| E diele, 28.04.2019, 01:44 PM |
Vepra
“Areali gjuhësor i Istogut me rrethinë” e autorit Dr. Sejdi Gashi, vlerë e re
për gjuhësinë shqiptare (Studim monografik, botoi: Instituti Albanologjik i
Prishtinës, Prishtinë, 2018, f. 332.)
Nga
Prof. dr. Mustafa Ibrahimi -
Universiteti “Nëna Terezë”, Shkup
Monografia
me titull Areali gjuhësor i Istogut me rrethinë e autorit Dr. Sejdi Gashi, në
plan të parë, është një vazhdimësi e kërkimeve prej dekadash në studimet
dialek¬tologjike (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni), të cilat kanë filluar në vitet
’60. Studimet e kësaj natyre kanë filluar shumë më herët edhe në kolonitë e
vjetra ndër arbëreshët e Italisë e të Greqisë dhe vazhdojnë të studiohen e
rivlerësohen ende me metodat më bashkëkohore shkencore.
Dalja
në dritë e veprës së Dr. Sejdi Gashit, Areali gjuhësor i Istogut me rrethinë
zgjeron edhe më tej studimet e dialektologjisë shqiptare. Studimi për të folmen
e Istogut vjen pasi autori kishte bërë shumë studime që kur ishte student dhe
më vonë duke botuar me dhjetëra artikuj në¬për gazeta dhe revista shkencore, në
të cilët janë trajtuar dukuri dialektore për të folmen e kësaj krahine.
Autori
Gashi kërkimet e tij në fushë të dialektologjisë i bashkon sa me ruajtjen e
traditës së kërkimeve dialektore në Kosovë, aq edhe me metodat bashkëkohore të
traditës së kërkimeve dialektore, duke sjellur analiza dhe për¬shkri¬me
deskriptive të përmasës fonetike dhe morfologjike, të fjalë¬formimit, si dhe me
strukturën e formimeve sintak¬sore.
Struktura
e punimit
Monografia
e Dr. Sejdi Gashit paraqet një pamje të plotë mbi arealin gjuhësor të Istogut,
si një prej të folmeve më periferike të gegërishtes verilindore dhe është
kon¬ceptuar në tetë njësi tematike: I - Të dhëna të përgjithshme për Istogun me
rrethinë, II – Fonetika, III- dukuritë fonetike, IV - Morfologjia, V - Fjalëformimi,
VI - Sintaksa, VII – Tek¬s¬te dialektore, VIII - Fjalorthi dialektor, si dhe
përfundimet e bibliografia.
Në
kreun e parë, autori shqyrton të dhënat e për¬gjith¬shme për Istogun me
rrethinë, duke na dhënë të dhë¬nat historike, ekonomike, politike, arsimore,
demo¬gra¬fike dhe etimologjike të qytetit të Istogut dhe të dhënat e shu¬m¬ta
për 52 fshatrat e komunës së Istogut dhe të dhëna demografike për popullsinë që
jeton në ato fshatra. Autori Gashi, në pjesën e studimit të tij na prezanton
edhe autorët që janë marrë me studimin e kësaj treve.
Kreu
i dytë - Fonetika
Autori
përqendrohet në veçoritë fonetike dhe fo¬no¬logjike të së folmes së Istogut me
rrethinë, me theks të veçantë edhe në dukuritë fonetike. Në vija të shkurta
ana¬lizon karakteristikat e kësaj të folmeje në rrafshin fonetik, duke
studiuar: theksin, sistemin zanor, gjatësinë e zano¬re¬ve, nazalizimin dhe
denazalizimin, reduktimin e zanoreve, dallimet e kushtëzuara të tyre,
diftongjet dhe togjet zano¬re, sistemin bashkëtingëllor, grupet e
bashkë¬tin-gëlloreve.
Kreu
III- Dukuritë fonetike
Pjesë
e këtij studimi janë edhe dukuritë fonetike, si: metafonia, apofonia,
kontraksioni,
shurdhimi,
sonorizimi, asimilimi, disimili¬mi, metateza, elizioni, aglutinacioni, pa¬la¬-
talizimi,
reduktimi, kontraksioni i zanoreve dhe bashkë¬tingëlloreve dhe anologjia.
Autori
Sejdi Gashi të gjitha këto analiza i ka bërë, pas mbledhjes së materialit në
terren duke përdorur Pyetësorin e Atlasit Dialektologjik.
