| E hene, 29.04.2019, 08:48 PM |
POLICJA E SHQIPTARE - mbrojtese e rendit, ne sherbim te qytetareve
...kushtuar
gruas police,znj. Pranvera Kullolli
Nga
Luan Kalana
Është
një përvojë vetjake, mund të sjellesh fakte ,mbresa e dëshmi reale, më shumë se
kushdo, mund të flassh e shkruaj libra të tërë, per nje grua familjare ,police
te shtetit.
“Që
të gjitha më duan e respktojne dhe drithërohen për mua, vecanerisht qytetaret
, koleget , eproret , te gjithe duan te tregojne nga nje episod falenderime per
te.Pranverën, apo Verën si e thërresin, vetëm për një fakt.Ajo eshte nje grua
familjare me dy vajza te ritura ,mban e pleqëron Nenen 90-vjeçare me gjithë të mirat, kur njihen kushtet
jo të mira mjekësore dhe ekonomike në Shqipëri.
Zoti
ia shpërbleftë dhe ia paçim borxh në dasmën e gocave! Vera ka një familje të
thjeshtë, me një burrë ish-ushatarak, i sëmurë, tani në pension dhe me dy vajza
të shkëlqyera që shëtitën si nomade nëpër Shqipëri: në Ersekë, Korçë, Moglicë,
Devoll, Tiranë e së fundi të stabilizuar në Elbasan.
Elsa,
pasi mbaroi universitetin punon ekonomiste në një zyrë shtetërore me përkushtim
dhe devotshmëri. Aurela, studente e shkëlqyer ne vitine fundit te Fakultetit të
Mjeksise në Tiranë, ish-laureate e
medaljes së artë dhe e Olimpiadës Kombëtare të Matematikës ne Shqiperi, tashmë
shumë e njohur edhe nga intervista televizive.
Sa
për të ngacmuar kujtesën e lexuesit i përmenda këto fakte, po, për të qenë
modest dhe i besueshëm, po citoj vetëm disa rreshta nga gazeta KONICA.AL për
Verën: “Pranvera Kullolli në Elbasan është ndër gratë që kanë zgjedhur të bëjnë
një profesion që deri tani kemi parë vetëm burra dhe ia ka dalë.
Të
gjithë e kanë parë duke shoqëruar grupe të burgosurish në gjykatën e Elbasanit
gjatë gjykimit të tyre. Përveçse nga shtati, ajo të bën përshtypje për
komunikimin. Është gjithmonë një natyrë e qeshur, mjaft aktive dhe e
përkushtuar në detyrën e saj. Duket se historikisht familja e saj është e lidhur
me uniformën.
Babai
i saj, Memedaliu, ish partizan i vjeter dhe ushtarak , oficer me grada dhe për
një kohë të konsiderueshme shërbeu në pozicione të rëndësishme në Tiranë dhe
zona të tjera të Shqipërisë. Në periudhën e transferimit nga kryeqyteti drejt
zonave të thella, derisa doli vullnetar per teshkuar epunuar ne fshat .Ai u
kthye në vendlindje,Vishocice ,Devoll ku shërbeu sërish në pozicione shtetërore
por jo në ushtri. Pranvera tregon se i ati kishte ëndërr, dëshironte që një
fëmijë t’i bëhej ushtarak, por asnjë prej tyre për shkak të rrethanave nuk
vazhdoi drejtpërdrejtë këtë profesion. Fati e deshi që një nga vajzat e tij të
martohej me një oficer dhe për shumë vite të trajtohej si grua ushtaraku.
Me
ndryshimin e sistemeve dhe faktit që një ditë privilegjet e bashkëshortit
ushtarak do të mbaronin, Pranvera nisi studimet. “Për 15 vjet u trajtova si
grua ushtaraku por një ditë do të merrte fund dhe vendosa të vazhdoj shkollën.
Isha 38 vjeç kur e fillova. Nuk ishte dhe aq e lehtë, jo vetëm për faktin që
duhet të kujdesesha për familjen, por edhe për moshën që na paragjykonin.
Mbarova në 2007 për mësuesi. Nuk mund të them se isha më e mira, por ndër
dhjetë më të mirët patjetër. Fillova punënne nje pozicion tjter te panjohur e
te veshtire ,police ne gjykate pastaj ne burg Fillimisht tek grupi i kontrollit
më pas në grup shoqërimi. Si grup shoqërimi për të burgosurit kam punuar për 6
vjet. Së fundi jam operatore kamerash”. Edhe pse mbështetësin kryesor për punën
në paraburgim kishte bashkëshortin, sërish paragjykimet, fakti që ishte e vetmja femër në
grup shoqërimi e ndoqën gjatë të gjithë viteve të punës. “Punova katër muajt e
parë në kontroll e më pas në grup shoqërimi. Në fillim më thanë që tre ditë do
rezistoja pasi nuk do ta bëja dot. Në asnjë moment nuk u dorëzova dhe është
viti i njëmbëdhjetë i punës brenda paraburgimit. Vështirësitë kanë qenë të
mëdha.
Më
kanë paragjykuar jo vetëm për punën, por edhe për trupin apo pamjen, por unë
mendoj se kam një armë të fortë, që është komunikimidhe miresjellja me te
gjithe . Sigurisht që edhe më kanë vlerësuar, më kanë quajtur burrneshë në disa
raste. Jam munduar të bëj punën sa më
mirë. Ne si familje ushtaraku kemi një moto: Do vdesim në këmbë dhe jo duke u
zvarritur e jargavitur”. Edhe pse e shoqëruar me meshkuj në pjesën më të madhe
të viteve të punës, Pranvera tregon se është ndjerë e vlerësuar madje në
situata të vështira ka pasur bashkëpunimin dhe mbështetjen e kolegëve të saj.
“Jemi përballur edhe me incidente. Një herë në sallën e gjyqit acarohen familjarët,
kërcënojnë prokurorin dhe situata po agravohej. Ne si skuadër me shpejtësi
morëm të pandehurin e dolëm nga salla duke evituar ngjarje të papëlqyeshme. Për
fat të mirë nuk kemi pasur raste të rënda që do të na peshonin pasi gatishmëria
ka qenë gjithmonë rregulli i parë i punës”.
Edhe
pse përfundoi arsimin si edukatore, Pranvera thotë se do të vazhdojë në
profesionin e ri te polices . “Të bëhesha edukatore e kisha ëndërr, por tani me
këtë punë që kam bërë ndjehem mirë dhe do të vazhdoj të jem këtu ku jam. Me
këtë profesion kam përmbushur disi ëndrrën e babait, që dëshironte që një
fëmijë të bëhej ushtarak”.
Edhe
tani pas kaq vitesh ne detyrë, kolegët e punës flasim me simpati e respekt për
të. E nderojnë edhe të burgosurit që janë brenda telave, por edhe kur dalin e
pas vitesh e kujtojnë me shumë respekt për korrektësinë dhe dashurinë njerëzore
në këtë detyrë të vështirë dhe delikate. Për të gjitha këto e shumë të tjera të
pashkruara, jemi krenar për këtë grua
model, motër e dashur, burrneshë edukatore, e ndershme dhe fisnike.
-”
Te jesh police ,grua familjare,eshte nje detyre e veshtire por dhe nje mision fisnik ,-e mbyll
fjalen e saj duke treguar per veten ,me modesti Pranvera ,-sepse mbron rendin e shtetit,paqen e
qetesine ,familjet e femijet tane,gjithnje ne sherbim te qytetarve,pa interesa
partiake !”
Luan
Kalana
Florida
,SHBA.