| E enjte, 09.05.2019, 07:25 PM |
"KORCA
PLAKE, KORCA NUSE"
Nga
Luan Kalana
“Parisi”
i vogel i Shqiperise, pishtare e qyteterimit,
vendlindja jone e shtrenjte parantese-Dikush me ngacmoi kujtimet, per te
hedhur keto rreshta ne skrin interneti, me nje koment, ku shkruante pasazhe per vendlindjen, qytetin
e saj, Shkodren , djepi i kultures te Shqiperise. Une pa mendje si thone tani te
rinjte, i shkrujata miqesisht komentin percjelles e miqesor me krenari ”...po
mos harroni dhe simotren e saj , qytetin e Korces.”
-”Pasi
kam lene pas kontinentin e Amerikes, mergimtar, si nje zgalem fluturoj hipur
mbi “dronin” imagjinar , mbi oqeane e mbrij ne Atdhe, mbahem ne Korce , qytetin
tim.Qendroj ne kullen e larte dhe hap krahet si nje shqiponje gjigande per te
futur ne gjoksin tim, ne zemren plage, peisazhin jetesor te Korces plake, te
Korces nuse, kujtimet gjysem shekullore te vendlindjes time.
Poshte
shtrihet e perfyturuar si nje vareze madheshtore Korca plake, qe aty-ketu kane
mbetur gjurme dhe emra te vjteter, ne mendje te njersve te moshuar dhe ne
histori.Ne kembet e kulles ne sheshin qytetit,
qendronte, nate dite , ne shi e ne debore , roja i qytetit , monumenti i
lirise, “Ushtari i panjohur”.Si nje figure shahu e kane levizur , para figures
te mbretit , bustit te Enverit, qe tani eshte zhdukur , pa nam e nishan, ndersa
“ushtarin”nuk e shoh ku e kane ngulur, ku sodtit qytetin , si dikur...
Para
meje qe nga lart, veshtroj Korcen industriale, Korcen e puntorise, fabriken e
kepuceve, ish Kombinatin e Trikotazhit , qe vishte tere Shqiperine, leshpuesen
, qilimat e Koces(fabrikat), ku mblidheshi e punonin tere graria eqytetit tim.
Ca me poshte uzunat, precizioni, mekanikja e te tjera , me emer ne Shqiperi.
Perballe
kam monumentin e kulture teatrin famos”A.Z.Cajupi”qe mbushi me drama e aktore
skenat e filmat shqiptare atje ku kam lojtur edhe une theater, me te
medhenjente artista boterore.
Me
pas “agjensia e autobusve”, ku derdhej mengjeseve tere qytet, i ikte percillte
banoret tij ne gjithe damaret e atdheut , per te lene gjurme ne Shqiperi.
Ja
hapet sipari i “pazarit te vjeter” te Korces qe tani ka veshur kostumin e ri
europian “Pazari i ri”.Aty mblidhej e puntonte zejtaria e tregetia e qytetit,
kujtoj dyqanin e Rakos, ish nje pronar i vjeter, ”hani me dy porta”, diku aty
kemi jetuar vitet e para te feminise.
Nga
lindja, nen kembet e mali te Moraves, fle qyteti im i vjeter.Ngjitem lart per
nga “Bira Korca”, eh sa kujtime me shoqerine rinore, pinim e kendonin serenata
, aty ne lulishte, per qejfin tone, dhe kthenim krikot me bire te porsa dale
nga fabrika,
Qe
tashme edhte kthyer ne tradite organizimi i festave popullore , Festa kombetare
e Bires, si Nata e Karnavaleve te Korces, Dasma e Molleve , Festa e Bukes se
re, e te tjera si keto.
Karshi
“Bires” , kompleksi i spitave te qytetit.Ja aty ne ca germadha te pa gemisura
apo magazina, ”ish materniteti i vjeter”, ku kam lindur, ku hodha shtat si njeri, jam krenar me
qytetin e lindjes sime.
Por,
c’e do , kam dhe ca kujtime te hidhura, aty na vdiq motra jone me vogel,
Fabardha, ishte engjell. Me ka mbetur peng, nuk e arriva dot , isha Mesues ne
Moker te Pogradecit. Eh , pa le ec e jaket e mija neper spitalet , vitet e
fundit para ardhjes ne Amerike…dhe ngjitem me lart per rrugen e Mborjes dikur
miniera e qymurgutit Mborje-Drenove,
punoni nen dhe minatoret , me mundime sakrifica.Kujtime e mbresa te shumta,
shok e miq te paharuar.