Nga
shembujt e dhënë vërehet se studiuesi Gashi me mjaft sukses ka bërë analiza të
rëndësishme fonetike dhe fonologjike, duke ilustruar çdo përkufizim me shembuj
dhe duke cituar literaturë bazë, sipas kritereve që i kërkon shkenca. Punimit i
jep një rëndësi të veçantë edhe përdo¬ri¬mi i një numri të madh metodash
shkencore.
Tingujt
i studion nga aspekte të ndryshme, duke dhënë shembuj për alternimet e tyre,
pra na ofron shumë dukuri fonetike, me shembujt e vrojtuar në terren për
karakteristikat arkaike të kësaj të folmeje.
Kreu
IV - Morfologjia
Në
këtë fushë, autori Gashi na sjell studime rreth pjesëve të ndryshueshme dhe të
pandryshueshme të ligjë¬ratës, duke theksuar se ndryshimet morfologjike në
arealin gjuhësor të Istogut me rrethinë janë më të pakta se ato fonetike,
ndërkaq edhe ato që ekzistojnë janë të ngjashme me grupin e të folmeve të
gegërishtes verilindore. Ndër të tjera analizon emra asnjanës prejfoljorë, të
tipit: t bërtítnit, t íknit; Shumësi i emrave mashkullorë me mbaresën –a
doktorra, profesora. Përveç 5 rasave të shqipes letrare, këtu përdoret edhe
rasa thirrore oj, moj, mori, p.sh. /O Hysen o/?utu more/ se na nxuni nâºta//.
Punimi vijon me mbi¬emrat, përemrat; sistemin foljor, disa trajta foljore të
diatezës pësore-vetvetore pjéka-póça, njéka-nóça, kurse për përdorimin e
pjesëve të pandryshueshme të ligjëratës në të folmen e Istogut, sipas autorit
gjithnjë e më shumë po bë¬het më i dendur dhe më i zakonshëm, çka do të thotë
se kjo e folme, por edhe të folmet e tjera të shqipes përditë e më shumë po
ndikohen nga shqipja letrare (standarde).
Kreu
V - Fjalëformimi
Në
studimin e tij, Sejdi Gashi rëndësi të veçantë i kushton edhe fushës së
fjalëformimit. Sipas tij kjo fushë paraqet interes dialektor, sepse përmes
shqyrtimit dhe analizimit të mënyrave dhe mjeteve fjalëformuese mund të hetohen
më imtësisht shumë aspekte dhe veçori dialektore të këtij krahu të shqipes.
Mënyrat më të shpeshta fjalë¬for¬muese në trevën gjuhësore të Istogut janë:
Formimi para¬shtesor-prapashtesor i fjalëve a:t (-atë), a:v (-avë) ?vt; -
Paranyjëzimi: i msúm, i árdh?n; Kompozimi shp?rli:g, sý¬keç, Përngjitja:
mozomokeç (mos+o+Zot+ma+keq); Kon¬ver¬sioni krip hap, çull.
Kreu
VI - Sintaksa
Nga
shembujt e dhënë vërehet se autori Gashi me mjaft sukses ka bërë analiza të
rëndësishme sintaksore të së folmes së Istogut, duke ilustruar çdo përkufizim
me shembuj dhe duke cituar literaturë bazë sipas kritereve shkencore, p.sh.:
paskajorja del pas foljes gjysmëndihmëse duhet, p.sh.:// Duhet me msu: për me
pêrparu; - Kur krye¬fjala shprehet me një emër kolektiv, atëherë edhe
kallë¬zuesi del në numrin shumës, p.sh.: // Njerz?a shóhin se çka po ndo:dh n
k?t vên// etj.
Kreu
VII – Tekste dialektore
Me
anë të teksteve dialektore të vjela drejtpërdrejtë nga goja e popullit, autori
bën dokumentimin e kësaj të folmeje, duke theksuar se ky material duhet të
mblidhet sa më shpejtë, sepse po zhduket. Në këtë studim autori na sjell 20
tekste dialektore në prozë dhe këngë popullore. Si¬pas studiuesit Gashi, në
trojet shqiptare janë të gjitha mundësitë që ky dokumentim gjuhësor të bëhet i
plotë, sepse specialistët e mirëfilltë nuk mungojnë.
