Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bashkim Saliasi: Biblioteka është oqean që mbledh të gjitha vlerat njerëzore që dhurojnë mirësi

| E hene, 08.04.2019, 07:59 PM |


BIBLOTEKA ËSHTË OQEAN QË MBLEDH TË GJITHA VLERAT E NJERËZVE QË DHUROJNË MIRËSI

Nga Bashkim Saliasi

Fundi muajit Prill. Pranvera troket dalëngadalë. Edhe në komunën e Psakuqanit, ku përfshihet shkolla 9-vjeçare “Vëllazërimi” Babrru-Fushë pranvera përshëndet me ajrin e freskët dhe ditët plot diell.

Pemët kanë filluar të lidhin frutat dhe fermerët të mbjellin kulturat bujqësore. Ajri i pastër dhe cicërimat e zogjve i japin gjallëri zonës në të cilën shtrihet shkolla “Vëllazërimi”.

-Është vërtet një verë e mbarë,- thotë  roja i shkollës Petrit Çitaku, -për arsye se kisha vite që nuk kisha parë që patat e egra të fluturonin aq ulët javën që kaloj. Ndaj mëngjesit një tufë e madhe me pata të egra që fluturonin duke bërë një zhurmë të këndshme ga-ga; ishin fare ulët dhe sa bukur që ishte…Dhe ku kaluan!, mbi shkollën tonë fare ulët…!

-Zogjtë sjellin fat, - i them Petritit.

Ashtu sikundër pranvera po vjen e mbarë edhe Biblioteka e shkollës “Vëllazërimi” çdo të hënë pranon në gjirin e saj libra të rinj me miq e dashamirës të shkollës, të cilët dhurojnë mirësi, falin libra dhe nuk kërkojnë shpërblim.

ME SHKRIMTARIN NURI DRAGOJ

Këtë javë radha i takoi mikut tim shkrimtarit, studiuesit dhe publicistit Nuri Dragoi me të cilin kisha ditë që kisha biseduar dhe e kisha bërë me dije për nismën e marrë “Shkëmbejmë libra” për pasurimin e Bibliotekës së shkollës. Ai ishte treguar i gatshëm, por për arsye shëndetësore takimin e zhvilluam ditën e shtunë afër “21 Dhjetorit” në një lokal me emrin “Vodafonë, në katin e dytë. Nuriun e gjeta nën shoqërinë e mikut të tij, poet Mihal Gjergji.

Nuri Dragoj, Mihal Gjergji dhe Bashkim Saliasi

Mihali nuk qëndroj gjatë por kërkoj leje dhe u largua për një takim tjetër. Edhe Nuriu më kërkoj leje pasi nuk i kish marrë librat me vete. Para se të ngrihej për të marrë librat më pyeti: -Çfarë librash ju interesojnë?!.

-Çfarë do që të kesh, biblioteka është oqean që mbledh të gjitha vlerat e njerëzve që dhurojnë mirësi, -i them z. Nuri.

Nuk vonoi shumë dhe më solli disa nga botimet e tij si: “Prapaskenat e Konferencës së Londrës”, “Trebeshina para gjyqit”, “Rreziku i shkombëtarizimit” dhe “Sfida e poetit”, kushtuar poetit Xhevahir Spahiu. E falënderova mikun tim Nuri Dragoj për dhuratën e tij kushtuar Bibliotekës së shkollës “Vëllazërimi”.

Librat dhuratë nga shkrimtari Nuri Dragoj

Drejtore e shkollës znj. Merita Prenga, shkroi në faqen e Facebookut: “Faleminderit i nderuar z. Nuri Dragoj, që ndihmuat ne pasurimin e bibliotekës se shkollës "Vëllazërimi"! Respekt për ju e penën tuaj!”

NJË KAFE ME BOTUESIN EDI VATHIN

Njihesha me Edin që nga viti 2009, kur miku im Viron Kona organizoj takimin me shkrimtarin Sokol Demaku dhe Bahtir Latifi, nga Kosova me banim në Suedi, dhe një grup krijuesish miq e shok dashamirës të letërsisë dhe artit në një lokal afër Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, por që nga ajo kohë ishim takuar rrallë.

Takimin e dytë e kishim zhvilluar në ambientet e shtypshkronjës te “Pazari i Ri”, ku së bashku me Vironi ishim interesuar për botimin e librit te shkrimtarit Sadulla Zendeli -Daja, me banim në Suedi.

Miku im Viron Kona më kish folur fjalët më të mira për botuesin Edi Vathi. Në një nga ditët e javës, kur kthehesha nga Poliklinika e lagjes 10 më ra rruga të kaloja afër Shtëpisë Botuese West Print.

