| E shtune, 18.05.2019, 09:54 AM |
Po
vjen era marëveshje pozita - opozitë
Dy ditë me parë opinion publik papritmas u informua se PD & LSI dërgoi në
KQZ listën e komisionerëve për në procesin zgjedhor të 30 Qershorit me
argumentin për të mos lejuar punën normale në zgjedhjet e 30 Qershorit. Ky
veprim ishte krejt I pa pritur nga opinion mbasi mud ta quajmë se PD & LSI
sapo kanë bërë një hap për të qënë aktor dhe faktor në zgjedhjet vendore të
ardhshme. Fakti që dy partitë e mëdhaja të opozits do të përfaqësohen me
komisionerë në procesin zgjedhor të 30 Qershorit, por jo me popull, kushdo
mundet ta quaj se ky është hapi I parë drejt një marëveshjeje pozitë-opozitë,
gjë të cilën po e pret me shumë ankth mbarë shoqëria shqiptare por edhe opinion
ndërkombëtarë. Por mirë është që të kthejmë vëmëndjen tek shkaqet e kësaj
krize.
Le të marim në analizë ku ndodhet sot Shqipëria ku po sundon një situatë plot
tension dhe krizë politike tej të tensionuar. Mjafton të evidentojmë shkaqet që
opozita ka ngritur gjer më sot. Krimi i organizuar, korrupsioni, trafiku I
drogës, shit-blerja e votave e të tjera akuza të forta në drejtim të PS e cila
sot po qeveris vëndin e vetme, janë shkaqet që u krijua kjo situatë e pazakontë.
Nëse pjesa kryesore e opozitës së bashkuar (PD & LSI) kanë vendosur që të
shkojnë drejt një marëveshje me PS, kjo është një gjë shumë e mirë, është një
hap mjaft pozitiv për fatet e vëndit, por PD & LSI për këtë vendim duhet të
sqarojnë edhe aleatet e tyre PAA, PR, PBDNJ, LZVK dhe PDK të cilat kanë qënë
konseguente në krah të kauzës që ngriti PD muaj më parë. Fakti që në Tiranë po
organizohen protesta të forta, tregon se opozita ka shkaqe të forta të cilat po
shqetësojnë sot shqiptarët. Faktori ndërkobëtarë është përpjekur mjaft që
mazhoranca dhe opozita të ulen në bisedime me për të gjetur gjuhën e përbashkët
që kjo klimë plot tënsion të zgjidhet mirë e pa problem madhore për shqiptarët.
Shqipëria është në prag të një moment historik për hapjen e nogociatave me BE,
ndaj opozita pikërisht për këtë arësye mundet të marrë një hap për të dalë nga
kjo situatë dhe krizë politike me qëllimin për të qetësuar zemërimin e
përkrahësve të opozitës, për qeverisjen plot probleme dhe skandale. Nëse PD
& LSI kanë menduar kështu, ky është një hap shumë pozitiv, por pyetje
është, a do të mund qetësojnë dhe qartësojnë mbështetësit e tyre lidhur me
kauzen që ngriti PD që në fillimet e saja? Sot ka zëra se mbështetësit e
fuqishem të PD nuk e parapëlqejnë bashkëpunimin e ngushtë me LSI dhe
anasjelltas, edhe mbështetësit e LSI nuk parapëlqejnë një bashkëpunim me PD.
Kauza që PD projektoi, a do të kuptohet nga ithtarët e saj?
Gjithsesi, në thelb nëse PD ka vërtetë dëshirë dhe mendimin për të ndryshuar
qëndrim, pa dyshim ky hap është shumë I mirë, një marëveshje PD me PS do të
bëjë që ujrat shumë të trazuaranë në politikën shqiptare, të shkojnë drejt një
stabiliteti të qëndrueshëm ose të një qetësie të përkohshëm. Por pyetja është;
si do të mund arrihet një marëveshje PD-PS? Unë parashikoj se Rama mundet dhe
duhet të tërhiqet nga posti I kryeministrit me qëllimin që opozita të ketë më
shumë hapsirë dhe besim se zgjedhjet nuk do të blihen ma para të drogës dhe nuk
do të vidhen me hulugan partiak. Pa dyshim, do të ketë edhe shtyrje të zgjedhjeve
duke shkelur Kushtetutën si edhe herë të tjera. Ndërsa për zgjedhje të
përgjithshme të parakohshme mundej se nuk do të ketë, mbasi një hap I tillë
mundet të krijojë precedent që kur të vij PS në opozitë (është e sigurtë së PS
me këtë qeverisje opozitën e ka të sigurtë), edhe ata mundet të bëjnë një
kërkesë të tillë, gjë që do të krijojnë kërkesa dhe trazira zinxhir të
herëpashershme.
Gjykoj se tërheqja e Ramës nga kryeministër është në të mirën e vëndit dhe në
të mirën e partisë së tij. Së pari kjo krizë e thellë politike do të gjej
zgjidhje të paktën për momentin dhe Shqipëria të shpresojë për hapjen e
bisedimeve me BE, por një tërheqje e Ramës nga kryeministër, pa dyshim do të
jetë një hap shumë pozitiv dhe reflektim për qeverisjen e tij plot problem në
këto 6 vite. Nëse Edi Rama ka besimin se ai dhe partia e tij votohet në shumicë
dominuese, atëhere me vullnet, me ndërgjegje dhe me bindje, Ai duhet të
largohet nga posti shumë I lakmuar I kryeministrit dhe ky vendim I tij, do të
vlerësohet mjaft si një vendim politik në të mirën e vëndit të tij.
Ashtu si të gjithë shqiptarët të cilët duan që kjo situatë me shumë tension
politik të zgjidhet sa më parë, edhe une shpresoj se tashmë ka ardhur moment që
të shikojmë dritë jeshile në fund të tunelit politik shqiptar, le të presim dhe
të besojmë se po vjen “era marëveshje pocizitë–opozitë” gjë që shqiptarët do të
jenë më të qetë për të pëballuar jetesën e tyre të vështirë.
Zenel Çeliku
TIR-FAX News Agency 17 Maj 2019