| E premte, 10.05.2019, 08:23 PM |
SONTE SHENKOLLI I VERES DHE RAMAZANI FESTOJNE
BASHKE
-Mireardheshi
gjithmone shoke e miq te nderuar, te aferm e dashamirë.
Veç
per gezime e festa u takofshim edhe ne shtepite tuaja.
Kete
urim ka familja Kapllaj per te gjithe shqiptaret, kudo qe ata ndodhen, punojne,
jetojne e festojnë-
Nga
Dr Domenika Kapllaj, Lezhë
Nuk
besoj se ka ndonje fjale tjeter më me ngarkesa pozitive ne gjuhen shqipe se sa fjala FESTE. Ajo sjell
veç miresi, gezime, mirenjohje, gaz e hare ne çdo vater e per çdo moshë. E nje
nder keto festa eshte edhe i mirenjohuri Shenkolli i Veres qe te pakten per ne
komunitetin e besimit katolik te Malsise se Madhe eshte ne nivelin e festes se
Krishtlindjeve. E ne dallim nga shume festime te tjera te pervjetshme Shenkolli
i Veres quhet Festa me miq! A mund te gjendet ndonje emertim më i bukur? Them
se jo.
Kaq
shume frymezon dhe emocionon kjo fjalë, pra festa me miq, sa jo rralle mund te them se vet miqte sjellin
edhe me shume gezim e mirësi se vet festa. Ose me saktë: - per ne' festa dhe
miqte janë NJE.
E
si ne çdo rast perpiqemi te bejme kujdes qe fryma e festes të ngjise sa më shume te të moshuarit.
Babë
Martini
Kjo
buqete me lule te fresketa qe Sabrieja ka sjellë nga baçja e vet ne Malin e
Shengjinit eshte nje dhurate kuptimplote qe sidomos babe Martinin tash 82
vjeçarë e gezon shumë.
Ku
eshte rinia eshte festa dhe gezimi
Rinia
eshte vet festë. Bashke me vajzen tone te madhe Dajanen në vitin e peste
Mjekesi, (por qe tani e meriton emrin doktoreshe), kane ardhur shume shoqe nga
Tirana, Elbasani, Librazhdi, Laçi, Lezha e Gjerovica nga Tropoja. Ato janë:
Genta,
Xheni, Ilda, Elidona, Marsida, Bora,
Megi, Dajana, e Gjeri me te kuqe
(djathtas) . Me kenget e vallet e tyre ne koridor, ne kat te pare e te dytë, ne
ballkone e baçe ato na e kethejne festen ne "festival".
Plot
sofra dhe zemra
Kur
sofra eshte plot me miq, plot jane edhe zemrat tona.
Dhe
i lutemi Zotit qe keshtu te jemi ne çdo festë.
...Ne
te rriturit më shume preferojme bisedat me nga nje gote verë a raki.
No Koment!
Kjo
Foto-Ikonë, nuk don diçiture as koment. Kjo i thote te gjitha vet... Kjo don
veç AMIN!
Sonte
Shenkolli i Veres dhe Ramazani festojne
bashkë. Hyke Rexha, e dyta nga e djathta
Dua
te veçoj ne kete feste miqtë nga Mitrovica e Isa Boletinit, Hyke Rexhen me te
birin Fidanin. Gjesti i tyre eshte edhe me shume se miqesor. Kane udhtuar 4 ore
nga Mitrovica ne Lezhe per te na nderuar ne kete nate feste. I falenderojme nga
zemra edhe per nje arsye tjeter: ata te dy jane me agjerim ne muajn e
Ramazanit.
Sidomos
nena e Benit, Prenda, nje besimtare e paperkulur ne asnje kohe, kujdeset ne
menyre te veçante per miqte e larget. Ajo rrin tuj kqyrë diellin kur po
perendon dhe thote: -Po e kqyri diellin
se miqte jane pa hanger e pa pi as uji qysh mbramë. Zoti ua ditet per nder e ua
baftë panimin, -dhe i fton ata qe te kryejne ritet e zakonet qe kerkon ky
agjerim.
Besimet
e ndryshme fetare kurr nuk na kane ndare as nuk na ndojne. Jemi te gjithe
shqiptarë, nje rracë, nje gjak, nje gjuhe, nje komb.
Fidani
tregon ne vazhdim te ketyre bisedave veprimin e madh te At' Gjergj Fishtes i
cili kur kish marre vesh se po vidhet e po don dikush me e djegë nje xhami,
shkoi vet e u fut mbrenda, u ul ne mes te xhamise: -digjmeni edhe mua, - ju tha Patri keqberseve.
Ata
ulen koken dhe u larguan te turperuar!
Po
e mbyllim kete shkrim modest me kete foto-urimi e cila eshte jo vetem ne hyrje
te dhomes se pritjes se miqve, por sikur eshte e gedhendur ne çdo tulle te
baneses sone ketu ne Ishull - Lezhë dhe atje ne Dedaj te Shkrelit ne Shkoder. E
mbi te gjitha eshte e shkruar ne mendjet e zemrat tona.
Mireardheshi
gjithmone shoke e miq te nderuar, te aferm e dashamirë.
Veç
per gezime e festa u takofshim edhe ne shtepite tuaja.
Kete
urim ka edhe familja Kapllaj per te gjithe shqiptaret, kudo qe ata ndodhen,
punojne, jetojne e festojnë.
-Ekskluzive per ZemraShqiptare ne Londer, nga Ishull-Lezhë,
Dita e Shenkollit te Veres, 9 Maj 2019-