| E hene, 22.04.2019, 09:20 AM |
NANA
DHE BABAI HERËT
MA GJETËN NJË NUSE
NGA KALOSH ÇELIKU
(Nuk i takoj Feje. Partie politike
përveçse Shqiptarisë)
Unë, nuk i takoj asnjë feje. Partie Politike
Fushatave zgjedhore. Dritareve televizive
Unë jam, Kalosh Çeliku. Poet Rebel.
Që, shtatë sahat larg, sot e fluk vargun.
Unë i takoj Fesë Vetme Shqiptarisë.
Që, shtatë sahat e fluk larg vargun…
(Nuk kam truproje partiake
në Shkupin Historik)
Nuk kam, sot truproje partiake
Në Shkupin Historik Shqiptar.
Siç, bisht i kanë liderët partiak
Nuk trembem nga populli Im.
Eci vetë i dyti me poezinë lirike
Krah për krahu me Miken besnike:
Unë. Dhe, Poezia e egër erotike.
Unë, sot nuk kam truproje partiake
Eci. Krapërkrahu me Lirinë Mike…
(Nana dhe Babai herët
ma gjetën një nuse)
Nana dhe Babai, herët, moti
Ma gjetën një nuse besnike.
E, Unë turresha livadheve
Pas fluturave. Mollëkuqeve.
Edhe, më përcollën “argat”
Në fshatin e saj Mahmude.
Vetëm me qetë dhe qerren
Babait saj t’i dukem burrë.
Unë me qerre. Ende fëmij
Duhej të dukem bujkmirë
Shkaku: Babit saj pasanik.
Ika në Prishtinë. Mbylla histori.
Vite më vonë, kur “Nusja” ime
Vjehrrën e saj, e hudhi shkallëve.
Gruaja e Vëllait, shpesh thoshte:
Si nuk e morëm ne, atë nuse
Vjehrrën time ta hudhte shkallëve…
(Fluturën e livadheve një Natë
e zura mes poezive)
Edhe, me Fluturën e livadheve
Pasi zbrazëm gota me raki rrushi.
Shtamba me verë, mes poezive
E zura një natë mes livadheve.
E kaluam Natën me raki rrushi
Dhe, shtamba me verë. Agim.
Ditën e Nesërme u arratisëm poezive.
E prita Qyqen të ma bëj një zë, nesër
As unë, nuk e kërkova nënçative.
Edhe, pse me Të e kalova një Natë
Pa kritere, mes maleve. Poezive.
Nuk i mora numër telefoni. E -mail
Përmëkeq, nuk jam në Facebook.
Përmes miqëve, i rash në gjurmë.
Sonte, mezi e gjeta për një kafe…
(Erdhi Qyqja e Natës
më gjeti mes maleve)
Erdhi vetë Qyqja e Natës
Edhe më gjeti mes maleve.
Dhe, pasi ngritëm dolli
E mora për grua besnike.
Erdhi Qyqja e Natës me Hënë
Edhe, Unë me ibrik raki për Të:
Gjithë Natën e lume, ngrita dolli!
Ditën e nesërne, ikëm në shtëpi
Ajo si qyqe Nate. Unë si Ujk i zi.
Që, në vend të Gjyshes plakë
E hëngri Kësulkuqen me duvak…