U takova me Edin dhe ai më ftoi të shikonim porosinë e dhënë dhe më pas të pinim një kafe. Gjatë rrugës Edi më tregoi se dy vite më parë shtëpia Botuese West Print gjendej te Pazari i Ri, por tani kam këtë lokalin që ti e pe dhe ndihem më mirë,-më tha ai.

Edi Vathi dhe Bashkim Saliasi

Gjatë bisedës Edi më tregoi se shkollën e mesme e kishte mbaruar për pikturë, por atë profesión nuk e ushtronte pasi nga vitet 97-98 kish filluar punë në shtypshkronjë, kurse tani ishte botues. Ndjeva respekt për këtë njeri me kulturë e shumë punëtor, i cili e filloi nga makinist i thjesht dhe me punë e pasion ia arriti  të bëhej botues i njohur në vendin tonë. Më tregoi se kish dy fëmijë dhe i ecnin shumë mirë me mësime. Në shtypshkronjë punoj bashkë me time shoqe dhe më takon që hera-herës të jem i larguar për punë të ndryshme, prandaj mos të mbetet hatri që nuk më gjen dhe të takon të presësh.

Jam mësuar me të pritur se për vite me radhë jemi edukuar duke mbajtur radha,- ia ktheva me shaka Edit.

Biseda rrodhi e pastër dhe tepër e sinqertë.

Javën e dytë shkova përsëri. Dhe përsëri me Edin pimë kafe.

-Përse je munduar këtej, - më pyeti Edi?

-Përsëri isha te ambulanca 10 për të marrë recetën e ilaçeve dhe rruga për në shtëpinë time kalon afër Shtëpisë Botuese West Print.

Për ta bërë bisedën sa më të këndshme e pyes Edin:

-Miku ynë Viron Kona më tregoi se do udhëtosh për në Islandë. Me ç’rast do udhëtoni për në Islandë?

-Po është më se e vërtetë, do shkoj në Islandë gjatë muajit gushtë sepse organizohet kampionati i maratonës.

-Merresh me sport?- e pyes pak me habi.

-Po kam vite që e ushtroj sportin e maratonës dhe nuk kam qenë keq.

-Vitet e fundit mora pjesë, por garën e fitoi amerikani.

Ishte si këmbalecë nga këmbët, bile kur mbaroj gara dhe unë dola aty nga mesi atë e gjetëm duke fjetur gjumë.

-Si po të ecën stërvitja për garën që do zhvilloni në Islandë?

-Mirë, sot kemi pasdite stërvitje në 10.000 metra nga liqeni.

-Bravo, sporti të mban gjallë dhe të jep forca që të jesh i gatshëm të përballosh shumë sfida në jetë.

-Po është më se e vërtetë!

SHPIRTI HUMAN FAL MIRËSI

Në takimin e dytë i fola Edit për nismën e ndërmarrë në ndihmë të pasurimit të Bibliotekës së shkollës dhe ai pa mbaruar mirë fjalinë më tha: -Mos e thuaj dy herë, eja paradite nesër dhe të jap nja 50 libra dhuratë për shkollën tuaj nga shtypshkronja West Print.

Nuk m`u besua në e dëgjova mirë apo më bën veshët, por me aq sa e kisha njohur Edin kisha besim të plot se të nesërmen do të merrja një dhuratë shumë të bukur...libra, me të cilët jam i dashuruar marrëzisht.

Data 28.03.2019 së bashku me mësues Saimir Kabilin shkuam dhe takuam botuesin Edi Vathi për të marrë dhuratën e premtuar.

Edi na përshëndeti përzemërsisht dhe pa shumë zhurmë eci në ambientet e Shtëpisë Botuese duke grumbulluar librat nga autor të ndryshëm. U largua pa thënë asnjë fjalë dhe pas pesë minutash vjen me dy kuti kartoni të mbushura plot me libra.

-Merrini, - më thotë me dashamirësi,-dhe lexofshi sa më shumë!

I ngarkuam në makinë pa ditur se çfarë libra ishin.

Të falënderoj z. Edi në emrin tim, të drejtoreshës së shkollës z Merita Prenga dhe gjithë nxënësve dhe mësuesve të shkollës “Vëllazërimi”.

Afër shtëpisë zbrita nga makina dhe i them Samirit nesër të pres te shkolla.

