Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Adil Fetahu: Libër i vogël me vlera e porosi të mëdha

| E hene, 29.04.2019, 08:54 PM |


LIBËR I VOGËL  ME VLERA E  POROSI TË MËDHA

(Ismajl Muharremi-Tupalla: “GJURMË TË KRIMIT”; Në kujtim të 75-vjetorit të zhdukjes së Shqiptarëve të Sfircës dhe Gërbaçit, Prishtinë,2019)

Nga Adil FETAHU

Golgota e Shqiptarëve të Jabllanicës së Epërme (nëntor  - dhjetor 1944)

Prejse Kongresi i Bërlinit (1878) i shkëputi nga trungu etnik shqiptar Medvegjen, Preshevën e Bujanovcin me fshatrat rreth tyre, të banuara atëherë kryesisht dhe akoma me shumicë shqiptare,- diskriminimi, vuajtjet, maltretimet, persekutimet dhe gjenocidi serb ndaj tyre nuk pushoi, me qëllim të detyrimit të shpërnguljes dhe pastrimit etnik, që ishte dhe mbeti strategji e të gjitha sistemeve dhe të gjitha qeverive të shetit serb. Sot në tërë komunën e Medvegjës nuk jetojnë as 500 shqiptarë.Ata nuk janë shpërngulur nga trojet e veta për qejf, por nga dhuna e shtetit serb, që edhe sot ushtrohet ndaj atyre të paktëve që kanë mbetur atje.

Në të gjitha luftërat që ka zhvilluar Serbia deri më tash, shqiptarët e atyre viseve të mbetura brenda shtetit të Serbisë,  kanë përjetuar vuajte e trishtim. Ismail Muharremi-Tupalla, një intelektual i mirëfillt i asaj ane, qëjeton në Fushëkosovë, ka gjurmuar, shkruar e botuar disa monografi kulturore e historike nga vendlindja e tij, me të cilat ka ndriçuar shumë ngjarje historike e fakte nga jeta dhe vuajtjet e shqiptarëve të asaj  treve. Libri “Gjurmë të Krimit” është një monografi që nxjerr në dritë krimet serbe të kryera ndaj shqiptarëve të dy fshatrave të Jabllanicës së Epërme: Sfirca dhe Gërbaçi, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore (nëntor-dhjetor 1944), krime këto që kanë mbetur të pazbuluara plot 75 vjet, dhe akoma nuk dihen varret e viktimave të atij krimi të kryer nga OZN-a dhe çetnikët-partizanë.

Kush ishte OZN-a?

Akoma pa përfunduar Lufta e Dytë Botërore, në Jugosllavi u formua e ashtuquajtura “Organizacija za zastitu naroda” (OZN-a), gjoja Organizatë për Mbrojtjen e Popullit.Ajo ishte një polici politike, sipas modelit sovjetik të NKVD-së (Narodni komesariat Vnutrenih del). OZN-a e kishte rrjetin e vet organizativ në tërë territorin “e çliruar”. Në nivel të Jugosllavisë u themelua më 13 maj 1944,në Dërvar (BeH) dhe shef i saj u emërua Alaksandar Rankoviq – Leka, i cili njëkohësisht ishte anëtar i Shtabit Suprem të UNÇ dhe sekretar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë; njeriu i dytë, pas Titos, deri në Plenumin e Brioneve (1 korrik 1966). Shef i OZN-ës në Serbi ishte Sllobodan Peneziq – Kërcun.Paralel me”çlirimin e territorit”,OZN-a formonte organe të shërbimit të sigurimit, të cilat kishin për detyrë të likuidonin kundërshtarët politik dhe “armiqët e popullit”. Listat me emrat dhe adresat e njerëzve të shënjuar për likuidim i përpilonin njerëzit e besuar të këshillave nacional-çlirimtare dhe ua dërgonin komandave partizane.Kjo mënyrë e përzgjedhjes së njerëzve për likuidim kishte edhe primesa hakmarrje individuale apo kolektive politike, ideologjike, etnike, fetare,madje edhe sociale. Arrestimi i të shënjuarëve për likuidim bëhej natën; mbaheshin në grupe 15-30 veta    burgje të improvizuara (edhe nëpër shtëpi private), maltretoheshin në mënyrë çnjerëzore e pastaj dërgoheshin në vende të caktuara ku pasi pushkatoheshin, futeshin në varreza masive. Ekzekutimi bëhej pa kurrëfar procedure as vendimi gjyqësor.

