| E hene, 13.05.2019, 09:45 PM |
Autorë shqiptarë prezantohen në Javën e Integrimit në Vjenë
Nga
Hazir MEHMETI, Vjenë
Vjenë, 10 maj 2019: Në një ambient të bukur të “DerKunstraum”, në qendër të Vjenës, mes artit të pikturave të mrekullueshme bashkë me atë letrar dhe tingujt e harfës luajtur nga Veronica Klavzor u mbajt orë letrare artistike. Ajo u organizua nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri në kuadër të Javës së Integrimit në Vjenë, ku autorët prezantuan veprat e përkthyera në gjermanisht dhe lexuan prej tyre.
I pranishëm ishte gjithashtu RolandBimo, Ambasador i
Republikës së Shqipërisë në Austri. Tani e disa kohë në aktivitet letrare aq me
vlerë mungojnë përfaqësuesit e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri. Në
emër të nikoqirit, përshëndeti HubertThurnhoffer, pronari i
galerisë “DerKunstraum’’, ai e falënderoi organizatorin për bashkëpunimin
dhe tha se galeria e tij e artit ka qëllim ndërtimin e urave kulturore mes
kombeve. Programi i drejtua me shije në të dy gjuhët nga KaltrinaDurmishi.
Mbrëmjen e hapi Anton Marku, kryetar i Lidhjes së
Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri. Ai i
përshëndeti të pranishmit dhe mes tjerash tha: “Qëllimi i Lidhjes sonë është që
me aktivitet tona të sjellin më shumë vepra letrare të krijuesve nga diaspora
të përkthyera për lexues, para se gjithash atij vendor.” Ai dha një historik të
shkurtër rreth aktiviteteve të Lidhjes.
Dr. KurtGostentschnigg, albanolog, foli rreth veprave të
përkthyera prej tij të autorëve Hazir Mehmeti, Besim Xhelili dhe Mërgim Osmani.
Rreth poezive të Besim Xhelilit mes tjerash shtoi: “Poezia e Besim Xhelilit
mund të kuptohet sipas dy konteksteve: së pari sipas kontekstit të biografisë
së autorit dhe shoqërisë dhe së dyti interpretimin e veprës sipas frymëzimit të
dalë nga zemra. Tek poezia e Besimit kuptimi vjen nga muza e frymëzimit,
gjegjësisht nga fuqia e shpirtit dhe zemrës“. Ai lexoi disa poezi në
gjermanisht nga libri “Sy të pafajshëm” (,,UnschuldigeAugen’’) të
përkthyer na ai, kurse në shqip nga ky libër lexoi MarselaXhaferaj.
Prof. PeterPaulWiplinger, shkrimtar i njohur austriak
shkroi parafjalën e veprës “Kohëthyerja” (,,ZertrümmerungderZeit’’) të autorit
Hazir Mehmeti, nga e cila mes tjerash tha: “Është një art të shkruari në
frymën e kohës dhe të letërsisë. E bazuar natyrisht në trashëgiminë e mënyrës
së të rrëfyerit të traditës së letërsisë shqiptare, por arti i të shprehurit
dhe kultura gjuhësore e Hazir Mehmetit janë shumë afër realitetit. Këtu rrëfen
një autor, histori të thjeshta, në një gjuhë "të thjeshtë", të qartë.
Pikërisht për këtë, kjo mënyrë të rrëfyeri ka stil dhe kualitet. Prandaj libri
është një urë letrare lidhëse ndërmjet dy botëve: botës së vjetrës dhe asaj të
re si dhe të kulturave të tyre; por edhe ndërmjet së kaluarës dhe së sotmes;
ndërmjet atdheut dhe mërgimit. Dhe para së gjithash një lidhje ndërmjet Autorit
dhe lexuesit.” (përkthimi në shqip nga Shpresa Musaj). Elona
Kamberi lexoi pjesë nga tregimi “E ftuara” në gjermanisht nga përmbledhja
“Kohëthyerja” e autorit Hazir Mehmeti. Kjo vepër u botua nga P.E.N- Klubi
Austriak i njohur, redaktor i librit është Dr. HelmutNiederle, kryetar i
klubit.
Poetja e njohur polake e cila jeton në Austri,
MarzannaDanek, lexoi disa poezi nga përmbledhja e saj e fundit në gjuhën gjermane.
Përndryshe, Marzanna ka fituar disa çmime të larta në vendlindjen e saj dhe në
Austri.
Ishte një mbrëmje e bukur arti e cila lidh shpirtërisht
artdashësit nga kombe e gjuhë të ndryshme që jetojnë e krijojnë në Austri.
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër
Moisiu” në Austri ka bërë emër në afirmimin e krijuesve shqiptarë që jetojnë në
Austri. Janë ndërtuar ura miqësie arti, e më shumë se aq, me klube e shoqata
kulturore të shumta në Austri. Ka bërë miq të shumtë nga radhët e krijuesve
vendor pa të cilët nuk do mund të kishte kaq shumë fryte puna e Lidhjes nën
drejtimin e veprimtarëve drejtues të zellshëm. Tani ka raporte të afërta
bashkëpunimi me P.E.N –Klubin austriak rreth të cilit veprojnë mijëra krijues
kombesh të ndryshme në Austri e më gjerë. PEN- është edhe botues (për
herë të parë) i disa veprave të autorëve shqiptarë në Austri.
Vet Java e Integrimit në Vjenë flet mbi afirmimin e
krijimtarisë letrare shqiptare në hapësirat e pa njohura deri tani
gjermanofolëse.
Shumë nga aktivitetet letrare u mbështetën nga donatorë
artdashës dhe konkursi letrar, vite më parë, nga Ministria e Diasporës.
Ura me e fuqishme e njohjes dhe komunikimit me të tjerët është fjala e artit,
kjo nuk na mungon, andaj kërkohet mbështetje akoma më e fuqishme e Lidhjes në
botimin e veprave me vlera të mirëfillta.