-Mos ki merak n/drejtor, se nuk t`i ngacmon njeri, - më thotë me shaka Saimiri. Në data 29.03.2019, dita e fundit e mbylljes së tremujorit të dytë, në mëngjes qe pak e ftohtë, por pa kaluar ora 8 e mëngjesit dielli ngrohu me rrezet e tij të arta shkollën “Vëllazërimi”. Një dhuratë bukur dhe plotë vlera për lexuesin dhe mendjet e ndritura që lexojnë dhe shkruajnë për brendinë e jetës, për bukuritë e natyrës, për vërshimin e lumenjve, për cicërimat e zogjve e plotë e plotë të tjera.

Më në fund dhurata mbërriti. Dy nxënës të klasës së nëntë ngjitën shkallët e katit të dytë dhe u drejtuan për në bibliotekë.

-Prisni djema, se para se të futen në bibliotekë do të regjistrohen një herë dhe më pas t`i ngjisim dhe t`i vendosim në raftet e bibliotekës.

Hapa kutitë dhe ndava librat sipas gjinive. Edi më kish dhuruar jo pak, por 46 autorë në një sasi rreth 60 libra.

Radhita librat në tavolinë dhe realizova shkrepjen e parë me librat dhuratë të Botuesit, human Edi Vathi që me dashamirësin dhe çiltërsinë që sapo i tregova për nismën e shkollës qe i gatshëm që t`i dhuronte librat me gjithë shpirt. Zoti të ndihmoftë dhe qofsh nga hera zemërbardhë!

Drejtore Merita Prenga në faqen e shkollës shkruan:

-Dhurata bëjmë të gjithë, por dhuratën më të bukur " Librin", e bëjnë miqtë e vërtetë!
Faleminderit shtëpia botuese" West Print" me pronar z. Edi Vathi për pasurimin e bibliotekës sonë!
Faleminderit z/ drejtorit të shkollës z. Bashkim Saliasi për punën e palodhur për të përmbushur si duhet nismën e ZAK-ëz “Shkëmbejmë libra!"

- Shkolla " Vëllazërimi" u është shumë mirënjohëse miq të dashur!

Drejtore e shkollës publikon librat e dhuruar dhe komenton si më poshtë.

Në faqen e facebookut shkrova

Shkolla 9-vjeçare "Vëllazërimi"Bashkim Saliasi 29 Mars ·

Dhurata më e bukur që iu bë sot Bibliotekës së shkollës 9-Vjeçare "Vëllazërimi", fal humanizmit të botuesit Edi Vathi. Nuk janë pak por 46 autorë me një sasi librash 60 copë. Të falënderoj Edi dhe të uroj shëndet, suksese dhe mbarsi në familje, në punë dhe shumë suksese në garën e maratonës. Respekt pa kufi. Respekt

Merita Prenga shton komentin tjetër: Ishte vërtet dhuratë e bukur! Faleminderit botuesit Edi Vathi! Mirënjohje dhe respekt nga shkolla "Vëllazërimi!" Faleminderit koleg për punën e bukur që po bën!

POETI I DASHURISË

30.03.2019  NJE TAKIM BRILANT ME DELO ISUFIN

Me Kolonel, Poet dhe Avokat Delo Isufin ishim takuar disa herë, por në takimin e organizuar në përurimin e librit “Kur Vjen Sokoli” me autor Viron Kona qëndruam gjatë gjithë kohës bashkë.

Një ditë më parë, para  se të takoheshim me avokat Delon e mora në telefon dhe e pyeta nëse kish kohë të pinim një kafe së bashku. Gjatë bisedës i fola dhe për nismën e shkollës “Vëllazërimi” dhe ai m`u përgjigj aty për aty:

- Mos e thua dy herë, po eja nesër në mëngjes së bashku me mikun tonë Viron Kona ta pimë së bashku kafen e mëngjesit.

Se bashku me Vironin e gjetëm avokatin duke punuar në zyrën e tij. Sa na pa gjithë gaz erdhi dhe na përshëndeti dhe pasi u ulëm në një lokal afër Gjykatës, ai na tregoi se po përkthente një poezi të një poeti indian në gjuhën shqipe dhe në disa gjuhë të tjera.

Ndoqa me vëmendje bisedën e dy patriotëve nga qyteti i Vlorës dhe ndieja kënaqësi për komunikimin e sinqertë dhe dashamirësinë që kishin me njëri-tjetrin.

