| E diele, 28.04.2019, 01:38 PM |
Nga Fritz RADOVANI:
KU PO
SHKONI ME ATO
DEVE ?!
?ME PA“RILINDJEN”E
SULLTAN EVERIT !
Asht
hapë fjala e ka marrë dheun se edhe Everi ka fillue me dalë naten e me shetitë
si disa shpirten të dikurshem që, nuk gjenin rahati në vorrezat me shumë
njerzë…
Nuk
ka aspak faj! E si mundet me ndej ky me ata që i ka çue me doren e vet aty?
Vetem
kujtoni dishka: Tue fillue tek dera e vorrezave të Tiranës e deri afer vorrit
tij, a mundeni me marrë me mend se sa mija vetë aty kanë njerzit e vet të
humbun pa vorre?
Nuk
po zamë me gojë aspak ata të mjerë që i ka sjellë aty një pustullë “hiqeni
XY”...
Po,
a u mjaftonte Everi me kaq? – Jo, o zotni! “Everi kerkonte me dijtë edhe
vullnetin e Tij të fundit, para togës së pushkatimit” dhe, mandej, binte e
flente i knaqun si shtaza.
Thonë
se u çonte naten padijtë se ku po shkon, dhe kur ndigjonte se dikush po e ndjekte
mbas shpine, edhe pse nuk ishte askush po, ashtu i dukej atij.., gjoja se kisha
nevojë, u afronte tek frigoriferi dhe urinonte aty mbrenda... I shkreti, a me
vra shokët, apo me u ruejtë se mos po kuptonin tjerët se ka falisë... E vendin
s’e lëshonte persëgjalli...
Po
a kujtoni se kur u varros nder Varrezat e Deshmorëve ishte rahat dhe i qetë
aty?!
Jo,
bre, po a mund të qendronte bisha e eger në mes të rrezikzezve që pat vra
vetë...
Cili
prej atyne Deshmorëve asht vra pa urdhnin apo lejen e sulltanit Arbërit?!.. –
Asnjë!
Nuk
duhen harrue edhe rastet kur Everit i kanë ngarkue shumë “të bame të pakenuna”!
Thohej
se ka futë në burg djalin e axhës së vet, Prof. Muhamet Hoxhën.., që mbasi doli
nga burgu u pat emnue në Shkoder. E njoha... Një Burrë vertetë i nderuem.
Ju
pat qepë “kunatit” Bahri Omari... E nuk do t’i shpetonte aty afer as Qazim
Mulleti...
A
e ka pyet kush veten, po çka e lidhte Everin e Bylykbashit Gjinokastres me
Bahriun apo Muhamet Hoxhën, që Everi nuk kishte fare lidhje gjaku me Ata...
Pra, “faji” i bije Atyne, që tue njoh mirë monstren e vet, nuk i rrinin larg si
t’ ishte dreqi i mallkuem, po edhe e afronin e kujdeseshin per te, tue fillue
nga ma të njohunit drejtues shteti. U pat kujdesë per Everin edhe Ahmet Zogu e
ndonjëtjeter mbas tij... Dritshkurtë apo...?!
Kur
Everi sillej në Pazarin e Vjeter të Tiranës, tregonin që gjithnjë bisedat e
tregimet e tij silleshin rreth “Piramidave të Egjiptit”, ku vështirë se e ka
kuptue ndonjë tregtar...
Asht
kenë vertetë një fat që nuk vdiq pa shkrue librin “Shënime për Lindjen e
Mesme”, mbasi aty Everi shperthej e nxori gjithshka që po mos t’ ishte e
shkrueme nuk besohej.
Everi
aty tregon edhe rrugen që duhet të ndjekun rrezikziu Populli Shqiptar!
Sigurisht, qeveritarët e soten atë “rrelike” që ua ka varë në qafë atyne Everi,
ata të pakten pesë ose disaherë ma shumë e puthin perditë, tue ra permbys para
librit të tij të perkthyem...
Më
tregonte një Mik: Kur Everi ishte i ri tek kafe Flora... Persëriste gjithnjë
një thanje:
“Mos
vdeksha per pa hierë në një nga Piramidat e Egjiptit !”... Shumë ka pa ai
Popull !
Ka
mjaft nga ata që nuk dishrojnë me vdekë “pa hyrë në Piramiden e Everit !” Thonë
se, aty bahen edhe mbledhjet e “Rilindjes”, ku nuk mungon as Everi, as Ramizi,
as Rama!
Melbourne, 26 Prill
2019.