Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: O Notre Dame, jo lot! Ne, rrënuesit e kishave sot i kemi 'heroj'!

| E merkure, 17.04.2019, 07:49 PM |


Nga Fritz RADOVANI:

O  NOTRE   DAME, JO  LOT !

NE, RRENUESIT  E KISHAVE

SOT  I  KEMI  “HEROJ” !

DY KISHA MOSHATARE N’ EUROPË QË, NUK DO TË JENË KURRMA !

NË PLOT 50 VJETË, DY FLAKË TË MNERSHME KA PROVUE EUROPA PLAKË:

15 PRILL 2019, Flaka zharitëse n Notre Dame të Parisit, shemi perfundimisht Katedralen monumentale 850 vjeçare, që ishte një “ciceron” mu në zemren e Europës...

E bashkë me zanin e saj u shue pergjithmonë një nder Kryeveprat e artit Botnor.

30 MAJI 1969, Flaka shperthyese e dinamitit sllavo – aziatik të “Revolucionit 1967” e vume me doren e anadollakut Fadil Ymeri, sekretar i PPSh në hidrocentralin e Vaut të Dejës, holli n’ erë Kishen e Shek. XIII-të, ku asht kunorzue Heroi Kombtar i Shqiptarve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Shqipnia “ateiste” u kthye në një “vorrezë” besimesh fetare.

Pak muej mbas shkatrrimit të Kishës, kandidati i KQ të PPSh, Fadil Ymeri, një ditë po ua shpjegonte një grupit të teknikëve të Fabrikës së Pelhurave, i ulun në një tavolinë të mencës së saj, sesi para pak ditësh, me urdhën të mikut tij “shokut” Ramiz Alia, kishte hjedhë në erë me dinamit një nga kryeveprat e artit. Fadili po krenohej per këte “besim” që i kishte vue detyrë PPSh...Një tmerr me e ndigjue se me sa madhështi e mburrje,  po ua shoqnonte me lëvizje duersh “hudhjen në erë... si një dishka e mbrekullueshme... kur pa u shpernda gurtë, Kisha kishte shkue një cope në hava, e mandej ra e u shkatrrue!..”

Shumë çudi! Fallsifikatorët e Historisë sonë vazhdojnë rrugen e vet të 1944...Anmiku i Gjergj Kastriotit sulltan Enveri, as “nuk e kishte dijtë se Ajo Kishë, po hidhet në erë...”

Pse, knaqej djali i bylykbashit me shkatrrimin e “një Kishe”?! – Ja një tjeter fakt:

Kur po ndertohej hidrocentrali i Fierzës, Ramiz Alia thrret Ingj. Besnik Bekteshin dhe i shpjegon se, “shoku Enver, ka menduar me Ju derguar në hidrocentral. Sot ai do të tregojnë arsyet e ndertimit të hidrocentralit aty tek ai vend...Degjoje me kujdes Besnik!”

Ing. Bekteshi hyni në dhomen e Tij dhe Enveri, filloi me i tregue per hidrocentralin dhe, arsyet e ndertimit në Fierzë, të cilat vështirë se i beson kush sot. Nder tjera ai i shpjegoi: “Do të ndertojmë këte hidrocentral i cili, nën liqenin e tij ka për të permbytur 38 Kisha të vjetra, dhe vetem kështu, ajo zonë do të spastrohet nga ato Kisha Katolike...”

Ja pra, kjo ishte “Drita e Partisë”... Per të cilen, po punohet me e “rindezur” dit’ e natë!

?Ah flakë, o flakë, e deri kur do të vazhdoni me zharitë Europen e bukur Plakë?!..

Melbourne, 17 Prill 2019.