm i ka serbët
e veriut, përmes të cilëve po i përdor si vegla politike dhe do bëjë ç’mos që
ta shfrytëzojë këtë linjë, për të plasaritur gjendjen në këtë vend dhe në
predentimin e saj, që të relizojë planët e saj për ndarjen e këtij vendi.
Strategjinë
e Serbisë dhe derigjentit të saj Vuçiq, që ta shpejtojnë dhe realizojnë këtë
storje të rrezikshme, po e ndihmojnë edhe disa “miqë” të tyre evropian dhe
argatë të tjerë, sikur sjellja naive e presidentit Thaçi, me tezën për
“korigjimin e kufijve” dhe partizanit Edi Rama, i cili i ka llugë punët në
vendin e vet, i jep kurajo angazhimëve të vëllaut të vet, për ta kompletuar një
vepër të tillë tragjike.
Nuk
ka dyshim se, si ide dhe trajtim i kësaj stratëgjie nga ana e Serbisë do ishte diçka e re, prandaj nuk na
befason tragjika dhe lloji i recepteve politike të Beogradit, që ka për
Kosovën, por ajo që është më e keqja për vendin tonë, është përpjekja që
përvidhët nga përsonazhet shqiptare, që ti japin kuptim dhe domëthënje kësaj
natyre të rrezikshme, e cila lidhët me fatin e jo vetëm dy popujve, por edhe të
rajonit.
Serbia
ka prirje të vazhdueshme të bëjë variacione të tilla dhe forma të këtij lloji,
të cilat asnjëherë në jetën e tyre historike nuk treguan fitore dhe as zgjidhje
të kuptimit njerëzor, por në realitet arritën të tregojnë fytyrën tradicionale
të mitëve serbe, që e kultivojnë dhe trashëgojnë me shekuj ndër breza, të
mbushur me plot tragjika dhe lufta kunder popujve tjerë, në veqanti kundër
popullit shqiptarë.
Taksa
100 përqind, që ka instaluar Kosova ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjes, nuk
është një lloj zgjidhje që i bënë këto vende të përafrohen në mes vete dhe të
krijojnë kushte për normalizimin e marrëdhënieve, por në fakt ka qenë e
pamundur për Kosovën, që ta gjejë një rrugë tjetër, prandaj kjo taksë në kohën
e fundit, e ka nxjerrë në shesh edhe njëherë para botës fytyrën e vërtetë të
Serbisë.
Serbia
e sotme është e njëjtë më atë të djeshmën, ajo, jo vetëm shqiptarët, por edhe
gjithë Bashkësinë Ndërkombëtare, po e mashtron me dredhitë e saj, e cila edhe
pas gjitha atyre luftrave dhe gjenocideve të shkakëtuara në tërë Ballkanin,
akoma nuk është në gjendje të kërkojë falje, ose të penalizohet për krimet e
shkakëtuara në veqanti ndaj fëmijëve dhe njerëzve të pafajshëm.
Nga
një politike qëllimkeqe dhe tragjike që përdor Serbia, goditët edhe populli i vet serb, kundër sëcilës vërehen
ditpërditë protesta dhe demostrata në sheshet e Beogradit dhe gjetiu, duke
çfaqur mospajtimet e tyre me politikën aktuale të Vuçiqit, ku popullata e këtij
vendi, posaqërisht rinia, dhe popullata paqësore e këtij vendi kërkojnë kushte
më cilësore, që janë kundër politikës aktuale dhe regjimëve të vjetra, duke e
kuptuar se luftat nuk sjellën më shumë se tragjidinë e popujve.
Populli
serb i Mitrovicës veriore të Kosovës, është populli më i druar dhe i dhunuar
nga presionet e A.Vuçiqit dhe filozofisë së tij politike në Serbi, sepse në
njërën anë bëhët fjalë për avansimin dhe mbrojtjen e tyre nga Beogradi, që të
bëhën pjesë institucionale paralele e Kosovës, ndërsa në anën tjetër, këta
njerëz mendje lehtë dhe të mashtruar përdoren si marioneta të Vuçiqit, për të
arritë qëllimet e veta politike dhe strategjike, që ka kundër shtetit të
Kosovës.
Traumat
e luftës dhe tronditjet psikike të popullit shqiptarë akoma janë të rënda dhe
të pa shëruara, përveq masakrave të mijëra fëmijëve, të moshuarëve dhe të
tjerëve të pafajshëm dhe afro 20 mijë motrave shqiptare të dhunuara, gjinden
edhe qindra kufoma të pagjetura, që janë marrë dhe janë asgjesuar nga regjimi
fashist i Millosheviqit.
Prandaj,
popullata serbe në Kosovë, ka akoma shansë të zgjedh, apo të zgjidh rrugën e
saj më të mirë dhe më prosperuese që dëshiron, dhe përveq kësaj, populli serb
në Kosovë, është një ndër popujt më të priveligjuar në vend, që këtë privilegj
nuk do ta kishte kurrë në Serbi. Dhe po ta bëjmë një krahasim të kësaj
popullate që jeton në Kosovë, me popullatën shqiptare në Luginën e Preshevës,
që jeton në Serbi, ka dallim si nata me ditë.
Populli
serb dhe sëcili popull në botë, i cili e do jetën e lirë dhe paqësore, por edhe
në harmoni me fqinjët që e rrethojnë, në kohën e zgjedhjeve do ta votonte një
njeri paqëdashës, në rend të parë për popullin e vet dhe pastaj edhe për të
tjerët, në realizimin e ndjenjës dhe ëndërrës më të bukur dhe fatit njerëzor,
përndryshe, më mirë sikur ta këputëte gishtin, se të votojë Vuçiqin, i cili e
imiton sot Millosheviqin, edhe llojin e tillë.