| E shtune, 04.05.2019, 04:11 PM |
HASHIMI
NUK NDALET – KOSOVA DREJT RICOPËTIMIT
–
Koha është për protesta demokratike, deri në rrëzimin-largimin e presidentit
Thaçi –
Nga
Xhafer LECI
Deri
kur do të heshtin Unversitetet-studentët e Prishtinës, Tiranës, Tetovës dhe ata
të Mërgatës?!
Nuk
kanë më vlerë shkrimet, intervistat, analizat… Sepse presidenti i Kosovës,
Hashim Thaçi, nuk e ka ndërmend të ndalet, deri në ndarjen, copëtimin definitiv
të Kosovës, të cilën, në këta kufij ekzistues, e kanë njohur 115 shtete nga e
gjithë Bota, përfshi këtu edhe institucionin më të lartë botëror, Gjykatën
Ndërkombëtare, duke konsideruar si të drejtë legjitime, rishpalljen formale dhe
njohjen e Pavarësisë së Kosovë.
Hashimi
po gënjen sa po mundet, se kinse Presidenti Dr.I.Rugova, paska qenë për
ndryshimin e kufijve…!
Shikone
në fotografi, Predidentin Rugova, duke ia dhuruar një guri të Minierës së
Trepçës ish Premierit anglez, Toni Bler. Qëllimi ishte për t`ia bërë me dije se
kjo është pasuria jonë, përmes së cilës, mund tua shlyejmë, sadopak, borxhin
për të mirat që keni bërë ju për neve. Por, jo t` ia falim Serbisë pasuritë
tona nëntokësore të Trepçës, të cilat mund t`i kalojnë edhe kufijtë e
Kosovës,si dhe Ujmanin e Gazivodës.
As
regjimi komunist i Serbosllavisë nuk ka mundur t`i ndalojë
demonstratat-protestat e popullit shqiptar, në veçanti të studentëve… Nuk kam
pasur rastin të lexoj asnjëherë se studentët mbrenda trojeve tona të Shqipnisë
Etnike, e as ata të Mërgatës tonë, të kenë dërguar ndonjë letër fuqive të
mëdha,me kërkesa për mbrojtjen e mos ricoptimit të tokave tona, siç ka ndodhur
që 2 mijë vjetë, në veçanti gjatë Dy Luftërave Botërore.
Sa
për profesorët e tri univesiteteve tona të sipërpërmendura as nuk po shkruaj
fare, sepse e dimë mirë, që ata janë marioneta të pushtetarëve
socialë-komunistë. Për habinë tonë në Shqipëri, që disa muaj protestohet, për
diçka që e konsideroj shumë të arsyeshme, por nuk e kuptoj, pse po heshtin dhe
nuk e brohoritën, asnjë parullë në mbrojtje të mos coptimit të Kosovës, nga
sllavët e Jugut, serbo-malazezo maqedonas.
Nuk
ka dëshmi më të madhe se kjo, se: presidenti Hashim Thaçi, me garniturën e tij
drejtuese të Kosovës, ka arritur që të gjitha institucionet e Kosovës, t´i
rrjeshtojë nën kontrollin e tij të rreptë !!!
Populli
shqiptar sot po udhëheqet nga tre diktatorë komunistë të vegjël, por të
rrezikshëm… Edi Rama, kryeminisër i Shqipërisë; Hashim Thaçi, president i
Kosovës dhe Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, parti kjo e cila për shumë vite po i
udhëheqë Shqiptarët, me pjesëmarrjen e tyre në koalicione me partitë sllave të
Maqedonisë, për drejtimin e këtij vendi, pa prespektivë për interesat e
shqiptarëve. Përgjegjësi mbajnë të gjitha subjektet politike dhe mbarë populli
shqiptar.
Edhe
nën okupimin klasik e diktatorial të ish Serbosllavisë, shqiptarët e Kosovës
dhe viseve tjera të ish Jugosllavisë, e kishin guximin të organizonin
demonstrata e protesta për barazi, liri dhe pavarësi. Pse nuk ngritemi në këmb
gjithë shqiptarët, anë e mbanë trojeve tona? Edhe nëse asgjë nuk arrihet, për
mbrojtjen e tërsisë teritoriale të Kosovës, së paku, për hirë të historisë, të
tregojmë gadishmërinë tonë si kombë, se jemi kundër ndryshimit të kufijëve, për
të cilët është derdhur shumë gjak…
Me
çfarë të drejte juridike apo edhe zakonore presidenti i vendit tonë, Hashim
Thaçi, ka përqendruar të gjitha përgjegjësitë institucionale të Kosovës, në
duart e veta?! Shumica absolute e 7 milionë shqiptarëve të trojeve tona të
Shqiprisë Etnike, nuk i beson Hashim Thaçit, se kinse edhe Amerika po kërkon
ndryshimin e kufijëve të Kosovës…! Në fillim Hashimi ka deklaruar se:“ Do të
ketë kompromise të dhimbshme me korigjimin e kufijëve.“ Tani na gënjen se
shumica e shqiptarëve janë për ndërrimin e kufijëve, për marrjen e Preshevës,
Bujnocit dhe Medvegjës…!
Askush
nuk e ka të drejtën dhe nuk guxon të vedosë kundër vullnetit dhe vendimeve të
popullit shqiptarë, si:
Deklaratën
kushtetuese të 2 korrikut 1990, Kushtetutën e Kaçanikut të 7 shtatorit 1990,
Apelin e 215 intelektua-lëve shqiptarë, Ligjin për Referendum, Luftën e fundit
1998-1999 e tjerë.
Dihet
se bisedimeve Prishtinë-Beograd është duke ju prirë francezi Arnaud Danjean,
tani më i njohur si „mik“ i Hashim Thaçit.
Gjermani-Wendlingen,
4.5.2019