| E merkure, 15.05.2019, 08:00 PM |
QEVERIA
NË SHENJË SOLDARITETI PËR HIR TË VARFËRVE I SHTRON IFTAR VETI
Nga
Dedë Preqi
Një
lloj ilustrimi i brendshëm në politikën e Kosovës, duket sidomos edhe gjatë
festave tradicionale të këtij populli, ku qeveria e këtij vendi i prek mometet
më të ndieshme, kinse për të shpjeguar se jemi një shtet tolerant dhe laik, ku
besimi nuk përjashtohet si puls i vullnetit të popullit, që jeton në këtë vend
edhe me « përkrahjen e pushtetit «.
Kosova
si një shtet laik, është e përcaktuar në këto kushte dhe ligje në bazë të
Kushtetutës së saj, e cila duke pasur të qartë këtë horizont e mbështet vullnetin
e këtij populli në këtë shtet pa dallime etnike dhe fetare, por qeveria dhe
shteti duhet ta ketë rrolin e vet të veqantë, jo edhe të veproj e të teproj më
shumë se sa e thotë vetë realiteti, sepse në këtë pikëpamje nuk e gjejmë dozën
e përspektivës fetare, por ia shtojmë dozën retrospektivës qytetare.
Iftaret
si rite dhe traditë fetare muslimane, si dhe ritet tjera fetare të sëcilës
pjesë etnike e këtij vendi, janë tradita fetare që duhet admiruar dhe inicuar,
si një insistim optimist dhe shenjë e solidaritetit që organizohen në frymën
fetare përpara syve dhe mendjes së këtij populli që ka një kolonë të gjatë e të
varfërve, në realitet do ta kishte edhe domethënjën e humanizmit të vërtetë
njerëzor e fetar.
Ndërkaq,
Iftaret e qeverisë së vendit tonë nuk e kanë karakterin e llojit të tillë, që
shtrohen në shenjë të soldaritetit dhe imazhit që do ta kishte edhe për të
varfër, për ata që nuk kanë ndoshta as me çka ta shtrojnë sofrën e tyre, nuk
kanë as me çka ti gëzojnë dhe ushqejnë fëmijët e tyre as në këto festa
madhështore, atëherë me kënd po soldarizohet kjo qeveri avanturiste, e cila po
ta kishte një shpirt të pa përlyer dhe human, do të vepronte ndryshe dhe nuk do
ishte e disponuar të shfrytëzojë popullin e vet deri në palcë me këto «
marifete ».
Dhe
mbi të gjitha, qeveria e këtij vendi ka mjaftë përgjegjësi në kopetencat tjera,
si në ato që janë më elementare që ka nevojë populli i këtij vendi, i cili
është në mungesë edhe ujit të pijshëm e mos të flasim edhe për kafshatën e
gojës, prandaj do duhej të tregohet ndryshe një ndjenjë vegjilence qeveritare,
serioziteti dhe përgjegjësie përballë problemeve të këtij populli që meriton
një trajtim më të ndërgjegjshëm nga qeveria e vet.
Qeveria
e vendit, për të treguar një respekt për këto ditë madhështore të Ramazanit,
duke shtruar « iftar » jo në mes vetë qeveritarëve pasanik dhe milionera, që
janë pasunuar në korrizin e këtij populli, në krye me presidentin dhe
kryeministrin bashkë me plot « bashobazuk » të tjerë qeveritar, por është
deshtë të organizohet Iftar me gjithë skamnorët e këtij vendi, të cilët janë të
bollshëm, të cilët janë edhe të uritur e të etur në mungesë për një pikë ujë,
që kërkohet këto ditë të shenjta të agjerimit për ta lagur fytin.
Padyshim
një qeveri e tillë, përmes sëcilës vetëm pushteti është i aftë të realizoj
zotësinë e vet pa përspektivën e popullit, pa mirëqenjen e tij, duke i vënë
qëllime vetës sipas ëndjeve pushtetare, duke shpërbërë realitetin e
drejtëpërdrejtë të gjendjes, vetëm për favore të veta me qëllim të përmbushjes
së ambicjeve partiake e klanore, posaqërisht atëherë kur janë në prag edhe
zgjedhjet, për të përfituar nga votat e popullit, të këtij populli të ndrydhur
e të shtrydhur sikur limoni i thartë.
Kjo
sjellje e tanishme qeveritare nuk ka të bëjë me zbulimin e metodave të reja,
por ka të bëjë me tiparin e tyre në vazhdimësi, me tiparin e asaj që e quajmë «
turpësi », duke e ditur se kjo metodë nuk qon largë edhe me metodat tjera
përfide, që nuk kanë qëllime të përkrahjes dhe përspektivës qytetare dhe
fetare, por kanë qëllime të dukshme, pasqyrim i asaj që lidhet me « hile-nizëm
» që mund të qojnë jo më largë se deri te ndonjë shpërthim i pa nevojshëm.
Në
kulmin e të gjitha këtyre rrjedhave, kjo tregon edhe një ligësi e një qeverie,
e cila mundohet nga gjitha këndet të përfitoj në kurriz të këtij populli, për
të jetuar sa ma gjatë në pushtet. Dhe pak si ma trup, shteti duhet të ndahet
nga feja, poashtu edhe Kosova si shtet laik, qeveria dhe pushteti duhet të
pozicionohen në vendet e veta administrore, duke përmbushë ndonjë lloj veprimi
të nevojshëm për qytetarët e vendit, e jo duke u reklamuar si besimtar të
rrejshëm, herë në kisha e herë në xhamia, duke i vizituar e manipuluar klerikët
edhe nëpër shtëpia.