| E diele, 05.05.2019, 08:38 PM |
Impresione nga shfaqja e filmit, “Ylli dhe Hana” të nxënësve të klasës së V/1 të mësueses, znj. Valbone Mangjolli Bakraqi, në Shkollën e Mesme të Ultë, “Lidhja e Prizrenit” në Pejë
Sejdi BERISHA:
Pesha
e mësimit, ngritja e vetëdijesimit për jetën e lumtur dhe madhështia e punës në
edukimin e brezave të rinj
FILMI
“YLLI DHE HANA”, SIMBOL I EDUKATËS, I MËSIMIT DHE I RRUGËTIMIT SHENJTËROR TË
GJENERATËS SË RE
Qasja e drejtë, profesionale dhe përkushtuese
në procesin mësimor, e sidomos tek nxënësit e ciklit të ultë, janë themel
fondamental për trasimin e së ardhmes të gjeneratave të reja. Për këtë arsye, në
realizimin e programit mësimor, punonjësit e arsimit kanë rol me rëndësi, që
jetën fëmijëve t’ua bëjnë sa më të lumtur, pa brenga, por edhe të mishëruar me synimet
dhe ëndrrat e tyre. Këtë, e patëm rastin ta shohim, shijojmë dhe përjetojmë në
shfaqjen e filmit “Ylli dhe Hana”, të cilin e kishte realizuar me nxënësit e
vetë, mësuesja, znj. Valbone Mangjolli Bakraqi, e cila, tani e sa vite me sukses
të veçantë i realizon programet mësimore në Shkollën e Mesme të Ultë, “Lidhja e
Prizrenit” në Pejë.
Mësuesja, znj. Valbone
Magjolli Bakraqi
Në këtë, nëse mund të quhet manifestim
të veçantë kulturor, që u shfaq në kino-teatrin “Jusuf Gërvalla” në Pejë, e ku morën
pjesë nxënës, prindër, mësuese dhe punëtorë të shkollës “Lidhja e Prizrenit”
dhe mysafirë të tjerë, patëm rastin të shikojmë dhe të përjetojmë tërë
angazhimin dhe punën e mësueses, znj. Valbone Mangjolli Bakrqi, por edhe të vetë
arritjeve të nxënësve, jo vetëm në procesin mësimor por edhe në aktivitetet e
tyre të lira, të cilët faktorë e kompletojnë karakterin dhe individualitetin e
secilit nxënës, të cilët gjatë tërë kohës ishin të mbushur plot hare e gëzim.
Metoda e ngrohtë kolektive e afërsisë së nxënësve më
mësuesen për mësim nxënie
Duke dashur që të na prezantojë punën e
suksesshme gjatë pesë viteve me nxënës të klasës së V/1, por edhe arritjet të
cilat, mund të thuhet se janë privilegj që shumëkush e lakmon, në filmin të
shkëputur pothuaj në episode, në filmin “Ylli dhe Hana”(Filmi është realizuar
nën përkujdesjen e Qerim Limi Mavraj), gërshetohen shumë tema me peshë për
krijimin e karakterit dhe të shprehisë së punës të nxënësve.
Kështu, në fillim, në klasë e shohim gjallërinë
e nxënësve dhe dashurinë e tyre të gërshetuar me punën profesionale dhe
fanatike të mësueses së tyre. Ata, lirshëm komunikojnë, lozin, mësojnë, dhe jetën
e tyre e shndërrojnë jo vetëm në mësim, por edhe në gëzim e hare, duke pasur si
lapidar dhe udhërrëfim mësuesen e tyre, e cila gjithnjë e di se kur dhe si
duhet qasur mësimit, bisedave edukative, dëfrimit por edhe lirisë së shprehjes,
gjë e cila do të thotë shumë në procesin bashkëkohor mësimor.