-Peti Delo Isufi është njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja dhe përkthen në këto gjuhë,- më tregon Viron Kona dhe ai më befasoi kur më tha se Deloja ka gradën Kolonel në aviacion se ka qenë pilot i aeroplanëve reaktiv supersonikë, ndërkohë që nënvizoi respektin e tij për poezitë e Delos,te cilat kanë vlera në përmbajtje,mesazhe dhe shprehin origjinalitet dhe ndjenja të sinqerta... U ndamë me poetin Delo Isufi, duke e falënderuar përzemërsisht për librat e dhuruar.

Në foto dy miqtë e mi” Vironi Kona, Delo Isufi dhe Bashkim Saliasi.

Ne faqen e Facebook-ut shkrova:

Bisedat midis nesh ishte tepër miqësore. Në mendjen tim më mbeti poeti brilant, që me buzëqeshje shoqëroi çdo bisedë, por edhe me recitime vargjesh, jo vetëm nga krijimtaria e tij, por veçanërisht të Vlorës sidomos Ali Asllani, Fatos Arapi, por edhe nga poetë indianë. Nënvizoj se poeti Delo Isufi ka shkuar në Indi dy herë në festivalin e poezisë.

Klonel, poet dhe avokati Delo Isufi Seraj flet me përshtypjet më të mira për popullin indian. Si njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja poeti ka përkthyer dhe përkthen çdo ditë poezitë e tij dhe të poetëve miq dhe dashamirës të tij.

Jo me kot miku im Kadri Tarell në një takim me krijuesit pasi u njoh nga afër me poetin Delo Isufi e quajti Poeti i dashurisë.

Delo Isufi Seraj: Faleminderit Bashkim, kënaqësia ishte e imja që rrodhi aq bukur biseda.

Merita Prenga: Shkolla "Vëllazërimi"" i vlerëson dhe i respekton gjithmonë miqtë e saj! Mirënjohje dhe respekt për ju shkrimtarë që pasuroni vazhdimisht 'mendjen' e nxënësve tanë!

I falënderoj shumë dy miqtë e mi nga Vlora që sot kaluam këto çaste kaq mbresëlënëse. Respekt

Librat dhuratë nga Kolonel, poet dhe avokat Delo Isufi

MIKU IM, MATEMATIKANI DHE SHKRIMTARI XHAVIT SHTYLLA DHURON BOTIMET E TIJ ARTISTIKE

I telefonova mikut tim Xhavit Shtylla dhe i tregova për nismën e marrë nga ZAK Kamëz. “Shkëmbejmë libra”. Përgjigja qe e shkurtër: –Eja nesër të falë disa kopje nga botimet e mija.

Por të shkoja  në Laprakë dhe të mos takosh mikun tjetër nga Tropoja, mësuesin shembullor, pensionist z Isa Ferizaj nuk do ndihesha i qetë.

Me të arritur në Laprakë bëra me dije mikun tim Isa Ferizaj se gjendem në Laprake dhe nëse ke kohe të lirë eja na tako se jam bashkë me profesor Xhavit Shtyllën.

Të dy shokët e mi që nga eksperienca dhe përvoja e punës e meritojnë të thirren me titullin profesor, që të dy mësues gjimnazi dhe drejtorë shkolle për 41 vjet.

Biseda e zhvilluar midis nesh rreth letërsisë dhe artit, kuptohet hera-herës kundërshtojmë dhe njeri-tjetrin për rrymat e reja që po aplikohen në letërsi.

Xhaviti nuk flet shumë ama kur merr fjalën e qep muhabetin si i thonë fjalës nga anët tona.

-Bashkim,-më drejtohet, - këto libra kisha dhe t`i solla me shumë dëshirë që të ndihmojë sado pak në pasurimin e bibliotekës së shkollës suaj.

Letërsia artistike e Xhavit Shtyllës

Me Isain ndryshon puna pasi kemi studiuar në të njëjtin fakultet dhe njihemi që të rinj, bashkë në aksione, zbore dhe leksione në fakultet.

Gjej rastin t`i falënderoj të dy miqtë e mi dhe veçanërisht Xhavit Shtyllën që ndihmoj në pasurimin e Bibliotekës së shkollës “Vëllazërimi.

Faleminderit Xhavit dhe pena jote na dhuroftë sa më shumë botime të reja!

Në shenjë mirënjohje dhe respekti, si dhe kujtim nga takimi i sotëm realizuam këtë foto me miqtë e mi.


Bashkim Saliasi me dy miqtë e tij Xhavit Shtylla dhe Isa Ferizaj

Duke e mbyllur këtë reportazh ju faleminderit miqtë e mi për kontributin tuaj në pasurimin e Biblotekës së shkollës 9- vjeçare “Vëllazërimi” Babrru-Fushë Paskuqan, Tiranë. Faleminderit.