| E enjte, 09.05.2019, 07:59 PM |
Kuvendi i Shqipërisë, ky universitet
servilizmi
Nga Prof.
dr. Eshref Ymeri
Në pragzgjedhjet parlamentare të qershorit të
vitit 2017, kryeministri Rama nuk la gur pa lëvizur që Partia Socialiste të
merrte shumicën absolute në ndenjëset e Kuvendit, në mënyrë që të mos kishte më
“nëpër këmbë” ndonjë aleat që t’i “prishte” punë në qeverisjen e vendit, sepse,
siç shprehej tërthorazi ai me shpoti në takime me zgjedhësit, Lëvizja
Socialiste për Integrim i paskej vënë “mokra” në këmbë gjatë mandatit të parë
2013-2017. Dhe Rama e arriti pikësynimin e tij. Me formimin e qeverisë së re në
shtator të vitit 2017, ai, i vetëm, ndihej fort i sigurt në fronin e pushtetit,
të cilin, siç doli më vonë, e paskej siguruar në “bregun e pazarit” të
shitblerjes sëvotave. Kësisoj, opozita përfundoi thjesht në një figurante pa
kurrfarë roli në ndenjëset e Kuvendit, ku shumica absolute e “deleve”
socialiste me mandate deputeti, do ta hidhte vallen sipas avazit të
kryeministrit Rama.
Në
këto kushte, Kuvendi erdhi e u shndërrua në një universitet servilizmi ndaj
kryeministrit, para të cilit “deledeputetët” socialistë s’kishin guxim të kundërshtonin
për gjësend absolutisht. Përkundrazi, servilizmi i tyre ndaj tij lulëzoi deri në
përmasa të tilla, saqë dikush nga radhët e tyre, një kryeservile shembullore
kjo, arriti deri aty, saqë kryeministrin Rama ta krahasojë me Skënderbeun. Me
sa duket, ky krahasim i erdhi shumë në osh kryeministrit Rama dhe kryeservilen
e vet, të cilën dikur e pati “dekoruar” me postin e kryedoganieres, një ditë të
bukur na e ngriti deri në postin e ministres.
Kuptohet
vetvetiu që “deledeputetët” socialistë, duke pasur parasysh ndryshimet e kodit
zgjedhor të vitit 2008, sipas të cilët mandati i deputetit mund të sigurohej
vetëm nga përsosja e artit të servilizmit para kryetarit të partisë, nuk kishin
rrugë tjetër për të mbijetuar në politikë, përveç zhveshjes tërësore nga dinjiteti
personal dhe rreshtimit në armatën e puthadorëve shembullorë të kryeministrit
Rama.
Duke
pasur parasysh servilizmin e “deledeputetëve” të vet në Kuvend, kryeministri
Rama, gjatë këtyre gjashtë vjetëve, ka qeverisur si i ka dashur qejfi dhe jo
siç ka dëshiruar shumica dërrmuese e popullit shqiptar. Kësaj mënyre
qeverisjeje, zotëria Ardit Stefa ia ka bërë “skanerin” për bukuri në një ese të
shkurtër, një ese e shkëlqyer kjo fortfshikulluese, me titull “I dashur Skënderbe, ti dhe soji yt jetoni
më mirë jashtë Bashkimit Evropian”, të botuar në gazetën “Telegraf”, 02 maj 2019.Një “skaner” po
kaq të shkëlqyer Kuvendit të servilizmit ia ka bërë edhe zotëria Indrit Hoxha,
kandidat në listën vijuese të Partisë Demokratike, i cili, duke refuzuar para
shumicës së “deledeputetëve” socialistë marrjen e mandatit të deputetit,
deklaroi:
“Ky nuk është parlament,
por galeri e krimit”(Citohet
sipas: “Kandidati
i PD bën të papriturën, refuzon të betohet në parlament”. Faqja e internetit “lajme.al”. 08
maj 2019).
Tani
lind një pyetje e thjeshtë: a ka garanci se nga radhët e “deledeputetëve”
socialistë nuk do të dalë ndonjë tjetër kryeservil, si ajo kryeservilja e lartpërmendur,
dhe, nga foltorja e Kuvendit, të hedhë në publik një propozim, të ngjashëm me
propozimin e dikurshëm të një deputeteje të parlamentin rus, të cilin Putini e
ka shndërruar me kohë në universitet të servilizmit, gjurmët e të cilit po i
ndjek me besnikëri Rilind(Rivdek)ja socialiste e kryeministrit Rama?
Pë
dijeninë e lexuesve të nderuar, deputetja e parlamentit rus(rusët e quajnë “Dumë Shtetërore”) Elena Mizulina(1954), kryetare e
komisionit parlamentar për çështjet egrave, të fëmijëve dhe të familjes,
doktore e shkencavejuridike, me titullin “profesor”, u propozoi grave ruse
tëlindin fëmijë me Putinin. Një propozim të tillë ajo e patibërë më 05
tetor të vitit 2014, në një tryezë tërrumbullakët, kushtuar problemeve demografike
në Rusi.Le të njihen lexuesit me propozimin e saj:
“Thelbi i propozimit tim është i thjeshtë: çdo qytetaree
Rusisë do të ketë mundësi të marrë me postë materialingjenetik të presidentit
të Federatës Ruse, të ngelet shtatzanë me spermën e tij dhe të lindë fëmijë.
Nëna tëtilla do të marrin një asistencë të posaçme nga shteti.Fëmijët e lindur
me presidentin, në të ardhshmendo të përbëjnë elitën ushtarake dhe politike
tështetit”. (Citohet sipas:“Ushtria e klonimeve të Putinit”.Faqja e
internetit “motivnews.com”. 09 nëntor 2014).
Santa Barbara. Kaliforni
08 maj 2019