Shkolla e Mesme e Ultë,
“Lidhja e Prizrenit, Pejë
Pra, që në fillim, vërehet puna e
palodhshme e mësueses, por, edhe sukses i shkëlqyeshëm i të gjithë nxënësve, që
bashkë, tani janë krijuar si themel për të vazhduar mësimet në ciklin e lartë
mësimor në shkollën e Mesme të Ultë.
Mesazhi i filmit, ose ndërtimi i ndjenjës tek fëmijët se si
duhet dashur dhe respektuar njëri-tjetrin, por, edhe se si duhet të ndërtohet
vetvetja për njerëzoren
Rrugëtimin pesëvjeçar të mësimdhënies
dhe të edukimit, në film, përmes personazheve, Yllit dhe Hanës, edhe pse në mënyrë
të lehtë dhe subtile përshkohet elementi njerëzor dhe i krijimit të edukatës,
se si duhet dashur, përkrahur dhe ndihmuar njëri-tjetrin, pa marrë parasysh
pozitën sociale të njeriut, ai e ka peshën dhe mesazhin e thellë edhe
filozofik. Kjo temë, gjatë gjithë filmit, sillet vërdallë, si një yll qiellor,
i cili do dhe dëshiron që të gjithëve të na përkujtojë, se fëmijët janë engjëj,
dhe si të tillë duhet jetuar e vepruar, por, gjithnjë pa as më të voglën shenjë
të dallimit në rrugëtimin e hareshëm të fëmijëve por edhe të familjeve dhe të
secilit njeri.
Një foto për kujtim nga
vizita në Shkup
Prandaj, kjo shëtitje, ky përftim
shpirti dhe i ndjenjave, filmin, por edhe mesazhin e bëjnë edhe më madhështor,
duke na lënë porosinë e pa detyruar njerëzore, e cila porosi, edhe tash, por
edhe më vonë, edhe më shumë do të zë vend në ndërgjegjen dhe sedrën e secilit fëmijë,
e më vonë, të secilit të rinj, që padyshim se është thesari më i themeltë i jetës.
Pra, kështu, edhe përmes kësaj forme të
prezantimit të dy personazheve të filmit, nxirret në pah padjallëzia dhe
pastërtia shpirtërore e gjeneratës së re, e cila, në çdo kohë dhe në çdo situatë,
duhet të çelikoset edhe më shumë.
Nganjëherë, “largimi” nga mësimi, ndikon edhe më shumë në
përforcimin e mësim nxënies
Këtë formë shumë të qëlluar, e ka
zgjedhur mësuesja, që si shembull mund të merret edhe sekuenca filmike, kur nxënësit
e saj, për një kohë vizitojnë pishinën në hotel të qytetit, ku të gjithë, jo
vetëm se kënaqën, por në një mënyrë edhe e tregojnë dhe e dëshmojnë madhështinë
dhe ëndrrat e tyre, të cilat, u ngjajnë ngjyrave të ylberit.
Gjithkund dhe kudo të gëzuar dhe të buzëqeshur nxënësit
së bashku me mësuesen e tyre, znj. Valbone Mangjolli Bakraqi
Por, tërë procesin e punës pesëvjeçare,
nuk e kënaq vetëm një formë e aktivitetit të lirë, siç ishte pishina. Këtë, na
dëshmon edhe fragmenti filmik, kur nxënësit, në stinën e dimrit e vizitojnë
parkun e qytetit, dhe, atje, tash, në mënyrë tjetër e kompletojnë dëshirën e
tyre të dëfrimit, duke na dëshmuar se edhe stina e dimrit është e bukur dhe
karakteristike. Edhe me gjuajtje me topa bore apo edhe duke u “kacafytur” në
borë, që, edhe këto sekuenca i përjetësojnë kujtimet, mbase e freskojnë edhe
procesin mësimor.
