| E shtune, 18.05.2019, 10:11 AM |
Z.
DEDË DEDA – POET DHE HUMANIST
Shkruan
Zymer Mehani
Dedë
Deda, poet i talentuar shqiptar, i lindur dhe i rritur në Fushë-Arrëz të
rrethit të Pukës, më 14. 12. 1979, që aktualisht jeton dhe vepron në Londër,
sot më datën 14 maj 2019 për nxënësit shqiptarë të Republikës së Kosovës na e
dhuroj një pako prej 300 ekzemplarësh të vëllimit të tij poetik të parë “Puthja
e atdheut”, botuar në Tiranë më 2018. Ndonëse larg vendlindjes, mendjen dhe
shpirtin i ka në Shqipëri dhe në Kosovë. Këtë e dëshmon vepra e tij madhështore
dhe gjesti human prej një atdhetari të vërtetë. I tillë është z. Dedë Deda,
poet dhe shkrimtar i shquar, i cili që nga larg atëdheut i dhuron shkollës
shqipe dhe nxënësve të shkollave të Kosovësë një dhurat shumë të çmuar. Këtë
pako librash me vlerë 1,500 euro e pranuam sot, bashkë me mikun tim-poet z
Hajrush Redenica, e që në emër të autorit Dedë Deda, këto libra do t’i
shpërndajmë në bibliotekat e Prishtinës, të Podujevës, të Kastriotit, të
Vushtrris, të Gjilanit, të Kamenicës, si dhe në bibliotekat e qytetit të
Kukësit.
Në
emër të nxënësve, të personelit të bibliotekave të shkollave të qyteteve në
fjalë dhe në emrin tim prrsonal e falënderoj nga zemra autorin e librit
,,Puthja e atdheut" poetin Dedë Deda dhe mikun tim poet z Hajrush
Redenica, i cili vullnetarisht ka shpreh gatishmëri të më ndihmojë në
shpërndarje të librave.
Zoti
ju bekoftë, bashkë me familjen tuaj, poet humanist z Dedë Deda! Kosova ju është
mirënjohëse!
Prishtinë, më 14 maj
2019