| E merkure, 17.04.2019, 07:55 PM |
Nezi Plaku-Velaj
O nëna ime! O mbretëresha ime!
Sot ti mbushe 41 vjet qe nuk je në mesin tonë,
në mesin e dashurive të tua, fëmijve të tu.
U largove nga kjo jetë me një brengë të madhe,
e plagosur nga një plage që të helmoi gjakun,
pushkatimi i babait, dhe plot halle të tjera
qe jeta nuk ti kurseu.
Në cdo 17 Prill ne të kujtojmë me dhimbje në zemer
Edhe pse sot në moshë madhore, para figurës tënde
madhështore neve jemi shumë të vegjël
O nana jone!
Do të jetosh gjithë jetën në zemrën time deri sa të të vimë pranë
Një poezi në kujtim të nënës time
Kam filluar të ndjej një dridhje
një rrënqethje në trup
Po afrohet një ditë që është kujtim i hidhur
Ranë gjethet e pemëve, qau dhe qielli nga lart
Ditën kur më le me kokë të këputur,
kur vuajta mungesën tënde nëna ime
Nga dhimbja qau dhe shelgu tek oborri
Zogjtë u mblodhën grumbull si në kuvend
Një këngë vaji nisën të gjithë bashkë të cicëronin
Vaji i tyre shoqëroi me cicërima lotët tona
Eci përpara dhe shpesh e kthej kokën nga pas
Shikoj vitet si ikin rrokullisen në greminë
Ndjej dashurinë tënde që ma le si lule në varg
Aroma jote ka ngelur mes lulesh e freskët e njomë
Buzëqeshjen tënde unë dot s`e harroj
Ajo ishte një buzëqeshje që shkëlqente si dielli
Me rrezet e saj ngrohte një botë të tërë
Me fjalë mjalti na mëkoi dashurinë si Perëndia
Ndjej afër dorën tënde të ngrohtë si atëhere dhe sot
Kur rrëzohem, kërkon ngadalë në këmbë të më ngresh
Më jep kurajo, dashuri, me jep dhe një të madhe forcë
Dimrin e egër ma zbut ma bën si pranverë
Kur celin lulet në vazo që ti aq shumë i doje
Unë i kujdes, i vadis të celin të rriten sa më shumë
Nje tufë me cicerima te zogjve kur këndojnë do ti mbledh
Bashkë me buqetën me trëndafila të kuq do të ti sjell
Më është bërë zëmra si një qelq në copa i thyer
Kërkoj copat një e nga një, avash, avash ti mbledh
Të ndërtoj një vend te shenjtë ku të shkoj dhe të falem
Zotit ti lutem, t`i përgjërohem
për ty moj e mira ime nënë
Të prehesh e qetë në paqe aty lart në qiell
Kopësht me lule me jargavane me trëndafila
të jetë bërë për ty ai vënd
Te pushoje ne xhenet ai shpirti yt i dlire dhe i vuajtur
Dhimbjet dhe plagët që të helmuan shpirtin tend te bukur
Ilacin ta kenë gjetur aty, në atë jetë të përjetësisë
Copyright © Nezi Plaku Velaj
Tirane 05 04. 2019