Me
tej rruga per Drenove, e mbushur e tera
me rizorte , lokale mga me te bukurat , deri poshte ne Dvoran, ku nisin e hapen
plantacione me molle, ish ferma e madhe e Dvoranit , pothuajse e gjithe fusha e
Korces, eshte shnduar nje plantacion frutoresh nga me te begatet.
Do
kthehem sersih qe ketu nga kulla, fare parane shoh orakullin e dijes te
qytetit, ”Bibloteken” ku drejtone miku yne byrazeri poeti lirik Skender Rusi,
ajo ishte “kafeneja” jone shkolllore, ku kalonim ore te tera duke lexuar dhe
studjuar, nuk kishte me pare kompjutura. por vetem rafte me libra.Me keq ardhje
e them , si u privatizua, ajo permendore e dijes, a ka shtet te mbroje qytetin
pa shpirt?! Mekate.!!!
Ngjitur
me te ndertesa e vjeter shekullore, tipike korcare “Pallati i Kultures”,
kujtime qe s’kane mbarim ne memorjen time...Me pas MAPO e madhe e qytetit dhe
perballe Hotel Turizmi i ri, restorantet ”Krimea”, ”Borova”, dhe ndertesa
arkitektoriale e bukur model parisian, panteone te qytetit te vjeter.
Ja
aty , gati ne qender, te sheshit te
Korces nuse, ndertesa e vjeter-Muze e Arsimit, Mesonjtarja e pare shqipe, dhe
perkarshi te saj ngrihet madheshtore , kulti fetar i qytetit , Kisha Ortodokse,
qe ma merr mendja qe secili qe viziton Kocen , ka nje foto kujtim simbolik
bekim shpirteror , tek shkallet e kishes.
Dhe
“Bulavardi Korces”qe derdhej nje lume dhe shetisnin deri mbrembjeve vone i tere
qyteti deri poshte nga kinema “Morava”(Milleniumin”) e mbaronte ne turizmi i
vjeter, po t’ju kujtohet kenga, ”bulevardi i Korces ka vajza te bukura , dalin
e shetisin , pa leje e mamase…”
Shikimi
mbaron aty nga fundi i qytetit nga kompleksi “Sporti”.Qendroj per nje moment ,
dikur “lendina e loteve”, ku merni rruget e e prisnin mergimtaret.Padashje me
dalin lotet e mallit ….
Madheshtor
e modern stadiumi i KS “SKENDERBEU”qe futbolistet ka vite nuk i leshojne
trofete e Kampionatit te Shqiperise.Prane tij “Pallati i Sportit” ri fjetur, qe
me pare gumzhinte, nga fensat e lojrave me dore, te lojtareve kampione te
volejbollit, baskebollit, gjimnastikes e tjere..ku jane tani..?!
Pas
tyre , kompleksi i madh univeristar “Fan S. Noli”qe mbaron deri poshte te ish
pedagogjikja , sot shkolla mekanike.Sa kujtime kam, shkollore, studime dhe
provime i kam hedhur disa ne librat e mija…
Siparin
e pejsazhit , miks natyror e njerezor te Korces plake, Korces nuse, u mbyll
vete, pa me pyetur mua, ”Parku Rinia”i
qytetit, aq i degjuar dhe i shkruar libra, i mbuluar me nje vello gjelberuese,
lloje soje druresh dhe lulesh si nje kopesht natyral botanik , me je shtrirje
piktoreke , ne fushe ne koder, me
skulpturra qytetare shatervane dhe lojrat per femije, ku mblidhen e shetisin te
gjitha moshat. Fantastik dhe kenaqesi.
Si
, per te me percjelle ne horizont “droni fluturues”, ne folezen time , rruga qe
te shpie ne treven e bukur te Devollit , ne ish qytezen e vogel, bijen kocare,
Vishocicen time, te shkollave te mija, aty ku njoha e lidha jeten
bashkeshortore, me princeshen bejlereshe
, devolleshen gruan time.
Ku
ulinden e u riten tre femijet e mij , ...ku ndodhen ne perjetesi varezat , ku
banojne shqpirterat , kujtimet e perjetuar te jetes sime.
Per
t’u kthyer serish, ne mbyllje te ketij
peisazhi modest , te gjalle shpirteror , aty ku kam lindur , ne Korcen plake ,
Korcen nuse te Shqiperise.
Mall,
nostalgji dhe krenari atdhetare.Mirenjohje per jete Qytetit tim.
Luan Kalana - Florida,
SHBA.