Ndonëse është mbajtur evidencë për emrat e të likuiduarëve sipas rretheve të qyteteve, për shkak të zhdukjes së shumicës së dokumentacionit, nuk dihet me saktësi numri i të likuiduarëve dhe të zhdukurve, por sipas vlerësimeve të komisioneve përkatëse, llogaritet se në valën e parë “pas çlirimit”, në vitin 1944-1945  në Jugosllavi, në këtë mënyrë janë vrarë, pushkatuar e zhdukur më se 200 mijë veta. Më së shumti janë likuiduar e zhdukur gjermanë e hungarezë në Vojvodinë, por edhe në republikat e tjera dhe në Kosovë. Ata ishin kryesisht civilë, por ka pasur edhe ushtarë dhe çetnikë të cilët nuk iu ishin bashkuar çetave partizane. OZN-a ka likuiduar njerëz edhe në tërë periudhën deri në gjysmën e vitit 1966, kur Rankoviqi u shkarkua nga të gjitha funksionet politike dhe shtetërore .

Sipas rekomandimeve të Bashkimit Europian, për hulumtimin e krimeve të komunizmit, në Serbi u formua, në vitin 2009, Komisioni Shtetëror për Hulumtimin dhe Shënimin e Varrezave të të Pushkatuarëve pas 12 shtatorit 1944, mirëpo ai Komision kurrë nuk u kompletua me përfaqësues të pushtetit as nuk u përkrah materialisht për të funksionuar si duhet,  kështu që në vitin 2015 pushoi se vepruari. Gjatë kohës sa veproi, nga dokumentacioni i gjetur ka vërtetuar se janë më se 200 varreza masive në Serbi, por mungojnë hartat me shënime të sakta për vendndodhjen e tyre.

Medvegja shqiptare, është “shprazur” prej shqiptarëve !

Medvegja është një komunë në jug të Serbisë, që kufizohet me pjesën verilindore të Kosovës. Është një ndër komunat më të pazhvilluara në Serbi, prandaj nuk është çudi që dendësia e popullsisë në atë komunë është më pak se 14 (13,92) banorë për një kilometër katrore.Komuna ka 44 fshatra (vendbanime), prej të cilave 24 ishin kryesisht shqiptare.Sipas regjisrimit të popullsisë (në vitin 2011), komuna e Medvegjes kishte 7438 banorë, prej të cilëve vetëm 527 ishin shqiptarë.Shifra për numrin e shqiptarëve mund tëmos jetë reale, për shkak të manipulimit të administratës serbe dhe bojkotimit të shqiptarëve me rastin e regjistrimit.

Medvegja, gjithmonë ka qenë trevë shqiptare.Në lashtësi Medvedja është e banuar nga fisi Dardan i Ilirëve. Serbët kanë ardhur në atë trevë si kolonë, gjatë viteve 1877-1878, kur pas luftërave ruso-turke dhe serbo-turke, PerandoriaOsmane ia dorëzoi Serbisë territorine Jabllanicës me popullsi shumicë shqiptare. Qysh prej atëherë, shqiptarëve nuk iu nda zullumi, diskriminimi, keqtrajtimi, plaçkitja, vrasja, dëbimi me dhunë, pastrimi etnik. Shqiptarët e dëbuar nga fshatrat e Medvegjes dhe të rajoneve tjera prej të cilave janë përzënë, edhe sot i ruajnë mbiemrat e tyre, sipas fshatrve prej nga janë përzënë: Bogujevci, Borovci, Braina, Vrapçani, Llapashtica, Byçmeti, Gajtani,Gërbavci, Gubavci, Gëguri, Kapiti, Leci, Marovci, Maqedonci, Mërkoja, Petrila, Poroshtica, Shillova, Ratkoceri, Sifrca, Sijarina, Spanca, Stublla, Tullari, Tupalla, etj. Politika e spastrimit etnik tëshqiptarëve  nga tri komunat e Serbisë në Luginën e Preshevës, po zbatohet edhe sot, veçse në mënyrë më të heshtur, me metoda perfide e të sofistikuara, ashtu që popullsia shqiptare e komunës së Medvegjës pothuajse e tëra është shpërngulur prej vitit 1999 e këndej.

Arrestimi, vrasja dhe pushkatimi i shqiptarëve të Sfircës dhe Gërbaçit (1944)

Për të gjitha regjimet e Serbisë, shqiptarët gjithmonë dhe të gjithë kanë qenë “armiqë të shtetit e të popullit serb”, prandaj në çdo kohë e situatë lufte a turbullirash, ata ishin në shënjestër për vrasje, likudim e zhdukje. Këtë fatkeqësi e përjetuan edhe shqiptarët e dy fshatrave të Medvegjes: Sfirca dhe Gërbaçi, për të cilët bëhet fjalë në librin “Gjurmë të krimit”. Autori i librit, profesori Ismail Muharremi-Tupalla, që edhe vet është i asaj ane, ka bërë një gjurmim të thuktë në dokumente zyrtare dhe ka marrë deklarata të dëshmitarëve, për  të vërtetuar arrestimin, vrasjen (pushkatimin) dhe zhdukjen  pa gjurmë të 34   shqiptarëve të dy fshatrave të përmendura e shumë të tjerëve nga fshatrat tjera, gjat muajve nëntor-dhjetor 1944.