Vizita Kopshtit Zoologjik në Shkup, dhe dashuria e fëmijëve
ndaj botës shtazore
Nuk do koment. Një prej kujtimeve më të
mira, por, edhe një prej programeve më të qëlluar, padyshim se ishte edhe
vizita në Kopshtin Zoologjik në Shkup. Duke pasur parasysh se fëmijët e duan
dhe e adhurojnë botën shtazore, në kuadër të rrumbullakimit të programit vjetor
të procesit mësimor, mësuesja, znj. Valbone Mangjolli Bakraqi, ka zgjedhur edhe
vizitën e kopshtit zoologjik. Nga pamjet filmike, qartë shihet se fëmijët, që
ishin të shoqëruar edhe me nënat e tyre, dëshmon se sa të interesuar ishin që të
“takoheshin” me shumë shtazë të egra, për të cilat kishin mësuar nga librat e
tyre. Pra, ishte një vizitë me shumë domethënie, e ku, edhe këtu përftonin Ylli
dhe Hana, që gjithnjë e më shumë i jepnin kuptim mesazhit të filmit.
Bregdeti shqiptar, ishte mëlmesa më e mirë për vogëlushët e klasës
së V/1 të Shkollës së Mesme të Ultë, “Lidhja e Prizrenit” të Pejës
Vizita bregdetit shqiptar, larja në
det, loja në plazh, dhe përfundimisht edhe simbolika e mbrëmjes të ndezjes së
zjarrit në plazh, ishin sublima e të gjitha aktiviteteve, shëtitjeve dhe të
vizitave, që padyshim se kanë begatuar rrugëtimin mësimor të nxënësve, e kanë
dëshmuar punën me përkushtim të mësueses, e cila, jo vetëm kësaj gjenerate, u
ka sjellë tërë atë dashurinë dhe afërsinë, që ata të bëhen nxënës të shkëlqyeshëm
dhe ta krijojnë shprehinë e punës për t’iu qasur më guximshëm mësimeve në ciklin
vijues shkollor.
Dhe fundi. Kthimi sërish në bankat
shkollore dhe në oborrin e shkollës, është ajo porosia, sikur mësuesja u tha nxënësve
të vetë: nxënësit e mi, unë deri këtu isha me ju, me shpirtin dhe dashurinë
tuaj. Unë, deri këtu ua dhurova tërë atë që dita dhe dashurinë prej mësueses
por edhe prej prindit. Ju priftë e mbara, dhe mos harroni, përgjithmonë jeni
pjesë e imja dhe e jetës sime.
Kjo ishte ajo vlera dhe madhështia e
filmit “Ylli dhe Hana”, të cilët edhe në fund përftuan në klasë dhe në oborr të
shkollës, si dy drita të barabarta së bashku me të tjerët dhe pa komplekse e
duan jetën dhe mësimin.
Edhe kjo foto që flet
shumë(Mësuesja znj. Valbone Mangjolli Bakraqi, me nxënësit e saj në plazhin e
Durrësit
Një grup shokësh të Kl.
V/1 të SHMU, “Lidhja e Prizrenit”: pas ekskursionit shihemi në shkollë!
Ndërsa, prezenca dhe fjala me peshë e
drejtorit të Shkollës së Mesme të Ultë, “Lidhja e Prizrenit”, z. Valdrin Husaj,
kishte mesazhin e veçantë për ngritjen e cilësisë së mësimit në shkolla. Kurse,
nxënësja, Ornela Belegu, këtë ngjarje e prezantoi për mrekulli.
Nxënësja, Ornela Belegu,
duke e prezantuar programin me rastin e shfaqjes së filmit, “Ylli e Hana”
Në fund, mësuesja, znj. Valbone
Mangjolli Bakraqi, të gjithë prindërve dhe të pranishmëve të tjerë, iu
falënderua për mbështetje dhe për pjesëmarrje.
Ne, i bëmë një përshkrim kësaj
ngjarjeje, por, gjithnjë duke pasur në ndërdije se në këtë shkollë ka edhe shumë
mësuese të nivelit dhe të dashura, ashtu siç ka edhe në të gjitha shkollat e
komunës së Pejës dhe gjithandej Kosovës dhe trojeve shqiptare..