Kreu
VIII - Fjalorthi
Studiuesi
Sejdi Gashi na sjell një thesar të çmuar me fjalë dhe shprehje të rralla të
kësaj ane. Fjalësi i kësaj idiome gjuhësore është mjaft i pasur dhe përmban një
varg dukurish vetjake, të trashëguara nga fazat e hershme të shqipes. Kështu,
janë përvijuar një varg njësish leksikore që shquhen për autoktoninë dhe
lashtësinë e tyre siç janë: xhakbâºme (grua me moral të ulët, për shkak të të
cilës mund të lindin konflikte të shumta), ballgur (miell misri i bluar trashë
që përdoret për ushqim kafshësh), japâº:nxh- veshje barinjsh në formë të
palltos e prodhuar nga leshi i deleve), pázêm (grumbull penjsh), kukêl (gjendje
e rëndë, krizë) etj.
Literatura
dhe përfundimet
Ky
studim monografik kompletohet me bibliografinë mjaft të pasur dhe të gjerë, të
ndarë sipas fushave të studi¬mit nga autorë të vendit dhe të huaj.
Në
studim janë përdorur të gjitha shkurtesat dhe shenjat fonetike të nevojshme për
t’i lexuar tekstet dia¬lektore që janë të veçanta për këtë të folme. Autori jep
përfundime të qëlluara për të gjitha tezat e ngritura në fillim duke dëshmuar
për pjekurinë e analizmit dhe për¬fundimit të një studimi.
Përfundimi
është i përkthyer në gjuhën an¬gle¬ze.
Përfundime
Sikur
mund të shihet edhe prej kësaj strukture, stu¬dimi i Dr. Sejdi Gashit hapet si
kërkim antropo¬gjeo¬grafik, një traditë kjo e pranishme pothuajse gjatë gjithë
shekullit XX, vazhdon me identifikimin e dukurive fonetike përmes komunikimit
të drejtpërdrejtë në terren, duke përdorur edhe përshkrimin sa më të saktë
përmes shenjave dia¬kritike, pastaj sjell një sintezë të analizës morfologjike
dhe sintaksore dhe përmbyllet me një numër tekstesh popu¬llo-re e një fjalorth
dialektor, me të cilin e bën të mundshëm jo vetëm leximin e teksteve me interes
për intonacionin dhe kuptimet morfosintaksore, por edhe bën të mundur njohjen e
gjithë korpusit leksikor të kësaj treve.
Autori
përdor disa metoda, me mjaft sukses siç janë: metoda e analizës teorike, metoda
e analizës së dokumen¬ta¬cionit, metoda përshkruese, metoda kraha¬suese dhe
me¬to¬da statistikore. Nga rezultatet dëshmon se i njeh meto¬dat, duke filluar
nga përzgjedhja e pyetësorëve, analiza teorike e tyre, krahasimi i rezultateve,
përshkrimi i tyre dhe dhënia e statistikave nëpërmjet dhjetëra tabelave dhe
grafikoneve të ndryshëm.
Autori
ka shfrytëzuar literaturë të nevojshme dhe me titujt e shfrytëzuar ka dëshmuar
se ka njohuri për pro¬blemin që ka ngitur. Citimet i ka përdorur sipas stilit
APA. Studiuesi Gashi në këtë punim ka
dëshmuar se është mjaft i përgatitur në aspektin teorik për termet kyçe të
punës së tij hulumtuese, siç janë: vjelja e materialit në terren, ana¬liza
teorike gjuhësore e të folmes së Istogut etj.
Duke
e përfunduar recensionin mund të arrij në përfundimin se studimi monografik Areali gjuhësor i Isto¬gut me rrethinë i
studiuesit Sejdi Gashi, me origjinalitetin e tij, me të dhënat e shumta
teorike, me disa veçori të për¬bashkëta midis të folmeve tjera të gegërishtes,
me mate¬ria¬lin e pasur dialektologjik, me leksikun e pasur dhe me vështrimet
fonetike, morfologjike dhe sintaksore të së folmes së Istogut me rrethinë,
paraqet një kontribut të çmueshëm në fushën e studimeve të dialek¬tologjisë
shqiptare, e cila hap shtigje të reja për studime teorike, në këtë fushë të
gjuhësisë shqiptare dhe studimeve dialektore në përgjithësi. Në këtë mënyrë
autori Sejdi Gashi me këtë vepër të rëndësishme shkencore, e pasuroi dialektologjinë dhe gjuhësinë tonë në përgjithësi.
Shkup, 26.04.2019