Sipas të dhënave që ka nxjerrë autori nga evidenca zyrtare, ka vërtetuar se prej dy fshatrave të përmendura (Sfircë dhe Gërbaç), në nëntor-dhjetor të vitit 1944, janë vrarë,  pushkatuare zhdukur këta 34 fshatarë (të fshatit Sfircë(:Ajet Murtez Veseli, Rexhë Veseli,HafizAbazi, Avdil Vrapca-Fetahu,Halim Duli,Halil Duli,Hamdi Qerkini-Ademi,Sylë Xheledini, Arif Emini, Fazli Emini, Sherif Dili, Ahmet Bajrami, Emin Duli-Abazi, Arif Abazi, Hajdin Abazi, Bajram Zejnllahu,Jashar Zejnullahu, Tahir Sahit-Halimi, Shaban Salihu, Avdi Veseli, Tahir Zymberi, Rexhep Salihu, Asllan Zejnullahu; (të fshatit Gërbaç: Sahit Duli, Ali DulHaziri, Hafiz Arif Kurti, Sherif Zejnullah Murati, Asllan Ibish Hajdari, Halil Ajet Latifi, Shaban Behë Ajvazi, Hazir Shaban Hajdari, Rexhep Ibrahimi, Fetah Ibrahimi. (mbiemrat e të githëve janë regjistruar me mbrapashtesën “viq”; psh. Fetah Ibrahimoviq). Për personat e  përmendur, në libër janë  dhënë e biografi të shkurta. Autori ka intervistuar e marrë deklarata nga dëshmitarët, familjarët e personave të pushkatuar e të zhdukur. Dëshmitarët kanë treguar për kohën dhe mënyrën e arrestimit, por nuk dijnë se  ku dhe si ka përfunduar jeta e të arrestuarëve. Këtë e ka hulumtuar dhe vërtetuar atori i librit. Sipas deklaratave të dëshmitarëve, të cilët atëherë kanë qenë fëmijë,por qëi mbajnë mend ngjarjet, shumica e personave të arrestuar janë arrestuar natën e Bajramit të Vogël, në nëntorin e vitit 1944. Janë mbajtur  dy-tre ditë të arrestuar në shtëpi e bodrume private (të shqiptarëve), janë maltretuar e torturuar psiqikisht e fizikisht, pastaj të lidhur dorëpërdore, dy nga dy, i kanë que në drejtim të Lebanës e Leskovcit, dhe më tutje familajrët nuk kanë ditur asgjë për fatin e tyre. Arrestimi është bërë me pretekste të ndryshme,gjoja se kanë qenë në formacione ose në shërbim të gjermanëve dhe të ballistëve dhe kinse më 28 qershor 1944, e kanë shkatërruar Spitalin Partizan  të Divizionit22 të UNÇJ dhe kanë vrarë  625 partizanë  të plagosur dhe personelin e Spitalit, në afërsi të fshatrave të tyre. Kjo ishte një gënjeshtër, sepse Spitalin e kishin bombarduar e sulmuar forcat bullgare dhe çetnikët, ndërsa fshatarët e këtyre dy fshatrave jo se kishin bërë krime ndajj të plagosurve, por përkundrazi, i kishin ndihmuar, fshehur e shpëtuar ndonjë prej tyre.

Arrestimin e shqiptarëve e kanë bërë pjesëtarët e Batalionit I dhe II të Aradhës së Jabllanicës, e përbërë kryesisht nga çetnikë konvertuarnë partizanë. Kur i grumbullonin të arrestuarit në ndonjë shtëpi të improvizuar si burg, çetnikët-partizanë bënin gosti  dhe aheng në oda e shtëpi të shqiptarëve! Të arrestuarit, të lidhur dorëpërdore,dy nga dy, i kishin quar  duke hecur këmbë nga Sfirca e Gërbaçi  deri në Lebanë (30 km), nëpër mot të keq, të rraskapitur nga torturat, të uritur dhe etur, të veshur hollë, shumëkush vetëm në këmishë e done, siç  i kishin marrë prej shtrati’ Në Lebanë i kishin grumbulluar, me të tjerë, në Kishën e qytetit, e prej andej i kanë dërguar diku në rrethinën e Leskovcit  dhe i kanë pushkatuar.

