| E diele, 19.05.2019, 12:35 PM |
Motivet që kanë
islamikët në rastet e
terrorizmit islamik dhe
luftërave terroriste islamike!
Nga
Skender Jashari
Bota
islamike, sot ndodhet në luftën
terroriste më të tmerrshme brenda vetes, për
reformimin e saj, por edhe në luftën terroriste kundër botës. Islami politik( sidomos vehabizmi), por edhe në tërësi
islamizmi, që nga vitet
1815, e më pas, janë
përdorur nga Rusia( pansllavizmi), për
qëllim të shkatërrimit, luftimit
dhe presionit kundër botës perëndimore( Europës dhe Amerikës, veçmas SHBA-së).
Motivet fetare, u theksuan sidomos pas
aktit terrorist të 11 shtatorit 2001 kundër SHBA-së, ku është thellu konflikti
mes besimeve monoteiste në njërën anë
islamit dhe në anën tjetër krishterimit dhe judaizmit.[1]Islami pas 11 shtatorit 2001, u vendos në qendër të
vëmendjes, në ndërlidhjen në
mes religjionit dhe terrorizmit, pasiqë sulmet terroriste me
vetëvrasje nga viti 1981 deri në mars
2008, ishin për 2000 raste më shumë, e
të cilat shumica i atribuoheshin
xhihadistëve islamik. [2]Krahasuar
në aspektin sasiorë, nga viti 1968, deri në vitin 2005, organizatat terroriste
islamike janë përgjegjëse për 86.9% të
viktimave si dhe për 93.6% të të gjitha akteve
terroriste.[3]Religjioni
është njëra ndër tre a më shumë arsyet
kryesore, të 67 % të konflikteve,
duke luajtur rol të rëndësishëm,
sidomos në krijimin e sistemeve me qeverisje islamike,
veçmas në vendet e Afrikës Veriore dhe Perëndimore si dhe në vendet e Lindjes së Mesme.[4] Nga kjo mund të shihet qartë
që islamizmi, është ngushtë i lidhur me:
Terrorizmin islamik dhe
Luftërat terroriste!
Tabela1. Motivet në konflikte gjatë vitit 2013, ku 30 nga 35 konfliktet, kanë më tepër se një motiv.
Në 15 konflikte, gjatë vitit 2013, ishin motivet fetare mbizotëruese
për Grupet Teroriste Islamike, prej tyre
5 konflikte ndodhën në vendet me shumicë
muslimane,[5] nga kjo
mund të kuptojmë që edhe aktet terroriste kanë poashtu motivet fetare islamike. Konfliktet në Irak dhe Sudan,[6]Nigeri(Boko
Haram), ngërthejnë në vete theksueshëm motive
fetare, madje gjatë vitit 2013,
në të gjitha vendet islamike, ku
ekzistojnë konflikte, motivi
fetarë ka qenë mbizotërues.[7]
Derisa në medie në vitet 2001 deri më 2016, në të shumtën e rasteve, kemi parë pothuajse vetëm akte
terroriste dhe luftëra terroriste nga
organizatat terroriste islamike.
Terroristët
islamik, në çdo rast pothuajse
prihen nga disa motive,
mbizotërojnë motivi fetar
dhe ai material, që janë të lidhur
ngusht!
Motivi
material, është edhe si motiv personal i
terroristëve, por edhe i grupeve terroriste islamike, prej nga paguheshin së paku 400 dollarë në muaj për
terroristin, për gratë e tyre nga 100 dollarë, dhe për çdo fëmijë të tyre nga
50 dollarë në muaj, gjatë viteve 2013-2015, në Siri.Interesi material, është si motiv, për
një numër të terroristëve, që të
përfshihen në veprimtari terroriste. Numër i madh i
kriminelëve ordinerë janë përfshi në
organizata terroriste kryesisht në Siri, Irak, Afganistan, që merren edhe me kontrabandim droge, por edhe
plaçkitje-grabitje, vjedhje të
popullatës civile.
Organizatat
terroriste, por edhe ato të krimit të organizuar, aktet terroristei
shohin si burim fitimprurës,[8]
për faktin edhe të koncesioneve financiare-materiale që qeveritë dhe organizatat
e ndryshme ndërkombëtare, kanë bërë. Grupet terroriste islamike( salafiste), kryesisht janë orientuar
në rrëmbimin e personave, grabitjeve, kontrabandave me drogë, shitjes së skllaveve
të seksit, me qëllim që të kërkojnë shpërblim dhe lirimin e terroristëve
të burgosur.[9]P.sh:
marrja peng për qëllim të zhvatjes, e
lidhur edhe me kontrabandën me narkotikë, në Afganistan, gjatë tërë periudhës 2001-2011, ishte prezente.
Madje nga rrëmbimi i pengjeve(në
bashkëpunim me grupe kriminale dhe
milicinë sidomos në Afganistan, Irak etj ),[10] në
mes vitet 2003-2014, janë zhvatur 16
milion dollarë, dukuria e tillë ka tregu rritje në vazhdimësi. Krimi i
organizuar, grupet terroriste islamike,
në Afganistan, bashkëveprojnë[11]edhe
në akte terroriste edhe për zhvatje a
qëllim fitimi material.
