| E diele, 28.09.2008, 01:18 PM |
![]() |
Albert Shala |
ATDHEU IM KA ZJARRMI
Atdheu im ka zjarrmi
nga thikat
që në trupin e tij
ngulur rrine
Do të ngrejë koken
thika në brinjë
Do te ecë
thika ne shpinë
Atdheu im ka zjarrmi
Atdheu im
BALLI ME NGJYRA YLBERI
Eja të ecim drejt ardhmerise
se e lidhur është me vargojtë
e së djeshmes
me vargojtë e së sotmes
me vargojtë e së nesërmes
Eja ta bëjme hapin drejt ardhmerise
ngjyrat e ylberit
i shoh ne ballin e saj
Eja ta shkundim te djeshmen
udhëve te ylberta.
VDEKJA RRI E MENDUAR
Vdekja rri e menduar dhe pershperit per jeten
plot brenga
ku sillen,engjujt,djajt
vdekja shtrengon dhembet
kur urdheri i vjen
kur shpirtera merr...
YLLI IM ENDERRIMTAR
Enderrimtar te kam ylli im
ti me buzeqeshë
kur nata është futë
dhe vdekja sillet verdallë
Ti ndricon tek une
netëve te kristalta
mengjeseve te pastra
dhe bën lutje te mocme
shtigjeve te botes
ylli im...