| E merkure, 17.04.2019, 07:48 PM |
NOTRE
DAME
NGA KALOSH ÇELIKU
Vitet e shtatëdhjeta isha në Paris
Përpak, mbeta refugjat pa Atdhe.
Im Vëlla më bindi, kthehu në shtëpi
Mjafton, që unë mbeta në mërgim.
Nevojë s’kemi dhe ti t’bëhesh flijim
Pasuri, kur kemi në Katund. Shtëpi.
E lash Parisin. Studimet në Serbonë.
Banesën dhe punën që m’i dha shteti
Erdha t’i vazhdoj. Jetoj në Prishtinë.
Gjatë tre muajve qëndrimi në Paris
I shëtita: Luvrin. Kullën e Arifelit.
Portën Triumfale me Lumin Sena
Serbonën. Dhe, Zojën Notre Dame.
Vitin 2012, përsëri të pash Zojëmadhe
Dy ditë e dy net, u arratisa në Jetë Nate.
Vitin 2019, e pata një ftesë për poezi
Fat nuk pata, prapë të të shoh me sy.
Gabim, që sot e fajsoj Veten. Zjarrin
TymFlakën. Që, Jetën ta mori në Liri.
Pasuri kulturore e Francës. Dhe, Botës
I përballove edhe Dy Luftëra Botërore
Po, kurrë nuk më shkoi mendja, se:
Lufta e Tretë Botërore me Dreq Zjarrin
Tragjikisht, natën do të ta marrë Jetën.
Ehu, Notre Dame! Bukuri shekullollore
Që, e habite Botën. Sot, u dogje flakë.
Zëri për ndihmë ende të shkon përqielli
E braktise Parisin si një Kurtizane Nate.
Nesër, që do të ringjallesh si Krishti…
Shkup, 17 prill 2019