Nga dokumentaicioni i Komisionit Shtetëror për Varreza të Fshehta dhe nga burime tjera të gjurmuara, autori i librit “Gjurmë të krimit”, ka arritur të konstatojë se pushkatimi i  40 fshatarëve të fshatrave Sfircë e Gërbaë, dhe të fshatrave tjera, të arrestuar në nëntorin e vitit 1944, është kryer dhe ata janë varrosur në  lokalitetin Sllavnik, në afërsi të Leskovcit. Komandanti i Brigadës Ndëshkuese Partizane,Millivoje Millojkoviq, në një rast,në gjendje të dehur, kishte deklaruar:”Meurdhër nga lart,i pushkatuam njerëzit e pafajshëm”!

Libri “Gjurmë të lkrimit”,ka rëndësi historike,ngase pas 75 vjetëve, zbulon të vërtetën përngjarjet,njerëzit dhe krimet e shtetit  të Serbisë të kryera ndaj njerëzve të pafajshëm, jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të tjerëve. Ka rëndësii për pasardhësit e  personave të zhdukur e pushkatuar që edhe pas 75 vjetëve, ta  dijnë se ku gjendën eshtrat e prindërve e vëllezërve të tyre. Ka porosi, për organizata të ndryshme që të angazhohen e ta detyrojnë shtetin e Serbisë të zhvillojë procedurëne  nevojshme për eskumimin, identifikimin dhe kthimin e eshtrave familjeve të personave të pushkatuar pa faj as pa vendim gjyqësor.

Me librin “Gjurmë të Krimit”, autori Ismail Muharremi – Tupalla, bërë një veprim dhe ka kryer një borxh intelektual ndaj atyre viktimave të pafajshme dhe familjarëve të tyre,dhe jo vetëm ndaj tyre, por përgjithësisht ndaj të gjitha viktimave të terrorit shtetëror  serb  mbi popullin e pafajshëm. Libri përmbanë edhe shumë informacione tjera, me emra e mbiemra të veçantë të viktimave dhe të kriminelëve, të vendeve dhe objekteve, të dëshmitarëve dhe deklaratave të tyre, për ato ngjarje dhe atë kohë.

* * *

Libri i Ismail  Muharremit: “Gjurmë të krimit”, në një mënyrë zbardhë ngjarjen e pushkatimit të 40 fshatarëve të Sfircës e Gërbaçit. Po, në atë kohë, nga  nëntori i vitit 1944 dhe gjatë vitit 1945, formacionet ushtarake serbe, maqedone e malazeze, në të cilat kishin hyrë çetnikët e Drazha Mihajlloviqit, pas amnestimit të tyre që u kishte dhënë AVNOJ më 20.X.1944,  në të gjitha trojet shqiptare në Jugosllavi, vranë e masakruan 47.300 shqiptarë, më së shumti në rrethin e Gjilanit (8000 veta). Ultrashovinisti e antishqiptari më i madh i kohës së tij, akademiku Vasa  Çubrilloviq, më 3 nëntor 1944 ia kishte dërguar  Qeveriisë së Jugosllavisë Demokratike Federale programin e tij “shkencor”, të titulluar: “Problemi i pakicave në Jugosllavinë e Re”. Në atë Program, ndër të tjera thuhej: “Problemi me Shqiptarët mund të zgjidhet më së miri gjatë luftës,siç është kjo tash (…). Ne kurrë nuk do të kemi rastin dhe kushte më të mira për ta zgjidhur problemin e pakicave. Krahas spastrimeve që kryen ushtria gjatë operacioneve, duhet zbatuar  edhe mënyra e mjete tjera: t’iu hiqen të gjitha të drejtat, të nxirren para gjyqit të luftës, të dërgohen nëpër kampe të përqëndrimit, t’iu konfiskohet pasuria dhe të detyrohën të shpërngulen. Në përfundim të Programit të tij antishqiptar, konkludon: Ndoshta kurrë më nuk do të na jepet kësi rasti që shtetin tonë ta bëjmë etnikisht të pastër. {…}. Nëse këtë problem nuk e zgjidhim tash, kurrë më vonë nuk do të mund ta zgjidhim”. Kur një akademik i kalibrit të Çubrilloviqit ofron program të tillë gjenocidal, të likuidimit të një populli të tërë, hordhitë çetnike, të konvertuara në partizanë, vetëm e zbatonin programin në praktikë, në mënyrën më barbare e jonjerëzore.