Organizatat terroriste talebane, në
Afganistan, në vazhdimsi gjatë
viteve 2001-2011, rrëmbyen kryesisht qyetarë të huaj për t’i zhvatur,[12]si
dhe me kontrabandimin e opiumit,[13]
sidomos kontrabanda e tillë bëhej në drejtim të Pakistanit. Dukuria e rrëmbimit
me qëllim të zhvatjes edhe në Irak, gjatë kësaj periudhe është në rritje të
vazhdueshme. Madje në Filipine, njihet
dukuria e shpërlarjes së parave të
fituara përmes veprës penale të rrëmbimit për qëllim të zhvatjes.[14]Grupet terroriste
islamike, edhe Aby Sayyaf,
aplikuan marrjen e pengjeve-rrëmbimin, me qëllim të fitimit të shpërblimit prej tyre.[15]Në
mesvitet 2007-2008, në ujrat e Somalisë, kanë
ndodhur 140 incidente, shumica e
të cilave kishin për
qëllim rrëmbimin me qëllim të shpërblimin.[16]
Derisa gjatë vitit 2011, marrja e
pengjeve përmes akteve pirate, në
Somali, tregon rritje të numrit të rasteve, si dhe rritje të numrit të pengjeve të vrarë. Aktive tregohet
organizata terroriste islamike
Al-Shabaab, e cila vepron në
Somali, por edhe në shtetet fqinje.
Ngjajshëm dukuri e tillë, rrëmbime
pengjesh, me qëllim përfitimit
financiare, kontrabandë droge etj kryhen
edhe në Gjirin e Guinesë,[17]po
ashtu edhe në Deltën e Nigerit, megjithëse aktet e tilla janë në
rënije.Brigadat e Kuqe në Itali dhe Fraksioni i Armatës së Kuqe në Gjermani, në
vitet e 70, të shekullit të shkuar,
vetëfinancoheshin përmes veprave penale të
grabitjeve të armatosura (kryesisht të bankave).[18]Këto
fraksione majtiste në Europë,
vepronin nën ndikimin e
Bashkimit Sovjetik! Në analizimin e këtyre rasteve
shohim që Bashkimi Sovjetik, paralelisht dirigjoi
majtizmin në Europë dhe botë, por edhe
islamizmin radikal( gjegjësisht
terrorizmin islamik)!
Tashmë
viteve të fundit, kemi pa, që
edhe në Republikë të Kosovës por edhe më gjerë, Serbia drejtëpërdrejt apo edhe
tërthorët dirigjoi, ndihmoi, rekrutoi, radikalizoi, ekstremizoj, financoi, armatosi terroristët
islamik! Derisa po ashtu vetë
terroristët islamik të Serbisë(
në Trojet Shqipëtare, e kryesisht në
Republikë të Kosovës), dëshmuan që kishin lidhje të ndryshme, qoftë farefisnore, krushqie, biznesi a agjenturore
me shtetas a shtetin serb, shkaku i së
cilës shkuan në
luftërat terroriste islamike a në
akte terroriste islamike!
[1]https://www.usip.org/sites/default/files/PWJan2006.pdf faqe 1, (20.05.2017).
[2] Sara Silvestri and James Mayall FBA: The Role of
Religion in Conflict and Peacebuilding, The Britich Academy, 2015, faqe 21,
[3]Po aty, faqe 23,
[4]http://visionofhumanity.org/app/uploads/2017/04/Peace-and-Religion-Report.pdf faqe 8,
(20.05.2017).
[5]Po aty, faqe 13.
[6]https://www.usip.org/sites/default/files/resources/sr201.pdf faqe 2, (20.05.2017).
[7]http://visionofhumanity.org/app/uploads/2017/04/Peace-and-Religion-Report.pdf faqe 7, (20.05.2017).
[8]http://undocs.org/S/2015/366 faqe paragrafi 34, (20.05.2017).
[9]http://www.unodc.org/documents/terrorism/09-86635_Ebook_English.pdf faqe 51,
paragrafi 134, http://economicsandpeace.org/wp-content/uploads/2016/11/Global-Terrorism-Index-2016.2.pdf faqe 84.
(20.05.2017).
[10]http://rapporter.ffi.no/rapporter/2004/03105.pdf faqe 11.
(20.05.2017).
[11]https://www.state.gov/documents/organization/122599.pdf faqe 143(20.05.2017).
[12]http://www.unodc.org/documents/data-and-analysis/Afghanistan/Afghan_Opium_Trade_2009_web.pdf faqe 104
[13]http://economicsandpeace.org/wp-content/uploads/2016/11/Global-Terrorism-Index-2016.2.pdf faqe
55(20.05.2017).
[14]https://www.state.gov/documents/organization/239561.pdf faqe 183,
(20.05.2017).
[15]http://www.unodc.org/documents/southeastasiaandpacific//Publications/2016/Radicalisation_SEA_2016.pdf faqe 13, 15,61, 86, 87, (20.05.2017).
[16]http://www.unodc.org/documents/commissions/CCPCJ/CCPCJ_Sessions/CCPCJ_19/A-CONF213-03/A-CONF213-3_E.pdf faqe 3,
paragrafi 1. (20.05.2017).
[17]http://www.unodc.org/documents/data-and-analysis/tocta/West_Africa_TOCTA_2013_EN.pdf faqe 49-50, (20.05.2017).
[18]http://www.unodc.org/documents/terrorism/09-86635_Ebook_English.pdf faqe 51,
paragrafi 135, (20.05.2017).